Connect with us

Lajme

Prokuroria: Boki 13 dhe biznesmenë tjerë dyshohen për mito dhe pastrim të parave

Published

on

Prokurorja Villma Ruskovska njoftoi se Bojan Jovanovski – Boki 13, së bashku me biznesmenin tjetër të arrestuar sot dyshohen për vepra penale të mitos dhe pastrimit të parave.

“Kemi dy të dyshuar që nëpërmjet një prokurori kanë dashur të ndikojnë për lehtësimin e procedurës hetimore ndaj një personi të tretë, dhe ky ndikim do duhej të paguhej deri në 8 milion euro në disa këste”, tha prokurorja Villma Ruskovska.

Hetimet kanë nisur prej muajit maj. Prokuroria ka mbledhur një sërë dëshmish kundër të dyshuarve.

Prej nëntori 2018 deri në prill të 2019 i dyshuari i parë ka ndikuar mbi një prokuror për lehtësimin e një hetimi. E ka mashtruar personin se ai ka ndikim tek një prokuror.

1 milion e 500 mijë euro personi që ka kërkuar t’i ndihmohet ia ka paguar të dyshuarit të parë, ndërsa 8 milion euro në total ka qenë shuma e kërkuar për ta ndaluar hetimin. 1.5 milion eurot i dyshuari i ka shfrytëzuar për vete, për rroba, pushime e ngjashëm.

Prokuroria tha se tek po heton edhe rrethanat e tjera se kë e kanë dëmtuar të dyshuarit dhe ka gjasa që rrethi i të dyshuarve të zgjerohet. Hetimi ka nisur pas padisë penale që ka ngritur dikush në prokurori. Prokuroria ka kërkuar paraburgim për të dy të dyshuarit./SHENJA

Continue Reading

Lajme

Sela: Kemi duruar 20 vite dhe do të durojmë edhe dy ditë, e përfundimisht do e sjellim ndryshimin dhe fitoren e shqiptarëve

Published

on

By

Sela: Kemi duruar 20 vite dhe do të durojmë edhe dy ditë, e përfundimisht do e sjellim ndryshimin dhe fitoren e shqiptarëve

Kemi duruar 20 vite dhe do të durojmë edhe dy ditë, e përfundimisht do e sjellim ndryshimin dhe fitoren e shqiptarëve këtë në Maqedoninë e Veriut. Kështu tha kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela nga Tetova.

Sela tha se nuk do të mund gënjehet më tetovari dhe të gjithë shqiptarët me jetë dhe ambient jetësor kur 20 vite është punuar kundër jetës, kundër ambientit.

“Ke djegur kallamin ose tallat në liqenin e Strugës, ke prerë drurin në malësinë e Tetovës dhe në Kërçovë e gjetiu, e sot të dalësh dhe të thuash se ke plan për ambient jetësor, janë gjëra që nuk shkojnë njëra me tjetrën. Këto gjëra janë vetëm për të rikujtuar, se shqiptarët janë vetëdijesuar, janë ngritur në këmbë, Tetova është ngritur në këmbë, dhe ne do ta sjellim ndryshimin dhe fitoren”, tha Sela, duke shtuar se fitorja do të nis nga Struga dhe do të përfundojë në kryeqendër në Çair të Shkupit.

Sela u tha qytetarëve që e kanë humbur besimin te politika se edhe ata janë njësojë si ju.

“Por mos e humbini besimin tek politika, edhe ne e kemi humbur besimin te politika e keqe, mashtruese, manipulatore dhe shantazhuese që udhëhiqet nga BDI. Edhe ne jemi zhgënjyer nga ata, por nuk rrimë në shtëpi, ne dalim dhe e luftojmë këtë politik dhe u bëjmë thirrje dhe u zgjasim dorën hajdeni ta luftojmë bashkë këtë politik të keqe 20 vjeçare që na e ka vrarë shpresën”, deklaroi Sela.

Sela u bëri thirrje të gjithë qytetarët që të votojnë me ndërgjegje të pastër, për të dënuar edhe ato të cilët po i mbron qeveria dhe prokuroria për tragjedinë e ndodhur në Tetovë ku humbën jetën 14 qytetarë.

“Ngushëllim kanë nevojë ata njerëz, ata kanë nevojë të kenë njerëz pranë tyre që kujdesen dhe nuk i humbin aq lehtë kujtimin dhe ngushëllimin që duhen ta ketë dhe ngushëllimi dhe forma më e mirë do të ishte që më 17 tetor të dilni dhe të dënonin me votë, këta që i ruan shteti, sepse ndryshe bëheni bashkë fajtor me ata”, tha Sela.

Continue Reading

Lajme

Gashi: Sonte fillon faza e mbrojtjes së votës, kësaj radhe nuk lejojmë nëpërkëmbjen e vullnetit të shqiptarëve

Published

on

By

Gashi: Sonte fillon faza e mbrojtjes së votës, kësaj radhe nuk lejojmë nëpërkëmbjen e vullnetit të shqiptarëve

Afrim Gashi tha se është i bindur se Tetova ka vullnet për ndryshim dhe se ky ndryshim do të ndodhë më 17 tetor.

Gashi tha se fushata ka dy faza, e para me grumbullimin e votave dhe e dyta me mbrojtjen e votës.

“Sonte përfundon faza e grumbullimit të votave. Kemi bërë çmos këto 20 ditë që nga tubimi i parë në Shkup, kemi vizatuar gjitha komunat, kemi promovuar kandidatët më të mirë të mundshëm, kemi gjetur programet më të mirë, kemi gjetur zgjidhjet më të mira për komunat e tona që BDI i ka lënë 20 vite prapa. Sonte bie perdja, sonte fjalët e tona heshtin. Por sonte fillon një fazë shumë e rëndësishme, prej sonte fillon mekanizmi, të gjitha shtabet tona duhet të shndërrohen në fuqi që e mbrojnë votën”, tha Gashi duke shtuar se duhet konceptim për ruajtjen e votës.

“Mbrojta e votës nënkupton mbrojtje të vullnetit të shqiptarëve, andaj patjetër duhet ta mbrojmë. Kësaj here jam shumë i bindur se kemi marrë masat e duhura dhe do të dalim faqebardhë”, tha Gashi.

Continue Reading

Lajme

Vullnet Murseli: Nuk do të lejojmë që Tetova të vazhdojë të shkatërrohet

Published

on

By

Kandidati i opozitës shqiptare për komunën e Tetovës, Vullnet Murseli, nga tubimi qendror në Tetovë, tha se gjatë tre javëve të kaluara kanë vizituar çdo vendbanim, lagje dhe fshat në Tetovë.

“Njerëzit kanë nevojë për ndryshim edhe atë menjëherë, ne do ta sjellim atë ndryshim ngase tetovarët e meritojnë më të mirën. Kemi dëgjuar shumë halle, kemi parë shumë probleme, nuk mund të pranojmë që Tetova të vazhdojë të shkatërrohet”, tha Vullnet Murseli.

Ai tha se Tetovës do të ja kthejnë krenarinë, dinjitetin, do ta bëjën vendbanim për jetesë më të mirë.

“Ata kanë shpifur, na kanë sulmuar por ne kemi vazhduar të punojmë. Ne kemi ekipin më të mirë, programin më të mirë, e kemi përkrahjen e tetovarëve, të gjithë atyre që ja duan të mirën qytetit, pa marrë parasysh përkatësinë partiake dhe etnike”, shtoi më tej Murseli.

Ai tha se me fitoren e Tetovës do të fitohet e gjithë Maqedonia.

“Ju ka ardhur fundi dhe ata e dinë, prandaj bëjnë si të çmendur dhe dëshirojnë të përhapin frikë. Ne nuk kemi frikës e jemi në rrugën e krenarisë, në rrugën e fitores”, tha Murseli.

Continue Reading

Aktuale