Bota
Nëse ka një ’emigrant’ që s’është integruar në SHBA, ai mund të jetë vetëm Trump
Nga Richard Wolffe “The Guardian”
Pse Donald Trump e urren kaq shumë Amerikën? Çfarë e bën këtë gjermano-amerikan të mendojë, se mund t’u tregojë qytetarëve të lindur në SHBA, se çfarë duhet të thonë dhe se si të sillen?
“Sa interesante është të shohësh kongresmenet “progresiste” demokrate, të cilët erdhën dikur nga vende, qeveritë e të cilëve janë një katastrofë e vërtetë, më të korruptuarat dhe e paaftat në botë (nëse e kanë një qeveri funksionale), që tani u thonë me zë të lartë dhe të vrazhdë qytetarëve të Shteteve të Bashkuara, kombit më të madh dhe më të fuqishëm në tokë, se si po drejtohet qeveria jonë”- shkroi Trump në profilin e tij në Twitter.
Duket sikur Trump sapo kishte vënë në dukje një fenomen të ri në Kongres, duke i sugjeruar qeverisë së tij si të sillet me të. Le të shpresojmë që ai nuk ka informacione për Tea Party. Në fakt është e vërtetë, që një nga gratë “progresiste”, që i referohet Trump, është një qytetare amerikane që ka lindur në Somali.
Gazetari Taker Karlson i Fox News, ka bërë më herët të njëjtën kritikë ndaj kongresmenes, e cila ka guxuar të jetë kritike ndaj administrates Trump. Por 3 kongresmenet e tjera kanë lindur në këtë vend, ku fatkeqësisht qeveria është realisht “një katastrofë”. Trump është i saktë kur thotë se qeveria e tyre është “më e keqja, më e korruptuara dhe e paafta në botë”.
Sepse ajo është qeveria e tij, dhe nuk po funksionon fare. Të gjithë në Uashington – veçanërisht ambasadori i gratë britanik – e kanë thënë këtë prej kohësh. “Pse të mos rikthehen në vendet e tyre, dhe të ndihmojnë në ndërtimin e vendeve të tyre kaotike. Pastaj të vijnë sërish në SHBA, dhe
na thoni se çfarë arritën të bëjnë”- vijoi Trump në postimin e të dielës, me sa duket duke folur për 3 kongresmene amerikane, që kanë lindur në Bronks, Detroit dhe Sinsinati. Ky është problemi me familjet e emigrantëve si Trump. Ata nuk kanë respekt për traditat tona, dhe përfaqësuesit tanë të zgjedhur. Ata e urrejnë aq shumë lirinë tonë, sa që duan të na rikthejnë në një lloj diktaturë europiane, siç kanë qenë dikur në vendin e tyre.
Të premten, Trump këmbënguli se ai ishte i imunizuar ndaj të gjitha akuzave në lidhje me lidhen me Rusinë, pasi prokurori special Robert Myle tha se ai kishte thyer ligjin. “Hidhni një sy Nenit 2”- tha Trump, duke shpjeguar se si nuk kishte asnjë mënyrë, që ai të mund të akuzohej për pengimin e drejtësisë. “Askush nuk e përmend asnjëherë Nenin 2. Ai më jep të gjitha këto të drejta, në një nivel që askush nuk i ka pasur më parë”- theksoi ai.
Është e vërtetë se Neni 2 flet për presidentin dhe kompetencat e tij. Por edhe për për një gjë të bezdisshme, që quhet fajësim (impeachment). Por çfarë mund të presësh nga këta të sapoardhur, me gratë emigrante të quajtur Melania, dhe me fëmijë me emra të huaj si Ivanka?
Gjithë sa u duhet është të takojne vazhdimisht udhëheqësit e huaj më të njohur në botë, në vend se të kontaktojnë me anëtarët amerikane të Kongresit. Jepini atyre hapësirën e duhur, dhe ata do të na heqin edhe të drejtat që na garantohen aktualisht nga Amendamenti i Parë.
“Për mua, liria e fjalës është kur sheh diçka të mirë, dhe pastaj shkruan qëllimisht keq për të”- u tha Trump një grupi drejtuesish të disa mediave shoqërore me prirje të djathta, që vizituan Shtëpinë e Bardhë javën e kaluar. Trump flet qëllimisht keq, ashtu si emigrantët.
Ai mendon gjithashtu se fjala e lirë është një fjalë e lumtur, dhe një fjala e keqe është një fjalë e zemëruar. Kjo e përmbledh saktë qëndrimin e tij ndaj 4 anëtareve demokratë të Kongresit, të cilat qëlluan të jenë gra me ngjyrë, duke ushtruar për herë të parë të drejtat e tyre si ligjvënëse.
Ai pra është i lumtur, ato të zemëruara. Disa njerëz thonë se racizmi i Trump po bëhet gjithnjë e më i dukshëm dhe i padurueshëm, teksa po afrohen presidencialet e vitit 2020. Po ata e kanë harruar se si Trump e ndërtoi fushatën e tij të vitit 2016, mbi racizmin kundër presidentit Obama, meksikanëve dhe emigrantëve në përgjithësi.
Këta njerëz kanë harruar edhe paaftësinë dhe indiferencën e Trump, ndaj banorëve të Porto Rikos të prekur nga Uragani Maria. Dhe ata e harrojnë politikën e tij ndëshkimore ndaj familjeve, dhe veçanërisht fëmijëve të vegjël emigrantë në kufirin jugor të vendit gjatë 2 viteve të fundit.
Ata nuk mbajnë mend komplimentet e tij për neonazistët në Sharlotsvil, që dëshironin çlirimin e vendit nga hebrenjtë, ose komentet e tij raciste kundër emigrantëve që vijnë nga vendet që ai i cilësoi “të qelbura”.
E vetmja pjesë e Trump që po bëhet më e dukshme, është mosrespekti i tij ndaj shtetit që po udhëheq. Natyrisht, sulmet e të dielës, synonin të mbanin nën fre demokratët, dhe të fusnin përçarje midis kryetares së Kongresit Nensi Pelosi dhe 4 kongresmeneve progresiste, përfshirë Aleksandra Okazio-Kortez, që kritikoi qasjen e Pelozit.
Por në vend të përçarjes së demokratëve, Trump ka bërë atë që mund ta bëjë vetëm ai:të bashkojë opozitën, në neverinë që ajo ndan për presidentin. Tani të gjithë demokratët janë bashkë në denoncimin e një njeriu të papërgjegjshem, që pretendon të jetë komandant i përgjithshëm i ushtrisë amerikane.
Para janarit të vitit 2017, presidentët dhe kryeministrat në mbarë botën i vlerësonin emigrantët dhe diversitetin që ata sillnin, si një nga pikat e forta të vendeve të tyre. Tani udhëheqësit tanë, pretendojnë se familjet e tyre nuk kanë të bëjnë fare me emigrantët. Së shpejti do të duhet të shohim një president gjermano-amerikan, që takohet me një kryeministër të ri britanik, që ka lindur në Nju Jork, që ka origjinë turke dhe ruse, dhe që në fakt quhet Boris.
Me të gjithë këta emigrantë përreth, ju mund të pyeni me të drejtë pse nuk mund të gjejmë dot asnjë nacionalist të vërtetë të bardhë, që të luajë më kartën e racizmit. Të gjithë këta të huaj, kanë shkuar shumë larg në racizmin dhe urrejtjen e tyre. Ata duhet të rikthehen në vendin nga kanë ardhur.
Bota
Presidenti i Francës, Emmanuel Macron është goditur me shuplakë


Presidenti i Francës, Emmanuel Macron është goditur me shuplakë
Presidenti i Francës, Emmanuel Macron është goditur me shuplakë nga një grua gjatë një bisede që ai kishte me qytetarët në rrugët e Parisit.
Në videon që është bërë virale në rrjetet sociale, shihet presidenti francez Macron teksa i afrohet një grupi personash për t’i përshëndetur, por një grua nis ta qortojë dhe menjëherë i afrohet dhe e godet me shuplakë. Pas këtij veprimi, shihet se gruaja është neutralizuar nga persona të tjerë si dhe punonjës të sigurisë.
Durante su visita a París, una mujer le dio una cachetada al presidente de Francia, @EmmanuelMacron por la crisis económica que se vive en el país. pic.twitter.com/UOeQPDVfz3
— Político MX (@politicomx) November 21, 2022
Kjo nuk do të ishte hera e parë që Macron merr një sulm të këtij lloji, ai i mëparshmi ishte në vitin 2021. Në rastin e vitit të shkuar, Macron iu afrua një grupi për t’i përshëndetur kur një person i veshur me një bluzë të gjelbër e tërhoqi me një dorë, ndërsa me tjetrën e goditi në fytyrë. Qytetari që qëlloi presidentin u neutralizua, ndërsa mediat franceze raportuan se ai thirri “Poshtë Makronizmi”. Ende janë të paqarta, shkaqet që provokuan incidentin. Pas goditjes së kreut të shtetit francez, dy persona u arrestuan nga policia lokale.
Bota
Është zgjidhur misteri i deleve që bënin rrethin në Kinë!


Është zgjidhur misteri i deleve që bënin rrethin në Kinë!
Javën e kaluar, një video e deleve në Kinë duke lëvizur në rrathë për 12 ditë u bë virale në mediat sociale
Pronari i fermës tha në atë kohë se nuk mund ta kuptonte pse kjo sjellje ishte zhvilluar tek delet dhe pasi videoja origjinale u publikua nga kanali shtetëror kinez People’s Daily, ai tha se delet ishin të shëndetshme.
Menjëherë pas publikimit të videos, u zhvilluan teori konspirative që shkuan aq larg sa flisnin për shenja që tregonin “fundin e botës”.
Sipas shkencëtarëve, megjithatë, shpjegimi për sjelljen e deleve ka shkaqe krejtësisht natyrale dhe sigurisht që nuk lidhet me sëmundjen listeriozë, e cila mund të shkaktojë çorientim te kafshët, pasi të gjitha kafshët e prekura prej saj ngordhin brenda 48 orëve.
“Duket se këto dele janë mbajtur në një vend për një kohë të gjatë dhe kjo mund të ketë bërë që ato të sillen në mënyrë të çuditshme, pra të qarkullojnë për shkak të stresit të shkaktuar nga burgimi i tyre i gjatë”, tha profesori Matt Bell nga Departamenti i Bujqësisë i Universitetit. në Gloucester.
“Sapo filluan disa dele, pastaj u bashkuan të tjerat sepse janë kafshë tufe dhe duan të jenë me “miqtë” e tyre”, shtoi profesori britanik.
Bota
Makina futet brenda një dyqani në SHBA, 1 viktimë dhe 19 të plagosur


Makina futet brenda një dyqani në SHBA, 1 viktimë dhe 19 të plagosur
Një makinë ka përfunduar brenda një dyqani “Apple” në SHBA, duke i marrë jetën një personi dhe duke plagosur 19 të tjerë. Aksidenti i rëndë ndodhi në orët e para të mëngjesit, ndërsa autori dyshohet se ka humbur kontrollin e mjetit
“Një SUV me ngjyrë të errët kaloi me një shpejtësi marramendëse dhe goditi shumë njerëz”, tha prokurori i qarkut, ndërsa drejtuesi është ende i paidentifikuar.
Njësitë reaguese gjetën “shumë pacientë të plagosur para dyqanit dhe brenda në dyqan, ndërsa disa të tjerë ishin ngjitur pas murit nga automjeti”, tha shefi i zjarrfikësve gjatë një konference shtypi të hënën.
Apple lëshoi një deklaratë duke thënë se “zemrat tona janë me anëtarët e ekipit dhe klientët tanë që u plagosën dhe të gjithë ata që u prekën nga ky incident i tmerrshëm”.
Dyqani Apple ndodhet në këndin e pasmë të dyqaneve luksoze Derby Street. Hyrja e dyqanit përballet me një parking të madh ku qindra vizitorë ecin çdo ditë.
Zona e blerjeve është veçanërisht e ngarkuar gjatë sezonit të festave, me dyqanin Apple dhe restorantet dhe dyqanet përreth që mbledhin turma të mëdha këtë kohë të vitit.
-
Lajmet kryesore1 year ago
Mediat në Shqipëri: Kastriot Rexhepi është shantazhuar me video materiale nga grupi i Izet Mexhitit
-
Bota1 year ago
Nuk u intereson kush është përballë tyre, shihni pamjet se si ukrainasit i ndalin në rrugë rusët
-
Lajme2 years ago
Lidhjet e Trajko Veljanovskit me rastin M0nstга? – Avokati maqedonas flet për pazaret ndër tavolinë dhe fshehje provash
-
Kosovë1 year ago
Dalin detaje të reja për vrasjen e trefishtë në Gllogjan
-
Komente2 years ago
Mos e bëfsh pikën e hajrit o Albin Kurti
-
Lajme2 years ago
Gazetari shqiptar “e zuri mat” Vuçiqin – Cila ishte pyetja që e ngushtoi presidentin sërb?
-
Lajme2 years ago
Shek Hallaçi i Grupit të Kumanovës, nga Buгgu i Idгizovës publikon videon me një porosi
-
Lajme1 year ago
Anketa më re: Struga, Tetova dhe Çairi do të drejtohen nga Opozita Shqiptare