Connect with us

Shqipëri

Kryebashkiakët e PD-së nuk lirojnë zyrat. Ministri Lleshaj : Uroj që askush të mos çmendet

Published

on

Ministri i Brendshëm Sandër LLeshaj ka komentuar sot deklaratat e kryebashkiakëve të djathtë, të cilët janë shprehur se nuk do të lirojnë zyrat e tyre dhe do të respektojnë vendimin e Presidentit, ata nuk do t’i njohin zgjedhjet e 30 qershorit.

Ndërkaq në takimin me prefektët, ministri Lleshaj bëri një deklaratë  intersante  për administratën e shtetit duke uruar që askush të mos çmendet dhe të mos dalin nga binarët shtetërore.

“Urojmë askush të mos çmendet dhe të mos kemi situata të tilla. Mandati i të zgjedhurve vendorë është i përcaktuar qartë, 4 vjecar. Më 30 qershor ka ndodhur zgjedhje në Shqipëri, të certifikuara nga autoritetet përkatëse. Uroj të mos kemi situata të kësaj natyre, ku njerëz të caktuar të mos dalin nga binarët shtetërore.” -tha Ministri Lleshaj

Ministri Lleshaj po ashtu ka urdhëruar, që strukturat e prefekturave të jenë në punë dhe në muajin Gusht, ndërsa pushimet do t’i marrin në muajin shtator.

“Punonjësit e administratës duhet të angazhohen maksimalisht për të përmbushur detyrat e tyre dhe për t’u shërbyer qytetareve. Kontigjenti i administratës shteterore duhet të jetë në nivelin e duhur, kërkohet perfeksion për konstituimin e organeve të reja të pushtetit vendor. Asnjë shërbim ndaj qytetarëve të mos cedohet aspak, të evitohen shkeljet nga ana e punonësve, prefektët të marrin të gjitha masat që i cakton ligji, kanë rol kyç në këtë proces. Kush do dorëzoj detyrën ta dorëzoj me dinjitet dhe kush e merr detyrën ta marrë atë me dinjitetin më të madh”, është shprehur Lleshaj.

Continue Reading

Lajme

Zbulohet porosia e Ramës në mbledhjen me dyer të mbyllura. ‘Të ngrihet sa më parë Komisioni për Reformën’

Published

on

Zbardhen detaje nga mbledhja me dyer të mbyllura e kryeministrit Edi Rama me drejtuesit politikë të Partisë Socialiste në 12 qarqet e vendit.

Gazetari Ergys Gjençaj raporton për “BalkanWeb” se në mbledhjen me drejtuesit politikë në qarqe, kryeministri Rama është shprehur dakord për të ngritur sa më parë të Komisionit të Posaçëm Parlamentar të Reformës Zgjedhore.

Ishte Partia Demokratike, e cila dorëzoi sot kërkesën në Kuvend për ngritjen e Komisionit të Reformës Zgjedhore, teksa në kërkesë theksonte se ky komision duhet të hartojë ndryshimet kushtetuese dhe të trajtojë rekomandimet e OSBE/ODIHR.

Continue Reading

Lajme

Shkon në 500 numri i të helmuarve në Krujë

Published

on

By

Shkon në 500 numri i të helmuarve në Krujë

Situata e helmimeve në Krujë vazhdon të jetë shqetësuese edhe ditën e sotme.

Pranë spitalit të Krujës edhe sot janë paraqitur për shërbim mjekësor banorë të cilëve iu janë shfaqur shenja helmimi. Pavarësisht se e kanë ditur që helmimi mund të ketë ardhur nga uji, banorët kanë konsumuar ujin rezervë që kanë mbajtur në shtëpi, thotë një prej mjekëve të spitalit për ABC.

Në total rreth 500 banorë janë paraqitur me simptoma të helmimit në urgjencë. Kurse nga mesdita e kaluar e deri në këto momente janë rreth 150 veta të cilët janë paraqitur në spital për mjekim. Aktualisht ka disa persona të shtruar në spital. Sipas mjekëve fluksi në spital duket se ka rënë sot, krahasuar me dy ditët e para, duke sjellë përmirësim të situatës. Nga ana tjetër roja thotë se gjatë natës ka shkuar një numër i lartë personash në spital.

Përzierja e ujërave të zeza me ujërat e bardha dyshohet të jetë bërë shkak i helmimit masiv të banorëve në Krujës. Kjo ishte deklarata e bërë nga Ujësjellësi i Krujës dhe ku tha se nga të dhënat paraprake të analizave fiziko-kimike të deritanishme, dyshohet se reshjet e dendura të shiut në veçanti në Malësinë e Krujës ku ndodhen kanalizimet e marrjes së ujësjellësit, të kenë sjellë kontaminimin e ujit të pijshëm. Paraprakisht është konstatuar prezencë e amoniakut mbi normë. Kryesisht amonikau gjendet në ujërat e zeza dhe reshjet e dendura dyshohet se kanë bërë përzierjen me ujin e pijshëm.

Gjithsesi ky rast mbetet për t’u verifikuar pasi analizat periodike të kryera nga laboratorët e NjVKSh përpara kësaj periudhe, kanë rezultuar të jenë në norma optimale. Një ditë pas helmimit masiv në Krujë, banorët kanë nisur të blejnë ujin për konsum, për shkak të dyshimeve se helmimi është shkaktuar nga uji i pijshëm.

Shenjat kryesore të qytetarëve që kanë pasur probleme kanë qenë të vjella, diarre, dhimbje barku dhe temperaturë. Ministrja Ogerta Manastirliu u shpreh dje se të gjitha strukturat e Ministrisë së Shëndetësisë e Shëndetësisë janë në gatishmëri dhe po kryejnë hetimet në të gjitha pistat e mundshme.

Brenda 72 orëve pritet të dalë edhe përgjigja e analizave për ujin që kanë konsumuar banorët. Deri më tani janë kryer të gjitha analizat në burime. I gjithë qyteti i Krujës furnizohet nga dy burime të cilat ndahen në 6 depo. Ndërkohë nga ana e spitalit është kërkuar përpos rojeve, edhe policia e rendit për të penguar gazetarët që të futen ne ambientet e brendshme te spitalit.

Continue Reading

Lajme

Zyrtare/ Sali Berisha shpall kandidaturën për kryetar të PD-së

Published

on

Tashmë është zyrtare. Sali Berisha konfirmoi sot gjatë foltores së Kavajës se do të jetë njëri prej kandidatëve në garë për kreun e PD-së.

“Ftoj çdo delegat të Kavajës, çdo delegat të Kuvendit Kombëtar të firmos që të instalojmë primaret, që të rikthejmë referendumin. Të firmosë natyrisht që të hapim një garë, në të cilën garantoj që çdo njeri që do të hyjë, do ketë një garë të lirë. Natyrisht njëri prej tyre do të jetë edhe Sali Berisha”, tha ai.

Më herët, në fjalën e tij Sali Berisha iu drejtua deputetëve të PD-së që të refuzojnë çdo marrëveshje me Edi Ramën, duke paralajmëruar se përgjegjësia do të jetë e madhe.

Continue Reading

Aktuale