Connect with us

Spektakël dhe Yje

James Bond doli në pension. Njihuni me gruan që do ta zëvendësojë

Published

on

Kur u njoftua se Françiza 007 do të përzgjidhte një aktor të ri për të luajtur rolin e agjentit sekret më të famshëm në botë, të gjithë dhanë sugjerimet e tyre. I favorizuar ishte Idris Elba, por ky sugjerim s’u prit mirë sepse njerëzit janë racistë. Sipas postimeve që përmbytën rrjetet sociale pak muaj më parë, James Bond duhet të jetë burrë, i bardhë dhe britanik. Pa asnjë arsye domethënëse, përveç faktit se çdo James Bond ka qenë i tillë.

Epo, aktori që do të luajë 007 është përzgjedhur dhe është grua. Grua me ngjyrë, për më tepër. Lashana Lynch, aktore britanike e njohur për rolin e Maria Rambeau në Captain Marvel do të jetë protagonistja e filmit të ri Bond, që pritet të dalë në kinema në prill të 2020.

Sipas një raportimi të The Daily Mail, Lynch do të luajë rolin e agjentit të MI6 që merr në dorëzim numrin që dikur i përkiste Bond para se ai të dilte në pension. Sipas një burimi që po punon me filmin, ky fakt zbulohet që në skenat e para. Në fillim, personazhi i Ralph Fiennes, M, thotë “Eja, 007” dhe në plan hyn Lynch.

Regjia i është besuar Cary Joji Fukunaga, i njohur për punën e bërë në True Detective, ndërsa skenari, Phoebe Waller-Bridge, e njohur për Fleabag dhe Killing Eve.

ANABEL

 

Continue Reading

Spektakël dhe Yje

Aktori i parë që do të xhirojë një film në hapësirë, Tom Cruise hyn në histori!

Published

on

By

Aktori i parë që do të xhirojë një film në hapësirë, Tom Cruise hyn në histori!

Aktori i njohur Tom Cruise do të bashkëpunojë me regjisorin Doug Lyman për një projekt të ri në hapësirë.

60-vjeçari filloi përgatitjen e projektit pak para pandemisë. Sipas mediave amerikane, ai dhe regjisori kontaktuan me ‘Universal Filmed Entertainment Group’ (UFEG) për të paraqitur idenë e tyre për një raketë që do ta dërgonte aktorin në Stacionin Ndërkombëtar të Hapësirës.

Pjesa më e madhe e filmit do të xhirohet në Tokë dhe më pas personazhi duhet të ngjitet në hapësirë. Nëse kërkesa për filmin në hapësirë miratohet, Tom Cruise do të jetë aktori i parë në histori që xhiron një film në hapësirë.

Rikujtojmë se “Top Gun: Maverick” fitoi një sukses të jashtëzakonshëm. “Top Gun: Maverick”, vazhdim i filmit të vitit 1986, përsëri me Tom Cruise, pas shfaqjes së premierës në Kanë, mblodhi 124 milionë dollarë në fund të javës së Memorial Day, debutimi më i mirë i karrierës 40-vjeçare të aktorit. Filmi, me regji të Joseph Kosinski, bëri që të zbresë në vendin e dytë “Doctor Strange”, me Benedict Cumberbatch, i cili në fundjavën e katërt në kinema fitoi 16.4 milionë dollarë duke prekur një total prej 371 milionë dollarësh.

Në vendin e tretë debutimi i filmit të ri të animuar nga shekulli 20, “Bob’s Burgers The Film”, me 12.6 milionë dollarë. Ndërkaq, me më shumë se tre dekada i lidhur me Hollywoodin, Tom Cruise, është një nga aktorët me fitimet më të larta në botë. Falë pjesëmarrjes së tij në filma të tillë si “Top Gun”, “Jerry Maguire”, “Born on the Fourth of July”, “Interview with the Vampire”, “Mission Impossible” dhe “Thomas Cruise Mapother IV” është një nga aktorët më të njohur sot.

Megjithëse lindi në Syracuse, New York, familja e tij emigroi në Kanada dhe ndërsa studionte në shkollën publike “Robert Hopkins”, Tom u interesua për aktrim. Cruise është një nga aktorët më të paguar në industri me një vlerë neto të vlerësuar prej 600,000,000 dollarë.

Continue Reading

Spektakël dhe Yje

Rina nuk e lë askënd indiferent me pozën nga shtrati

Published

on

By

Rina nuk e lë askënd indiferent me pozën nga shtrati

Rina Balaj ka qenë mjaft aktive në javët e fundit duke sjellë imazhe që nuk e lënë askënd indiferent.

Pozat me bikini nga pushimet kanë vënë në pah hiret e këngëtares duke marrë dhjetëra mijëra pëlqime nga fansat e saj të shumtë.

Ajo nuk ka rreshtuar së publikuar edhe të tjera fotografi këtë fundjavë për të ngacmuar sërish imagjinatën.

(Foto: Instagram/isyourgirlrina)

Gjatë të dielës, Rina ka pozuar nga shtrati e veshur me të brendshme me ngjyrë të kuqe.

“Karmin i kuq, petale trëndafili, zemërthyerje.. Unë isha Marilyn Monroe e tij”, është përshkrimi i kësaj fotografie.

Continue Reading

Spektakël dhe Yje

Luana Vjollca blen shtëpi luksoze në Kosovë

Published

on

By

Luana Vjollca blen shtëpi luksoze në Kosovë

Këngëtarja dhe moderatorja e njohur, Luana Vjollca, është bërë me shtëpi në Kosovë.
Ajo është bërë pronare e një shtëpie në fshatin Makresh.

Lajmin e zbuloi vetë Luana, përmes një postimi në ‘Instagram’ ku u shpreh tejet e entuziazmuar për shtëpinë e re.

Luana shtëpinë e saj e zgjodhi në një zonë malore.

“U bëra me shtëpi në Kosovën time. Zgjodha ta kem në një zonë malore, me ajër të pastër, për të shijuar borën e malet e bukura të Kosovës sa herë që kam nevojë të shkëputem nga smogu i qytetit!”, shkroi ajo.

Continue Reading

Aktuale