Connect with us

Lajme

Ish-ministri i pikëlluar për vdekjen e 22-vjeçares së FRESH: Punuam gjatë bashkë, e tani jam pa fjalë

Published

on

Ish-ministri Saimir Tahiri ka shprehur ngushëllimet familjes së 22 vjeçares që humbi jetën në aksidentit e rëndë dje në Tiranë.

Në një mesazh të lënë në Facebook për kryetaren e FRESH në Njësinë 6, Rajselda Hamza, ai ka kujtuar kohën kur kanë punuar bashkë.

“Te preu jeten ne mes nje aksident i mallkuar. Punuam gjate bashke, e tani jam pa fjale!

Shpikim aq armiq ne te gjalle, sa harrojme armiqt e vertete qe na marrin jeten, perdite.

Te ndritte shpirti Rajs!

Propozova “Vrasjen Rrugore” dikur, por mbeti rrugeve te Parlamentit. Do mjaftonin vajzat e djemte qe kane lene jeten rrugeve nga aksidentet, per ta miratuar nje here e mire, perpara se kercitja e vdekjes ne rruge te na vije te pragu i shtepise”, ka shkruar Tahiri.

BURIMI: SHQIPERIA IME

Continue Reading

Lajme

Tërmeti dridh rajonin e Ohrit

Published

on

By

Tërmeti dridh rajonin e Ohrit

Mëngjesin e sotëm, respektivisht në ora 03:26, në rajonin e Ohrit është regjistruar tërmet me intensitet prej 3,1 shkallëve sipas Rihterit, përcjell Alsat. Epiqendra e tërmetit ka qenë dy kilometra larg Ohrit, respektivisht në Elbasan të Shqipërisë.

Continue Reading

Bota

Shpërthen vullkani Aso

Published

on

By

Shpërthen vullkani Aso

Në jugperëndim të Japonisë ndodhi një shpërthim në vullkanin Aso në prefekturën Kumamoto.

Sipas Agjencisë Meteorologjike Japoneze (JMA), vullkani shpërtheu në orën 11:43 sipas kohës lokale me kohën lokale në kraterin “Nakadake” 1 të vullkanit.

Vullkani hodhi hirin në një lartësi prej 3.5 kilometrash. Gjithashtu thuhet se niveli i paralajmërimit të aktivitetit vullkanik JMA është ngritur në nivelin 3, i cili është një rekomandim për “publikun të mos i afrohet vullkanit”.

Aso njihet si vullkani më i madh aktiv në vend i cili ndodhet në Kumamoto, në rajonin jugperëndimor Kyushu.

Continue Reading

Lajme

Rama: BE s’po arrin rezultatet, jo Shqipëria

Published

on

By

Rama: BE s’po arrin rezultatet, jo Shqipëria

Kryeministri I Shqipërisë Edi Rama tha se BE-ja nuk po arrin rezultatet dhe jo Shqipëria, gjatë konferencës në Kryeministri për progres-raportin e KE-së.

“ BE-ja nk po jep rezultatet, jo Shqipëria. Ça do bëjmë ne s’do t’i lëmë punët, nuk do i çojmë deri në fund. Kujt do t’i bëjmë dëm. Nuk është fare fjala për t’i fajësuar. Gjërat kanë logjikën e tyre në BE. Ka disa mënyra të të parit të gjërave që ne duhet ta bëjmë tonën”, tha Rama.

Continue Reading

Aktuale