Connect with us

Lajme

I ftoi apo ende nuk i ka ftuar Zaev liderët për takimin e radhës

Published

on

Kryeminstri i Maqedonisë Veriore Zoran Zaev, në konferencën e sotme për mediat në vend ka njoftuar se ka për qëllimë që ditën e premten të organizojë një takim me liderët e partive participiente në Kuvendin RMV-së, me të cilët do të diskutohet në lidhje me temat më të rëndësishme për vendin, siç janë Ligji për Prokurorinë Publike, regjistrimin e popullsisë dhe Kodin Zgjedhor, shkruan in7.

“Propozoj të mbahet takim liderësh, të premten. Kemi pak kohë deri në tetor, kur presim të marrim datë për nisjen e negociatave për anëtarësim në BE. Edhe pse raporti i Komisionit Evropian është i shkëlqyeshëm, nuk duhet të ndalemi së punuari. Si çdo herë kur ftoj të merren vendime të mëdha, edhe këtë herë ftoj që këtë hap ta marrim së bashku”, ka thënë Zaev.

Sipas disa informacioneve që qarkullojnë në mediat e vendit, kryeminstri ftesë për në takimin e liderëve u ka dërguar kreut të VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, kryetarit të BDI-së, Ali Ahmeti, si dhe kreut të Aleancës për Shqiptarët (ASH), Ziadin Sela, por ka paralajmëruar edhe takime me parti tjera parlamentare.

Nga Lëvizja BESA, thonë se deri në këto momente nuk kanë pranuar ndonjë ftesë për takim liderësh, por shpresojnë që Kryeministri i vendit, do ta lexojë siç duhet ligjin dhe kodin zgjedhor në momentin kur do të vendos që të bëjë ftesa për takime liderësh, pasi sipas tyre, një gjë e tillë është e definuar shumë qartë.

Kurse, BDI përmes zëdhënësit të saj, Bujar Osmani ka konfirmuar pjesëmarrjen në takimin e liderëve që pritet të mbahet të premten më 19 korrik.

“Po, BDI-ja do të marrë pjesë”, ka thënë Osmani, pa potencuar se a kanë pranuar ftesë zyrtare apo jo.

Poashtu edhe nga ASH thonë se deri në këto momente nuk kanë pranuar një ftesë të tillë, duke theksuar se tryezat e tilla duhet që të ketë më shpesh, transmeton in7.

“Kemi qënë gjithmonë të mendimit se tryeza të tilla duhet të ftohen më shpesh kur ka të bëjë me çështje të ndjeshme shtetërore. Do ta pranojmë ftesën dhe sigurisht do të jemi pjesë e asaj tryeze me propozimet dhe idetë tona për çështjet që do të diskutohen.”, thonë nga kabineti i Kryetarit të Aleancës për Shqiptarët (ASH).

Ndërkaq, nga partia opozitare e bllokut maqedonas, VMRO-DPMNE  ka kushtëzuar pjesëmarrjen në takim, ata kërkojnë dhe janë decid në kërkesën e tyre, që tema e parë që duhet të diskutohet është ajo për zgjedhje të parakohshme parlamentare./in7.tv/

Continue Reading

Lajme

Të vetëm përballë Bdi-së? Ziadin Sela e zbulon nëse do të ketë një koalicion në zgjedhjet e ardhshme

Published

on

Kryetari i ASH-së Ziadin Sela, mbrëmjen e sotme është shprehur se është i gatshtëm të bisedojë me palët për zgjedhjet e ardhshme.

Sela tha se si fillim duhet të kuptojë nëse palët janë në të njëjtat interesa me Aleancën dhe më pas të punpjnë bashkarisht për ringritjen e këtij vendi.

“Jemi të gatshëm të diskutojmë”, u shpreh Sela./news33.tv

Continue Reading

Lajme

“Alternativa nuk ka mbajtur asnjë premtim” Sela: Kanë heshtur dhe pijnë kafe me Ahmetin

Published

on

Kryetari i ASH-së Ziadin Sela, mbrëmjen e sotme është shprehur se Alternativa sapo u bë me qeverinë nuk ka mbajtur asnjë premtim të dhënë për luftën lundër korrupsionit dhe për shtetin e së drejtës.

Sela tha se shpreson që ata të dalin dhe të pranojnë që nuk kanë realizuar asnjë nga premtimet e dhëna.

“Pranohet qe ska realizuar asgjë. Shpresoj që ky subjekti tjetër të dalin dhe të pranojnë që skanë realizuar asgjë. Kanë heshtur dhe pijnë kafe me Ahmetin. Kanë qenë malipulatorë.”, tha Sela./news33.tv/

Continue Reading

Lajme

Ziadin Sela bën denoncimin e fortë: Qeveria rrogën e arsimtarëve e ndan për ushtarët partiak,kanë mundësi që të rrisin pagat

Published

on

Kryetari I ASH-së, Ziadin Sela, i ftuar në emisionin Click Plus në TV21, tha se nëpër objekte shkollore prodhohen sasi të mëdha të kriptovalutave ku kryesisht janë shkolla që drejtohen nga eksponentë të BDI-së.

“Çfarë masa ka marrë policia apo qeveria kur dihet që në masë të madhe prodhohen kriptovaluta në objekte shkollore. Bëhet fjalë për shkolla që drejtohen nga eksponentë të BDI-së”, tha Sela.

Continue Reading

Aktuale