Connect with us

Shqipëri

E ke një emër tjetër për president pas shkarkimit të Metës? Rama: Ende nuk ka përfunduar procesi

Published

on

Kreu i Partisë Socialiste Edi Rama gjatë komunikimit me gazetarët pas përfundimit të mbledhjes me kryesinë është pyetur nga gazetarët lidhur me deklaratat e bëra nga Preidenti Meta dhe kryetarje e LSI-së Kryamadhi për planin që sipas tyre kishte kryeministri për ‘zhdukjen” e partisë së dytë më të madhe opozitare.

Rama i përgënjeshtroi këto deklarata duke thënë se eleminimin opozita e ka zgjedhur vetë.

“Për fat të keq të atyre që ende e besojnë këtë opozitë, nuk ka nevojë për eliminimin e saj dhe për plane sepse ajo është në një rrugë eleminimi që e kanë zgjedhur vetë. Por ajo që është e rëndësishme për ne është t’ju qëndrojmë besnik të gjithëve, edhe atyre që na votuan edhe atyre që nuk na votuan. Historitë me 7×7 bëjnë 42, ia kemi lënë opozitës. Ne vijojmë rrugën për fitimin e betejës së radhës në Qershor të vitit 2021. Për zgjedhjet brenda partisë do të diskutohen gjatë asamblesë kombëtare”, tha Rama.

Keni menduar për një emër të ri presidentin që do të zëvendësojë presidentin aktual? Ishte një tjetër pyetje që iu adresua kryeministrit.

“Nuk është kjo ajo që është më e rëndësishme. Kam, thënë gjithmonë se jam tre lëvizje para por kjo do të ndodh hap pas hapi. Ende nuk ka përfunduar procesi”.

11 prokuror e kanë dërguar çështjen në Strasburg?

Rama: Nuk kam asnjë koment dhe qëndrim, për aq kohë sa Reforma në Drejtësi zbatohet në përputhje me kriterret e parashikuara në bashkëpunim edhe me partnerët ndërkombëtar, ashtu si edhe me zgjedhjet e 30 Qershorit, ne do të vazhdojmë përpara.

https:/lajmifundit.al/2019/07/15/e-ke-nje-emer-tjeter-per-president-pas-shkarkimit-te-metes-rama-jam-3-levizje-para/

 

Continue Reading

Lajme

Basha: Sa të jem unë kryetar, Berisha nuk mbledh Kuvend, do çonte në vdekjen e PD-së

Published

on

Në një kohë kur ish-kryeministri i Shqipërisë Sali Berisha ka nisur mbledhjen e firmave për mbledhjen e Kuvendit Kombëtar të Partisë Demokratike, kreu i PD Lulzim Basha është shprehur i prerë se për sa kohë të jeta ai kryetar, shpallja non-grata e Berishës nuk do hidhet me votë në asnjë forum të selisë blu.

Basha ka deklaruar në mbledhjen e grupit Parlamentar të Partisë Demokratike se nuk do lejojë asnjë akt që do çojë në izolimin e partisë nga SHBA, pasi sipas tij kjo do të përkthehej në vdekje të saj.

Kryedemokrati ka vlerësuar kontributin e Sali Berishës po thekson se tashmë ai po përpiqet të lidhë vendimin e qeverisë amerikane me shpalljen e tij non grata, me fatin e Partisë Demokraktike. Sipas Bashës, plani i Berishës synon ta kthejë Partinë Demokratike në një bunker anti-amerikan për interesin e tij.

Continue Reading

Lajme

Basha: Vettingu i politikënve, dëshirë e demokratëve dhe socialistëve

Published

on

Për kryetarin e Partisë Demokratike vettingu i politikanëve është një dëshirë e demokratëve, socialistëve dhe të gjithë shqiptarëve që të kemi një politikë që nuk ka lidhje me krimin. Duke folur për gazetarët në perfundim të mbledhjes së Grupit Parlamentar, Basha tha se PD-ja është në Kuvend që të kthejë vendin në shinat e demokracisë.

“Do të shikoni nga amendamentet se vettingu i politikanëve ka të bëjë me një dëshirë nga socialistë dhe demokratë që të kemi një politikë pa lidhje me krimin, dhe jo të mbushur me politikanë që nuk justifikojnë pasurinë e tyre. Me këtë hap ne i shërbejmë prioriteteve të shqiptareve. Asnjë prej tyre nuk është në fazor të PD-së. Unë e përsëris që jemi në kuvend edhe pas masakrës që me fuqinë që na dhanë shqiptarët të rikthejmë vendin në shinat e demokracisë. Për këtë ne do të ccojmë përpara axhendën e këtyre ndryshimeve”- tha Basha.

Më tej Basha tha se nuk do të ketë asnjë pazar me mazhorancën për këtë çështje.

“Kthimi i ndryshimeve të nëjanëshme të 30 korrikut sikundër komisioni zgjedhor që do të formohet ka për detyrë të shtrojë cështjet që kanë në bëjmë me sistemin zgjedhor. Nuk bëjmë pazar dhe nuk futemi për pazar. Këto janë cështje të rëndësishme për shqiptarët. Nuk ka zhvillim, ka vetëm emigracion kjo nuk mund të jetë pazar për ne”- tha Basha.

Continue Reading

Lajme

Pamje të frikshme nga aksidenti në Durrës, përplasen 5 makina

Published

on

By

Pamje të frikshme nga aksidenti në Durrës, përplasen 5 makina

Një aksident i pesëfishtë është regjistruar në Durrës. Siç duket edhe nga kjo foto, aksidenti ka qenë i frikshëm. Ka qenë një automjet i cili ka përplasur 4 makina të tjera.

Raportohet, se një mjet fuoristradë me targa italiane ka qenë duke udhëtuar në drejtim të qytetit, në zonën e Currilave, ku është përplasur me mjetet e tjera.

Deri më tani, veç dëmeve materiale, nuk ka raportime për të lënduar.

Continue Reading

Aktuale