Connect with us

Lajme

Azizi: Zoran Zaev i revoltuar me Bilall Kasamin

Published

on

Kryeministri Zaev, ka paralajmëruar se më 19 korrik do të organizojë një takim me liderët e partive më të mëdha në vend, ku do të diskutohet për disa problematika që tangojnë Maqedoninë e Veriut, shkruan in7.

Sipas disa informacioneve që kanë qarkulluar në mediat e vendit, kryeminstri ftesë për në takimin e liderëve u ka dërguar kreut të VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, kryetarit të BDI-së, Ali Ahmeti, si dhe kreut të Aleancës për Shqiptarët (ASH), Ziadin Sela, por ka paralajmëruar edhe takime me parti tjera parlamentare.

Kjo gjë nuk ka lënë mëgët pa u komentuar edhe në rrjetet sociale, një koment që të lë përshtypje është edhe ai i Sekretarit organizativ të Lëvizjes BESA, Adnan Azizi i cili në rrjetin social Facebook ka dhënë edhe arsyet se pse Zaev ka gjasa që të mos e ftojë liderin e Lëvizjes BESA në këtë takim.

“Arsyet pse Zaev eshte i revoltuar nga Lideri Levizjes Besa Bilall Kasami:
– Refuzimi i kryetarit Kasami qe te takohet me Zaevin vecmas, pa Zijadin Selen dhe Blerim Reken ne raundin e dyte te zgjedhjeve presidenciale.
– Tendeca per te futur percarje ne mes opozites shqiptare.
– Insistimi i Levizjes Besa per t’u implementur pikat e marreveshjes mes LB dhe qeverise per ndryshimet kushtetuese.
– Dhe ajo qe me shume i ka djegur Zaevit eshte se shume aktiviste shqiptare te zhgenjyer nga Zaevi po largohen nga LSDM dhe po i bashkangjiten Levizjes Besa.
Ditet ne vijim do te behen publike kalimet nga LSDM ne Levizjen Besa.”, ka shkruar në profilin e tin në rrjetin social Facebook, Sekretari organizativ i Lëvizjes BESA, Adnan Azizi.//in7.tv/

 

Continue Reading

Lajme

BESA-ASH marshojnë në Tetovë. Bilall Kasami dhe Vullnet Murseli, përshëndesin dhe dëgjojnë kërkesat e tetovarëve

Published

on

Marshi i koalicionit BESA-ASH, për komunën e Tetovës, ka filluar ditën e sotme nga “Pazari i Grave”, i prirur nga kandidati dhe lideri i saj Bilall Kasami, ish-kandidati i ASH-AAA, Vullnet Murseli dhe nga përfaqësues, aktivistë dhe aktiviste nga të dy partitë.

Të dy prirësit e koalicionit BESA-ASH, i kanë përshëndetur dhe dëgjuar kërkesat e qytetarëve të Tetovës. /TetovaExpres/

Continue Reading

Lajme

Rrethi i dytë i zgjedhjeve vendore, KSHZ me plan të ri për të siguruar proces të pandërprerë

Published

on

Rrethi i parë i zgjedhjeve lokale në përgjithësi kaloi me sukses, por me ndërprerje të caktuara dhe vonesë të fillimit të votimit për shkak të problemeve me pajisjet biometrike. U krijuan kolona të gjata dhe pritje në kushte pandemie, sepse aparatet nuk i njihnin të dhënat e votuesve. 90% e problemeve u paraqitën për shkak se anëtarët e komisioneve nuk dinin të punojnë me terminalet, thotë Dashtevski.

“Votimi nuk filloi me kohë sepse kishte probleme me pajisjet. Votimi filloi në 8 e 17 minuta. Pastaj morëm udhëzime që votimi të vazhdojë sipas metodës së vjetër derisa të rregullohet aparati. Pajisjet filluan të funksionojnë në orën 10 kur votimi vazhdoi sipas mënyrës së re”.
TV21: Pse nuk funksiononte? Ku qëndronte problemi?
“Problemi ishte te printeri”.
TV21: Nuk kishit një tjetër për ta zëvendësuar?
“Ne e kontaktuam Komisionin Komunal Zgjedhor dhe ata ndërmorën gjithçka që ishte e nevojshme”, tha Jovan Jonovski – kryetar i Këshillit Zgjedhor.

Por, çka do të ndërmarrë KSHZ-ja në rrethin e dytë që procesi votues të zhvillohet pa pengesë? Përgjigjet i kërkuam nga kryetari, Aleksandar Dashtevski, i cili paralajmëroi plan të ri veprimi për votim me gjurmë gishtash. 400 teknikë do të kujdesen që të mos paraqiten probleme teknike.

“Këto pajisje rezerve që ishin në Komisionin Komunal Zgjedhor tani do të jenë bashkë me personin teknik i cili do të jetë në vendngjarje që t’u ndihmojë këshillave komunalë. Në qoftë se nuk funksionon, menjëherë do të zëvendësohet me aparat tjetër. Personi do të jetë aty gjatë gjithë ditës që t’u ndihmojë në qoftë se diçka bllokon”, potencoi Aleksandar Dashtevski – kryetar i Komisionit Shtetëror Zgjedhor.

Ai i shpjegon edhe çështjet që ishin të paqarta në raundin e parë, e të cilat merrnin 10-15 minuta nga votimi.

“Dy herë me gishtin e djathtë tregues, dy herë me gishtin e majtë dhe nëse nuk bëhet do të lihet letërnjoftimi ose pasaporta në MRZ skanerin dhe votuesi menjëherë do të identifikohet. Ose me numrin amë, sepse personi 100% figuron në aparat, pasi është futur në Listën e Zgjedhësve, por duhet gjetur mënyrë adekuate që të identifikohet. Në qoftë se nuk identifikohet me gjurmën e gishtave, do të identifikohet me letërnjoftim”, shtoi Dashtevski.

Sot, deri te komisionet komunale zgjedhore është shpërndarë edhe materiali votues nga shtypshkronja “Kiro Dandaro” në Manastir. Ministria e Punëve të Brendshme bën me dije se edhe të shtunën, edhe të dielën, shërbimet administrative do të punojnë në komunat ku do të votohet në raundin e dytë, me qëllim që qytetarët të mund t’i marrin letërnjoftimet e tyre.

Continue Reading

Lajme

“Qan si kalama”: Shtypi grek, me tërbim ndaj kryediplomatit turk pas talljes ndaj Dendias-it

Published

on

Mediat greke kanë reaguar ashpër ndaj deklaratës së bujshme të shefit diplomacisë turke Mevlut Çausoglu se homologu i tij grek qan dhe sillët si fëmijë para aleatëve të NATO-s duke u ankuar për Turqinë, raporton abcnews.al.

“Protothema” e çuan të çmendur ministrin e Jashtëm të Turqisë duke shkruajtur se turqve nuk u ka mbetur asnjë aleat në rajon, ndryshe nga Greqia që sipas kësaj medieje kanë pas Francën, SHBA-të dhe të gjithë Perëndimin.

Ndërkohë, “Kathimerini” është disi më e përmbajtur duke shkruajtur se gjuha e përdorur nga ministri i Turqisë nuk është gjuha e një diplomati karriere.

“Artikulimi i tij është i paprecedentë”, shkruan gazeta greke.

“Skai” e cilëson një gjuhë provokative nga turqit për shkak të irritimit të tyre pasi Greqia ka zgjeruar aleancat e saj në rajonin e Mesdheut duke marrë sëfundmi në krah edhe Egjiptin, krahas Francës dhe Izraelit.

Ndërkohë, “Newsbomb.gr”, e konsideron gjuhën e Çavuoglu si të pakonceptueshme për një person në pozicionin e tij.

“Artikulimi i ministrit turk kalon çdo limit”, shkruan kjo media.

Gjatë mbrëmjes së djeshme, ministry i Jashtëm i Turqisë deklaroi se homologu i tij grek nuk humb asnjë rast që t’i ankohet aleatëve të NATO-s kundër turqve.

“Nuk ka ditë që ai të mos qajë para udhëheqësve të shteteve të tjera duke u ankuar për ne. Qan në çdo mbledhje dhe dridhet si fëmijë”, tha Çavusoglu.

Greqia ka arritur disa marrëveshje për blerjes armësh nga Franca gjatë muajve të fundit, gjë që pritet të rikthejë balancën e forcave në Mesdhe, e cila deri më tani ka anuar nga Turqia.

Përjashtimi i Turqisë nga programi i avionëve F-35, vonesat në modernizimin e avionëve F-16 si edhe probleme të tjera me sistemet raketore anti-ajrore, e kanë bërë Turqinë një kundërshtar më të lehtë për grekët dhe Francën në Mesdhe. /abcnews.al/

Continue Reading

Aktuale