Connect with us

Bota

A mundet të ndodhë një “Srebrenicë” tjetër në Siri

Published

on

Fushata e dehumanizimit me të cilën po përballen sirianët është shumë e ngjashme me atë që çoi në gjenocidin e boshnjakëve.

Refugjatët që po rikthehen, janë duke u përndjekur, arrestuar dhe burgosur. “Arsyet” e një sjelljeje të tillë janë të shumta, nga formalitetet lidhur me dokumentet e tyre, tek akuzat për ekstremizëm dhe kriminalitet. Ka pak përzgjedhje në “shënjestrën” e tyre. Burrat, gratë dhe fëmijët po dëbohen, dhe këtu përfshihen profesorë dhe punëtorë, ish-zyrtarë dhe aktivistë të shoqërisë cicile, inxhinierë, djemtë dhe vajzat e tyre të mitur.

Ata raportohen nga forcat e sigurisë, zyrtarët dhe njerëzit e zakonshëm, shpesh vetëm në bazë të theksit të të folurit apo pamjes së tyre fizike. Në kampet e refugjatëve, po infiltrohen provokatorë besnikë të regjimit, që merren me identifikimin e atyre që duhen deportuar dhe përballur me burgimin, torturën, zhdukjen dhe vdekjen.

Ata mësyjnë me forcë që pa gdhirë, në mesnatë ose në mes të ditës, duke arrestuar familje të tëra ose vetëm burrat, nën të qarat e grave dhe fëmijëve të tyre. Qeveria nuk duhet të pengohej në zbatimin e misionit të saj “patriotik”, duke thirrur për raportim familjet, pavarësisht paralajmërimeve nga disa aktivistë të shoqërisë civile, apo protestave të dobëta të komunitetit ndërkombëtar.

Si të ishte në jerm, publiku i mbështet aktet e tyre, dhe dehumanizmin e egër që përhapet përmes diskursit publik të diktuar nga mediat. Një mori titujsh të mbushur me urrejtje, i konsideron refugjatët një problem, që duhet të zgjidhet për hir të “shtetit dhe mirëqenies sonë”.

Sapo u dorëzohen forcave të regjimit, refugjatët ndalohen menjeherë, për hetimin e të shkuarës së tyre. Shumica e meshkujve të moshës 18-60 vjeç, që pasi janë rikthyer me forcë, nuk janë parë më. Teksa i lexoni këto paragrafë, mund të pyesni pse nuk citohet kombësia e refugjatëve, edhe pse ngjan me situatën aktuale në Siri, ku refugjatët sirianë po kthehen me forcë nga Libani.

Kjo ndodh pasi teksti është në fakt një fragment nga libri “Liria fatale” e gazetarit të mirënjohur malazez Seki Radonçiç, që përshkruan keqtrajtimin e refugjatëve boshnjakë në Malin e Zi në vitin 1992. Në librin e tij, Radonçiç, ka dokumentuar në mënyrë të hollësishme mënyrën se si refugjatët boshnjakë, u grumbulluan dhe iu dorëzuan forcave të regjimit serb boshnjak të udhëhequr nga Radovan Karaxhiç, që më vonë u dënua për krime kundër njerëzimit dhe gjenocid.

Gati 3 dekada më vonë, shumica e meshkujve dhe djemve që u kthyen me forcë në zonat që kontrolloheshin nga trupat e Karaxhiçitt, vazhdojnë të jenë të listuar si “të zhdukur”. Mbetjet e disa prej tyre, janë gjetur në fund të një liqeni artificial pranë kufirit mes Serbisë dhe Malin e Zi, kur ai u drenazhua në vitin 2010.

Ne nuk do ta zbulojmë kurrë fatin e pjesës tjetër të tyre. Gjuha e dehumanizimit, që i mundësoi këto krime, ka qenë frymëzuese për valën botërore të islamofobisë, të personifikuar nga kriminelë si Andres Breivik dhe Brenton Tarrant.

Sot në Liban ndodhen më shumë se 1 milion refugjatë sirianë, dhe kjo ka krijuar një tendosje të madhe për ekonominë e vendit, ashtu si edhe mbi marrëdhëniet komplekse dhe të brishta midis komuniteteve etnike.

Për më tepër, një nga aleatët më të rëndësishëm të Asadit në rajon, Hezbollahu, është një lojtar i mirënjohur në arenën politike të Libanit, duke e bërë edhe më komplekse çështjen e refugjatëve sirianë. Është e qartë që ky vend ka nevojë për mbështetje ndërkombëtare, që refugjatët të kenë trajtimin e duhur derisa të arrihet një zgjidhje politike në Siri, e cila të garantojë të drejtën e tyre për një rikthim vullnetar, të sigurtë dhe dinjitoz.

Populli libanez, nuk ka pse të pranojë më shumë refugjatë, sesa gati të gjitha vendet perëndimore të marra bashkë. Por, fushata e dehumanizimit e udhëhequr nga politikanët dhe mediat libaneze kundër refugjatëve sirianë në Liban, mund të ketë pasoja të tmerrshme, që do të kishin një ndikim shumë të madh, që do t’i kapërcente kufijtë e vendit.

Synimi kryesor i kësaj fushate, duket të jetë lehtësimi i rikthimit të detyruar të refugjatëve në zonat e kontrolluara nga Asad, i dëbimit të tyre, apo bërjes së kushteve të jetesës kaq të tmerrshme, sa që ata që mos kenë zgjidhje tjetër veçse të largohen.

Këto politika, nuk janë vetëm në kundërshtim me normat ndërkombëtare, por mund të sjellin një valë të re refugjatësh sirianë, që përpiqen të arrijnë brigjet evropiane në kërkim të sigurisë. Shoqata Siriane për Dinjitetin e Qytetarëve (SACD), ka paralajmëruar vazhdimisht se rikthimi i refugjatëve në zonat e kontrolluara nga Asad, nuk është i sigurtë për shumicën dërrmuese të sirianëve të zhvendosur nga shtëpitë e tyre.

UNHCR e ka pranuar se nuk ka qasje në disa zona në Siri që janë nën kontrollin e Asadit, dhe për pasojë nuk është në gjendje të konstatojë, nëse është rikthimi i refugjatëve është i sigurtë apo ajo. Dëshmitë e njerëzve që iu besuan rusëve, dhe u bënë pjesë e të ashtuquajturave “marrëveshjeve të pajtimit” me regjimin sirian, dhe ata që u detyruan të riktheheshin nga kampi Rukban në Liban pranë kufirit me Jordaninë, flasin për paraburgime sistematike, rrahje, presione, rekrutime të detyruar në ushtri, zhdukje dhe vdekje.

Kthimi me forcë i refugjatëve që kundërshtuan dikur regjimin e Asadit, pa krijuar kushtet minimale të domosdoshme, për të pasur një jetë të sigurt dhe dinjitoze, të garantuar dhe monitoruar nga një mekanizëm i fuqishëm ndërkombëtar, nënkupton që ata mund t’i presë i njëjti fat si boshnjakët që iu dorëzuan dikur Karaxhiçit.

Shumica e sirianëve me të cilët kam biseduar, thonë janë të gatshëm të rrezikojnë jetën e tyre në përpjekje për të shkuar në Evropë, se sa të rikthehen në shtëpitë e tyre, dhe të përpiqen të mbijetojnë nën mëshirën e Asadit. Një eksod i tillë, do të shkaktonte padyshim një krizë të re në Evropë.

Për më tepër, diskursi i dehumanizimit që po përdoret aktualisht në Liban, është krijimi i mundësive të reja të rekrutimit për radikalizim, çka në një periudhë afatgjatë do të përbënte një kërcënim real për Libanin dhe Evropën.

Prandaj, marrja e masave të shpejta për të ndalur fushatën e dehumanizimit ndaj refugjatëve sirianë, nuk është vetëm një detyrim moral për BE-në, OKB-në dhe pjesën tjetër të bashkësisë ndërkombëtare, por edhe një domosdoshmëri politike. Përndryshe, mund të shohim shumë shpejt një Srebrenicë siriane./përktheu dhe përshtati in7.tv/

 

BURIMI: Al Jazeera

Continue Reading

Bota

Ish-sekretarja e kampit nazist del para gjyqit për vrasjen e 11.000 njerëzve

Published

on

Një ish-sekretare 96-vjeçare e kampit të përqendrimit nazist është paraqitur para gjyqit në Gjermani për dyshimin se ka bashkëpunuar për vrasjen e mbi 11.000 njerëzve të burgosur aty.

Furchner e cila ishte 18 vjeç kur filloi të punonte në kampin Stutthof në Poloni si sekretare e komandantit Paul Werner Hoppe, po gjykohet në një gjykatë për të rinjtë për shkak të moshës së saj kur krimet u kryen.

Pasi tentoi të ikte nga gjyqi në shtator, duke dalë nga shtëpia dhe më pas udhëtoi me një taksi, ajo u arrestua disa orë më vonë dhe u dërgua në mbajtje për pesë ditë, raporton Guardian.

Përveç emrit, adresës së saj dhe se është e ve, ajo nuk i është përgjigjur asnjë pyetje tjetër.

Gjykatës iu tha se ajo “duhet të ketë qenë e informuar për të gjitha ngjarjet” që ndodhën aso kohe nga nazistët në Stutthof për shkak të rolit të saj kyç administrativ.

Continue Reading

Bota

Kryeministri polak akuzon për shantazh BE-në

Published

on

Kryeministri polak, Mateusz Morawiecki ka akuzuar Bashkimin Evropian për shantazh në një debat të nxehtë me shefen e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen mbi sundimin e ligjit.

Përplasja në Parlamentin Evropian vjen pas një vendimi të lartë të gjykatës polake që hodhi poshtë pjesët kryesore të ligjit të BE-së.

Von der Leyen tha se do të vepronte për të parandaluar që Polonia të minonte vlerat e BE-së, raporton bbc.

Në përgjigje, Morawiecki hodhi poshtë “gjuhën e kërcënimeve” dhe akuzoi BE-në për tejkalimin e fuqive të saj.

Polakët mbështesin në mënyrë dërrmuese qëndrimin në BE, sugjerojnë sondazhet e opinionit, por qeveria nacionaliste e krahut të djathtë po kundërshton gjithnjë e më shumë sindikatën për çështje që ndryshojnë nga të drejtat LGBT deri në pavarësinë gjyqësore.

Mosmarrëveshja e fundit ka rënë në kokë mbi një vendim të paparë dhe të diskutueshëm nga Gjykata Kushtetuese e Polonisë që në fakt hedh poshtë parimin thelbësor që ligji i BE-së ka përparësi mbi legjislacionin kombëtar.

Rasti, i sjellë nga kryeministri polak, ishte hera e parë që një udhëheqës i një shteti anëtar të BE-së kishte vënë në dyshim traktatet e BE-së në një gjykatë kushtetuese kombëtare.

Continue Reading

Bota

Ministri taliban lavdëron sulmuesit vetëvrasës, u premton toka familjarëve

Published

on

Ushtruesi i detyrës së Ministrit të Brendshëm të talibanëve, Sirajuddin Haqqani, terrorist i kërkuar në gjithë botën dhe një nga zyrtarët më të lartë të Afganistanit, ka lavdëruar sulmuesit vetëvrasës dhe u ka premtuar para dhe toka familjarëve të tyre.

Haqqani, lider i rrjetit Haqqani dhe i konsideruar si terrorist nga Shtetet e Bashkuara, me një dëmshpërblim prej 10 milionë dollarëve për kokën e tij, është takuar me familjarët e disa “martirëve” më 18 tetor në një hotel në Kabul, ka thënë zëdhënësi i Ministrisë, Saeed Khosty.

Khosty dhe llogaritë pro-talibanëve në Twitter, kanë publikuar fotografi që tregojnë Haqqanin duke u lutur dhe duke u qëndruar afër familjarëve, ndonëse në fotografi ai shfaqet vetëm nga mbrapa.

Ministria e Brendshme ka thënë përmes një deklarate se Haqqani ka mirëpritur familjarët e bombarduesve, derisa viktimat i ka përshkruar si “luftëtarë të shenjtë”.

“Haqqani ka lavdëruar xhihadin dhe sakrificën e martirëve dhe muxhahedinëve”, duke iu referuar si “heronj të Islamit dhe shtetit”, ka raportuar transmetuesi shtetëror afgan, RTA, duke shtuar se ai është zotuar për ndarje të 125 dollarëve dhe tokave për secilën familje.

Rrjeti Haqqani, grup militant i lidhur me talibanët, është përgjegjës për sulmet vdekjeprurëse ndaj forcave ndërkombëtare të udhëhequra nga Shtetet e Bashkuara në Afganistan.

Mijëra afganë janë vrarë në sulmet vetëvrasëse të kryera nga ky rrjet në dy dekadat e fundit.

Continue Reading

Aktuale