Connect with us

Lajme

A do ta rrënojë vet lokalin e tij te rrapi në Ohër, Nefi Useini?!

Published

on

Njëra ndër dy kompanitë që kanë dorëzuar ofertat e tyre për të fituar tenderin e kompanisë e cila do të ketë për obligim prishjen e objekteve pa leje në Ohër është firma këshilltarit të BDI-së, Nefi Usaini, i cili është edhe pronar i picerisë tek rrapi, e cila këtyre ditëve, në media, ka shkaktuar mjaft zhurmë, shkruan in7.

Useini në një prononcim për tv24 ka konfirmuar se po merr pjesë në tenderin me kompaninë e tij “Nefi IK”.

Ndërkaq sot komuna e Ohrit ka bërë publike ofertat e tenderit për kompaninë e cila do t’i prish objektet pa leje në qytetin e Ohrit.

Ditë më parë, Nefi Useini bëri hapje solemne të lokalit “Luna” e cila është ndërtuar në tokë shtetërore dhe në zonën e mbrojtur nga UNESCO, ku mori pjesë edhe kryetari i komunës së Strugës, Ramiz Merko.

Ndërkaq, Kryetari i komunës së Ohrit, Konstantin Georgievski, ka paralajmëruar se të gjitha ndërtimet e paligjshme do të hiqet sapo të krijohen kushtet.

Si arsye për dështimet e kaluar për të vepruar në këtë drejtim, kryetari i komunës së Ohrit, ka theksuar se nuk ishte zgjedhur kompania e cila do ta ekzekutonte vendimin./in7.tv

 

Continue Reading

Lajme

Nikolloski: Bullgarët duan të hyjnë në pjesën normative të Kushtetutës, e aty nuk janë as shqiptarët

Published

on

Nënkryetari i VMRO-DPMNE-së, Aleksandar Nikolloski sonte në TV21 theksoi se Bullgaria dëshiron të hyjë në pjesën normative të Kushtetutës, përcjell FLAKA.

Ai shton se aty nuk janë as shqiptarët.

“Bullgarët duan të hyjnë në pjesën normative të Kushtetutës. Për t’ia thjeshtuar publikut Kushtetuta ka një hyrje që quhet Preambulë dhe më pas fillojnë nenet nga të cilat nxirret e gjithë korniza ligjore në Maqedoni dhe quhet pjesa normative. Në pjesën normative ka vetëm maqedonas, madje edhe shqiptarët si bashkësi e dytë etnike në Maqedoni nuk figurojnë në pjesën normative”, tha Nikolloski. /FLAKA/

Continue Reading

Lajme

Së shpejti do të punësohen 50 mjek të ri për shkak të mungesës nëpër Klinika

Published

on

Mjekët dhe personeli tjetër mjekësor në Qendrën Klinike të cilët kanë arritur moshën e pensionit, nga sot përfundojnë punën në Klinikë, përkundër kërkesës së tyre për të vazhduar edhe për tre vjet.

Nga Ministria e Shëndetësisë thonë se puna pas pensionit për disa mjekë nuk mund të vazhdojë për shkak se nuk kanë plotësuar numrin e intervenimeve e nuk janë treguar efikas në trajtimet mjekësore. Ministri i shëndetësisë Sali tha se me këtë hapet mundësia për punësimin e studentëve të posadiplomuar.

“Sot sillet vendimi që një pjese të kërkesave të tyre tu përgjigjemi pozitivisht për tu vazhduar edhe një vit puna, ndërsa pjesa tjetër do të pensionohen me qëllim të mundësimit për të punësuar kuadër të ri cilësor që ende presin. Kam paralajmëruar për nismën e punësimin e 50 studentëve më të suksesshëm që kanë kryer medicinën me përfaqësim inkluziv nga Universiteti ‘Goce Dellçev’ i Shtipit dhe Universiteti i Tetovës”, tha Bekim Sali, Ministër i Shëndetësisë.

Sindikata e Qendrës Klinike thonë se bëhet fjalë për 80 mjekë, ndërsa Sali tha se në listë janë rreth 30. Alsat siguroi një listë në të cilën figurojnë 48 mjekë që dalin në pension.

Lista e doktorëve të sapo pensionuar: “13 nga Pediatria, 7 nga Klinika infektive, 5 nga Hematologjia, 4 nga Ortopedia, nga 3 prej Kardiologjisë, Pulmologjisë e Reumatologjisë, 2 prej Karil, Psikiatëri, Endokrinologji dhe Gastro, 1 në Traumatologji.”

Nga Sindikata e Qendrës Klinike insistojnë që po u shkelet e drejta e tyre ligjore, duke u thirrur në Ligjin për marrëdhënie pune dhe Ligjin për mbrojtje shëndetësore. Paralajmërojnë padi.

“Ligji është i qartë, nuk ka kritere të listës së pritjes sa studentë presin për punësim. Ligji këtë nuk lejon! E obligon si ministrin ashtu edhe drejtorët të ju vazhdoj punën kuadrit të specializuar, që nuk zëvendësohet brenda natës. E gjatë është përgatitja e doktorëve që tu thuash lehtësisht shkoni ju që keni mbushur 64 vjet. Ku është luks i madh i shtetit tonë”, u shpreh Goran Begoviq, Drejtor i Sindikatës së Qendër Klinike.

Në nivel vendi, numri i mjekëve që do të pensionohen sot kalon mbi 100. Mungesa më e dukshme do të thellohet në Spitalin e Kumanovës ku sot u pensionuan 5 specialistë, hiç më mirë nuk është as në spitalet tjera.

Continue Reading

Lajme

Mickoski: Nga e di Edi Rama se propozimi francez është i mirë?!

Published

on

Kryetari i VMRO-DPMNE-së propozimin e ri francez e ka quajtur “nokaut” për diplomacinë e Maqedonisë. Ai ka theksuar se nëse ky propozim ddo të ishte I mirë për vendin, nuk do të pranohej menjëherë nga autoritetet e Sofjes.

Mickoski, sic njofton KlanM, ka parashtruar pyetjen se nga ku I ka informacionet Kryeministri I Shqipërisë Edi Rama se propozimi I ri francez është I mirë, sic tha, ku negociatat I ka zhvilluar Ministri I Jashtëm Bujar Osmani, kurse për këtë nuk është konsultuar partia e tij.

“Nga e di Edi Rama këtë informacion është arsyeja e dytë kurse e para është se qeveria bullgare në doërheqje menjëherë e pranoi. VMRO-DPMNE asnjëherë nuk do të pranojë një marrëveshje të dëmshme” – tha Mickoski.

Kryetari I VMRO-DPMNE-së I bëri thirrje Qeverisë që propozimin e ri francez ta publikojë në ueb-faqen e Qeverisë.

Continue Reading

Aktuale