Connect with us

Lajme

Zaev dhe Mickoski kurrsesi të dakordohen për takim liderësh për PSP-në, regjistrimin dhe Kodin Zgjedhor

Published

on

Qeveria dhe opozita ende pa asnjë marrëveshje për Ligjin për Prokurorinë Publike, regjistrimin dhe Kodin Zgjedhor. Kryeministri Zoran Zaev pret që një takim të organizohet së shpejti, derisa udhëheqësi i opozitës, Hristian Mickoski thotë se nuk ka ambient për dialog politik midis pozitës dhe opozitës për të punuar, shkruan in7.tv.

“Opozita apo pjesëmarrës tjerë nëse kanë tema të tjera për të diskutuar, unë jam në dispozicion, por këto janë tema shumë serioze për të cilat duhet sa më shpejtë të ulemi dhe të bisedojmë”, ka thënë Zaev, në pyetjet e gazetarëve gjatë vizitës në lokalitetin arkeologjik Stobi.

Ai gjithashtu paraqiti qëndrimin e LSDM-së për Kodin Zgjedhor dhe tha se për ta si subjekt politik është i pranuashëm propozimi për një njësi zgjedhore me lista të hapura, poashtu ai theksoi se gjithçka që do të përkthehet në demokraci dhe gjithçka që do të thotë ekspertiza e ekspertëve për kapacitetet e shtetit për ta si subjekt politik do të jetë e pranueshme.

“Ne jemi të gatshëm për të marrë hapin. Besoj se edhe partitë tjera politike do të jenë gati të bëjnë një hap drejt demokratizimit në proceset zgjedhore në Republikën e Maqedonisë Veriore” ka thënë Zaev.

Nga ana tjetër, kreu i opozitës, lideri i VMRO-DPMNE-së, Hristian Mickoski, në intervistë për Alsat M, ka thënë se ajo që po ndodh në vend duhet të përfundojë me zgjedhjet e parakohshme parlamentare, transmeton in7.tv.

“Unë bëj thirrje për arsye, të ulemi dhe të thërrasim edhe grupet parlamentare dhe të organizohen zgjedhje të parakohshme parlamentare. Qytetarët mund të përcaktojë nëse këto politika dhe politikanë do të marrin mbështetjen, ose do të vijë një brez i ri politikanësh”, ka thënë Miskoski duke mos përjashtuar edhe protestat si një opsion.

Në lidhje me mundësinë e një marrëveshjeje për Ligjin për Prokurorinë Publike, Mickoski thotë se nuk ka ambient në vend për të funksionuar dialogu politik midis pozitës dhe opozitës.

“Në këtë moment, në këto kushte, kështu siç janë, nën përndjekje politike, nën terror politik, akuza të montuara nga gjykatësja Ruskoska, dënime të porositura nga gjykatësja Kacarska, përndjekja që i bëhet VMRO-DPMNE-së ndaj funksionarëve të tanishëm dhe të mëparshëm, ndaj tyre dhe familjeve të tyre, thjesht nuk ka ambient. Në tavolinë tani nuk është vetëm Ligji për Prokurorinë Publike, tani në tavolinë duhet të gjendet tema kur do të ketë zgjedhje të parakohshme parlamentare në Republikën e Maqedonisë..”, ka thënë Mickoski/in7.tv/

Continue Reading

Lajme

Bozhinovski: LSDM humbi legjitimitetin nga zgjedhjet e mëparshme

Published

on

Vladimir Bozhinovski në emisionin “24 analiza” tha se dështimi i LSDM-së në këto zgjedhje është për shkak të dëshpërimit që qytetarët kanë pritur nga kjo parti.

“Janë dëshpëruar për zhvillimin e shtetit në disa aspekte dhe pas marrjes së legjitimitetit në zgjedhjet e kaluara, LSDM filloi t’i humb dhe të bie”, tha Bozhinovski.

Ai tha se nga viti i kaluar ka ndryshyar perceptimi pozitiv ndaj Filipçes dhe shtetit dhe në vend të mbështetjes, ka perceptim negativ.

“Gjithmonë zgjedhjet lokale janë kombinim për punën e kryetarit dhe puna e qeverisë. Edhe në vitin 2017 ishin zgjedhje lokale dhe ato ishin zgjedhje ku qeveria mori legjitmitetin”, tha Bozhinovski./Telegrafi/

Continue Reading

Bota

Ish-sekretarja e kampit nazist del para gjyqit për vrasjen e 11.000 njerëzve

Published

on

Një ish-sekretare 96-vjeçare e kampit të përqendrimit nazist është paraqitur para gjyqit në Gjermani për dyshimin se ka bashkëpunuar për vrasjen e mbi 11.000 njerëzve të burgosur aty.

Furchner e cila ishte 18 vjeç kur filloi të punonte në kampin Stutthof në Poloni si sekretare e komandantit Paul Werner Hoppe, po gjykohet në një gjykatë për të rinjtë për shkak të moshës së saj kur krimet u kryen.

Pasi tentoi të ikte nga gjyqi në shtator, duke dalë nga shtëpia dhe më pas udhëtoi me një taksi, ajo u arrestua disa orë më vonë dhe u dërgua në mbajtje për pesë ditë, raporton Guardian.

Përveç emrit, adresës së saj dhe se është e ve, ajo nuk i është përgjigjur asnjë pyetje tjetër.

Gjykatës iu tha se ajo “duhet të ketë qenë e informuar për të gjitha ngjarjet” që ndodhën aso kohe nga nazistët në Stutthof për shkak të rolit të saj kyç administrativ.

Continue Reading

Lajme

KSHZ-ja kërkon listën e kompanive që kanë importuar “Fingerprint”

Published

on

Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve dy ditë pas zgjedhjeve lokale nga Drejtoria e Doganave kërkoi listën e kompanive që eventualisht kanë porositur aparate të njëjta për leximin e shenjave të gishtave nga jashtë vendi, si ato që u shfrytëzuan në zgjedhje. Këtë për Alsat e konfirmoi kryetari i KSHZ-së, Aleksandar Dashtevski i cili tha se këtë e kërkojnë për arsye sigurie, që të mos vijë deri te mundësia e përzierjes së aparateve që i siguroi KSHZ me aparate të njëjta të mundshme të blera nga kompani dhe firma private.

“Kemi indikacione se përgjigja do të jetë pozitive, se asnjë kompani nuk ka importuar pajisje të tilla deri më tani. A keni pasur ndonjë njoftim si KSHZ që ndoshta disa kompani kanë porositur pajisje të tilla? – Nuk kishim njoftim të tillë, siç thashë, e bëra për sigurinë tonë, për të qenë të sigurt se nuk kishte diçka të tillë, që mos të dalë se të tjerët po importojnë, për t’u siguruar që askush nuk ka importuar pajisje të tilla deri më tani- Pse po e bën këtë Komisioni Shtetëror Zgjedhor, a nuk ka shërbime sigurie që duhet ta bëjnë? – Po, ka. Siç thashë, për ne, për shkak të interesit personal që kemi, për t’u siguruar që nuk ka diçka të tillë”- deklaroi Aleksandar Dashtevski- kryetar i KSHZ.

Kjo kërkesë është pranuar nga Dogana një ditë më parë kurse shërbimet po kontrollojnë nëse ndonjë kompani apo institucion ka porositur pajisje të njëjta. Dashtevski siguron që pajisjet janë të sigurta dhe funksionale dhe tani për tani nuk ka nevojë të porositen tjera. Nëse ndonjë nga pajisjet prishet në pesë vitet e ardhshme, është detyrim i kompanisë gjermane “Dermalog” ta zëvendësojë me tjetër. Përndryshe, zgjedhjet do të mbahen përsëri në dy komuna. I tillë është rasti me Mavrovën dhe Rostushën si dhe Qendër Zhupën. Në të dy komunat nuk kishte pjesëmarrje të një të tretës së votuesve të regjistruar. Por, çfarë nëse nuk ka pjesëmarrje të mjaftueshme përsëri në votimin e përsëritur?

“Pra, ligjvënësi do të duhet të vendosë nëse ajo komunë duhet të zgjerohet, zvogëlohet e kështu me radhë, sepse nuk ka pjesëmarrje të mjaftueshme. Dhe mendoj se arsyeja është sepse nuk ka mjaft banorë në kuptimin që nuk janë të pranishëm në shtëpitë e tyre “- pohoi Aleksandar Dashtevski, Kryetar i KSHZ-së.

Në Mavrovë dhe Rostushë, 10.144 banorë kanë të drejtë vote. 3,144 persona e ushtruan të drejtën e tyre të votës, ndërsa pjesëmarrja ishte 31%. Që zgjedhjet të jenë legjitime në këtë komunë, duhet të votojnë 3,381 banorë. Në Qendër Zhupë, 7,317 banorë kanë të drejtë vote, ndërsa 1,873 banorë e ushtruan atë të drejtë, me një pjesëmarrje prej 25.60%. Së paku 2,439 qytetarë duhet të votojnë që rezultati i zgjedhjeve të njihet në këtë komunë.

Në Mavrovë dhe Rostushë, 10.144 banorë kanë të drejtë vote. 3,144 persona e ushtruan të drejtën e tyre të votës, ndërsa pjesëmarrja ishte 31%. Që zgjedhjet të jenë legjitime në këtë komunë, duhet të votojnë 3,381 banorë. Në Qendër Zhupë, 7,317 banorë kanë të drejtë vote, ndërsa 1,873 banorë e ushtruan atë të drejtë, me një pjesëmarrje prej 25.60%. Së paku 2,439 qytetarë duhet të votojnë që rezultati i zgjedhjeve të njihet në këtë komunë.

Mavrovë- Rostushë

Pjesëmarrja: 31%

Votues: 10.144

Kanë votuar: 3.144

Votat e nevojshme: 3.381

Mungojnë: 237 vota

Qendër Zhupa

Pjesëmarrja: 25,60%

Votues: 7.317

Kanë votuar: 1.873

Votat e nevojshme: 2.439

Mungojnë: 566 vota

Ndërkohë rrjedh afati prej 48 orësh për pjesëmarrësit në zgjedhje të cilët mund të paraqesin ankesa në KSHZ, në lidhje me rezultatin e zgjedhjeve. Nëse ankesat nuk pranohen nga KSHZ -ja, atëherë partitë dhe pjesëmarrësit në zgjedhje kanë të drejtë të paraqesin padi në Gjykatën Administrative, si instancë më e lartë. /Alsat M/

Continue Reading

Aktuale