Connect with us

Lajme

VMRO: Takim liderësh, vetëm për zgjedhje të parakohshme

Published

on

VMRO-DPMNE-ja është e gatshme të pranojë takim liderësh vetëm në rast se në të diskutohet për zgjedhje të parakohshme parlamentare. Qëndrimi i fundit i partisë më të madhe opozitare dallon prej atij të një dite më parë kur partia e Mickoskit thoshte se nuk ka ftesë konkrete nga Zaev për takim dhe se ideja e takimit është për shpërqëndrim të opinionit.

“Është e nevojshme mençuri nga ana e kryeministrit dhe anëtarëve të qeverisë të ulet dhe të bisedohet për organizim sa më të shpejtë të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare sepse burimi i të gjithë problemeve në Maqedoni, në shoqërinë në përgjithësi gjendet pikërisht në qeveri, në krye me Zoran Zaevin dhe si burim të problemit nuk mund të jenë pjesë e zgjidhjes”- deklaroi Naum Stoillkovski, zëdhënës i VMRO-DPMNE-së.

Nga ana tjetër, edhe pse e propozoi, kryeministri Zaev është i pavendosur nëse do të ftojë liderët politik në takim. Nga LSDM-ja thonë se janë të hapur për bisedime me partitë por se nuk ka vendim konkret nëse kryeministri do ta marrë këtë iniciativë.

“Akoma nuk ka marrëveshja konkrete për takim eventual dhe temat për të cilat do të bisedohej por e ftojmë VMRO-DPMNE-në të mos i pengojë çështjet që janë në interes të shtetit. Akoma nuk kam informacione se kur do të ketë ftesë konkrete megjithatë mbetemi në dispozicion të bisedojmë me të gjithë subjektet politike për të gjithë temat me interes për shtetin dhe qytetarët”- tha Kostadin Acevski, deputet i LSDM-së.

Edhe nga BDI-ja për Alsat thonë se nuk kanë njohuri për organizimin e ndonjë takimi liderësh.

Zaev të premten deklaroi se është koha që me Mickoskin dhe liderët e tjerë politik të ulen dhe të bisedojnë për ndryshimet eventuale në modelin zgjedhor, ligjin për regjistrimin e popullsisë dhe ligjin për Prokurorinë Publike.

BURIMI: Alsat-M

Continue Reading

Lajme

Rrethi i dytë i zgjedhjeve vendore, KSHZ me plan të ri për të siguruar proces të pandërprerë

Published

on

Rrethi i parë i zgjedhjeve lokale në përgjithësi kaloi me sukses, por me ndërprerje të caktuara dhe vonesë të fillimit të votimit për shkak të problemeve me pajisjet biometrike. U krijuan kolona të gjata dhe pritje në kushte pandemie, sepse aparatet nuk i njihnin të dhënat e votuesve. 90% e problemeve u paraqitën për shkak se anëtarët e komisioneve nuk dinin të punojnë me terminalet, thotë Dashtevski.

“Votimi nuk filloi me kohë sepse kishte probleme me pajisjet. Votimi filloi në 8 e 17 minuta. Pastaj morëm udhëzime që votimi të vazhdojë sipas metodës së vjetër derisa të rregullohet aparati. Pajisjet filluan të funksionojnë në orën 10 kur votimi vazhdoi sipas mënyrës së re”.
TV21: Pse nuk funksiononte? Ku qëndronte problemi?
“Problemi ishte te printeri”.
TV21: Nuk kishit një tjetër për ta zëvendësuar?
“Ne e kontaktuam Komisionin Komunal Zgjedhor dhe ata ndërmorën gjithçka që ishte e nevojshme”, tha Jovan Jonovski – kryetar i Këshillit Zgjedhor.

Por, çka do të ndërmarrë KSHZ-ja në rrethin e dytë që procesi votues të zhvillohet pa pengesë? Përgjigjet i kërkuam nga kryetari, Aleksandar Dashtevski, i cili paralajmëroi plan të ri veprimi për votim me gjurmë gishtash. 400 teknikë do të kujdesen që të mos paraqiten probleme teknike.

“Këto pajisje rezerve që ishin në Komisionin Komunal Zgjedhor tani do të jenë bashkë me personin teknik i cili do të jetë në vendngjarje që t’u ndihmojë këshillave komunalë. Në qoftë se nuk funksionon, menjëherë do të zëvendësohet me aparat tjetër. Personi do të jetë aty gjatë gjithë ditës që t’u ndihmojë në qoftë se diçka bllokon”, potencoi Aleksandar Dashtevski – kryetar i Komisionit Shtetëror Zgjedhor.

Ai i shpjegon edhe çështjet që ishin të paqarta në raundin e parë, e të cilat merrnin 10-15 minuta nga votimi.

“Dy herë me gishtin e djathtë tregues, dy herë me gishtin e majtë dhe nëse nuk bëhet do të lihet letërnjoftimi ose pasaporta në MRZ skanerin dhe votuesi menjëherë do të identifikohet. Ose me numrin amë, sepse personi 100% figuron në aparat, pasi është futur në Listën e Zgjedhësve, por duhet gjetur mënyrë adekuate që të identifikohet. Në qoftë se nuk identifikohet me gjurmën e gishtave, do të identifikohet me letërnjoftim”, shtoi Dashtevski.

Sot, deri te komisionet komunale zgjedhore është shpërndarë edhe materiali votues nga shtypshkronja “Kiro Dandaro” në Manastir. Ministria e Punëve të Brendshme bën me dije se edhe të shtunën, edhe të dielën, shërbimet administrative do të punojnë në komunat ku do të votohet në raundin e dytë, me qëllim që qytetarët të mund t’i marrin letërnjoftimet e tyre.

Continue Reading

Lajme

“Qan si kalama”: Shtypi grek, me tërbim ndaj kryediplomatit turk pas talljes ndaj Dendias-it

Published

on

Mediat greke kanë reaguar ashpër ndaj deklaratës së bujshme të shefit diplomacisë turke Mevlut Çausoglu se homologu i tij grek qan dhe sillët si fëmijë para aleatëve të NATO-s duke u ankuar për Turqinë, raporton abcnews.al.

“Protothema” e çuan të çmendur ministrin e Jashtëm të Turqisë duke shkruajtur se turqve nuk u ka mbetur asnjë aleat në rajon, ndryshe nga Greqia që sipas kësaj medieje kanë pas Francën, SHBA-të dhe të gjithë Perëndimin.

Ndërkohë, “Kathimerini” është disi më e përmbajtur duke shkruajtur se gjuha e përdorur nga ministri i Turqisë nuk është gjuha e një diplomati karriere.

“Artikulimi i tij është i paprecedentë”, shkruan gazeta greke.

“Skai” e cilëson një gjuhë provokative nga turqit për shkak të irritimit të tyre pasi Greqia ka zgjeruar aleancat e saj në rajonin e Mesdheut duke marrë sëfundmi në krah edhe Egjiptin, krahas Francës dhe Izraelit.

Ndërkohë, “Newsbomb.gr”, e konsideron gjuhën e Çavuoglu si të pakonceptueshme për një person në pozicionin e tij.

“Artikulimi i ministrit turk kalon çdo limit”, shkruan kjo media.

Gjatë mbrëmjes së djeshme, ministry i Jashtëm i Turqisë deklaroi se homologu i tij grek nuk humb asnjë rast që t’i ankohet aleatëve të NATO-s kundër turqve.

“Nuk ka ditë që ai të mos qajë para udhëheqësve të shteteve të tjera duke u ankuar për ne. Qan në çdo mbledhje dhe dridhet si fëmijë”, tha Çavusoglu.

Greqia ka arritur disa marrëveshje për blerjes armësh nga Franca gjatë muajve të fundit, gjë që pritet të rikthejë balancën e forcave në Mesdhe, e cila deri më tani ka anuar nga Turqia.

Përjashtimi i Turqisë nga programi i avionëve F-35, vonesat në modernizimin e avionëve F-16 si edhe probleme të tjera me sistemet raketore anti-ajrore, e kanë bërë Turqinë një kundërshtar më të lehtë për grekët dhe Francën në Mesdhe. /abcnews.al/

Continue Reading

Lajme

Levica i bashkohet VMRO-së në këshillin e qytetit të Shkupit

Published

on

Partia Levica sot ka konfirmuar se janë bashkuar me VMRO-DPMNE-në në Këshillin e Shkupit, ku si parti opozita parlamentare do të ketë shumicë prej 24 këshilltarëve, informon Zhurnal.

Përpos Levicës, e cila ka katër këshilltarë në shumicën e re, përshkaj VMRO-DPMNE-së me 18 këshilltarë, dy i përkasin edhe Aleancës për Shqiptarët dhe Alternativës, kështu të gjitha së bashku përbëjnë shumicën prej 24 këshilltarëve.

“Zyrtarisht BDI dhe LSDM e humbën pushtetin lokal në kryeqytet. Opozita parlamentare siguroi shumicë në këshillin e Shkupit”, thuhet në komunikatën e Levicës./Zhurnal.mk/

Continue Reading

Aktuale