Connect with us

Komente

Vepra të çmendura!

Published

on

Shkruan Dr. Arben TARAVARI

Me titullin e shkrimit ndoshta shumëkush pret të lexojë ndonjë analizë apo kritikë letrare mbi një nga romanet më interesant që mban këtë titull të gjeniut të letrave Ismail Kadare, por jo, pavarësisht se në çorbën ballkanike është bërë normale thuajse që mjeku të bëj inxhinierin dhe kamarieri të ulërasë në gjykatë me veshjen e juristit, unë jam vetëm një lexues entuziast i letërsisë së Kadaresë, por me profesion jam neurolog dhe e gjej veten kompetent në zbërthimin profesional të trurit dhe jo të një vepre letrare.

E bëra gjithë këtë prolog për të çuar zërin lart për tmerrin e punësimëve në Maqedoninë e Veriut, që janë ashtu si titulli i Kadaresë “Çështje të Marrëzisë”. Mirë që kemi fatin e keq që përqindja e të punësuarve është shumë e ulët, mirë që duhet të durojmë tmerrin e regjimit të kaluar që ushtronte mënyrën e punësimit 99.99% partiake, por ajo çfarë është arsye më e madhe për të vënë kujën është përgatitja profesionale e shumë të punësuarve partiakë për pozicionin që paguhen, e cila nga 1-10 është 0-zero! Ti ndesh djem e vajza të rinj, të cilët të diplomuar në mënyra misterioze dhe pa asnjë lloj kualifikimi të mëtutjeshëm, të të prezantohen si drejtorë, shef sektorësh, shef departamentesh dhe deri ministria!

Sepse, pozicione të tilla konsiderohen si shumë të rëndësishme në menunë e madhe që partia ka për të qerasur apo blerë dhe sigurisht shantazhuar “besnikët”! Sepse parti të regjimit të kaluar që ende shiten për të gjalla megjithëse kanë kohë që kanë cofur, kishin strategji kriminale për mënyrën e punësimit.

Kështu pozicionet drejtuese ata i kuptonin vende të shkëlqyera për të fituar para, për të udhëtuar jashtë shtetit që t’i shesësh mend dynjasë e Evropës (shumë prej tyre i ndajnë kështu), dhe të kontrollosh çdo punësim tjetër që bëhet nën ombrellën e institucionit që drejton “I Përzgjedhuri”! I përzgjedhuri është pikërisht ky fatkeqi që mund të jetë ndonjë nip apo mbesë që periudhën e fakultetit kanë qenë duke udhëtuar që të mbush Facebook-un me foto, dhe prandaj ka shkuar të marrë vetëm diplomën, ose ndonjë qyqar bedel 50-60 vjeçar që gjithë jetën ka thënë vetëm “po shoku kryetar”.

Të dy këta prototipa duhet të plotësojnë disa kushte shumë të rëndësishme për të fituar vendin e punës:

Duhet të kenë fis të madh që të ketë votuar i gjithi për shefin.
Duhet të kenë mbushur kuti ose të paktën të kenë bërë përpjekje!
Duhet që të jenë gati të sakrifikojnë gjithçka për shefin!
Duhet të jenë gati që pyetjes: sa bëjnë 2+2, t’i përgjigjen – sa të doni ju shoku shef!
Duhet të mos kenë asnjë thirrje të ndërgjegjes, të tipit- pse po vjedh?! pse punoj aty ku s’di?! pse po bëj marionetën?! Nëse këto apelime të ndërgjegjes thjesht mendohen ai/ajo është automatikisht i syrgjynosur larg botës magjike që partia “Dhuron”!

Aplikanti duhet të mos dojë askënd përveç Kryetarit dhe Familjes, këto të dyja duhet t’i ketë të barabarta në zemrën e tij, ditën të dojë familjen se për atë punon, ama natën patjetër partinë!

Nëse aplikanti është familje gjaku me kupolën apo shefin nuk vlen asnjë nga kushtet, sepse ata kanë fatin që të kenë gjak blu dhe kanë të drejta të ndryshme nga plebenjtë e Maqedonisë së Veriut që përfaqësohen nga populli!

E pra këto kushte strikte, aspak të lehta ka bërë që numri i të punësuarve partiakë, që meritojnë të quhen “kalorësit e partisë” të jetë i vogël krahasuar me numrin e të papunëve, por sherri i tyre të jetë aq i madh, sa dëmi që kanë shkaktuar me amatorizmin e tyre, do ketë pasoja që do mbeten gjatë në kujtesën tonë! Për ironi të fatit shumë nga vartësit e “Të Përzgjedhurve” janë dhjetëra e qindra herë më të aftë se shefat e tyre e duhet të durojnë vrazhdësinë dhe agresivitetin që pjell mendja e Shefave të tyre që nuk bëjnë asgjë dhe nga që nuk bëjnë asgjë ashtu si thonë latinët, nisin e bëjnë keq! Pra nga ata pak “besnikë partie” të mbetur ende në pozicione drejtuesi, 99.99% janë të paaftë, dhe dëmi që shkaktojnë ndihet në arsim, shëndetësi, turizëm, kulturë, sport, infrastrukturë!

A nuk është koha që të merret urgjentisht operacioni i spastrimit të këtyre metastazave, pasi nëse vazhdojnë të lihen aty, është e sigurt që do të shumohen! Nëse vazhdohet kështu, duke amnistuar dhe toleruar të paaftët, populli do jetë sërish ajo masë njerëzish që ashtu si plebenjtë në Romën e Lashtë, s’do ketë pothuajse asnjë të drejtë krahasuar me Familjet e Pushtetit, por kujdes: do çohet sërish në këmbë pasi: “Vox populi, vox Dei”, që do të thotë: Zëri i Popullit, Zëri i Zotit!

https://www.facebook.com/arben.taravari/posts/10219525094779065

Continue Reading

Komente

Lebit Murtishi thirrje miqësore Ramiz Merkos: Terhiqu nga gara jepi perparesi ldri Istrefi

Published

on

Shkruan Lebit Murtishi

Thirrje miqesore Krytarit te Struges, z. Ramiz Merko!

Mik i nderuar!

Ne histori hyjne te gjithe, edhe humbesit edhe fitimtaret. Ne rastin konkret behet fjale per nje ,, lufte” jashte çdlo parimi human dhe aq me pak kombetar. Ne te kunderten, sa me thelle shkon thika e fyerjeve te ndersjella, aq me humbes beheni ju kandidatet per vendin e te parit te qytetit. Pervoja te ka treguar, besoj, qe, asgje nuk mbetet nga koha e ikur, perpos fjaleve te paskraheve, sidoqofshin ato…

Kerkesa ime eshte plotesisht miqesore, dhe ti, besoj qe me beson. Qe te mbetesh ne anen e fitimtareve te medhenj, beji nje nder qe s’ia ka bere askush Struges gjer me sot: Terhiqu nga gara e metejme dhe jepi perparesi oponentit tend, Idri Istrefit. Beje kete veprim burreror per hir te unitetit te Struges.

Beje kete veprim per te penguar thikat e perçarjeve te mos shkojne me thelle. Prishni koalicionet e panatyrshme qe keni bere edhe me dreqin (te dyja palet), dhe zgjidhni kryetarin me votat e mjaftueshme te votuesve shqiptare. Besoj qe do te shperbleje historia nese e ben nje veprim te urte ne kohe qe mungon urtesia. Nuk jam perkrahes i asnjeres parti. Edhe kete besoj qe e beson!..

Por ,, Partia e Paqes se Struges” nuk na lejon te jemi indiferent perpara nje perçarjeje qe do t’ia paguajme çmimin bashkerisht. T’u drejtova ty, sepse ti, besoj qe nuk ke nevoje te ,,provosh” kolltukun e pushtetit edhe nje here. Te uroj shendet…

Continue Reading

Komente

Fitorja kundër kësaj klike kriminelësh të BDI-së të cilët e kanë vendin në burg, është thjesht një URGJENCË

Published

on

By

Shkruan Bekim Qoku në facebook:

Shqiptarët e MV nuk kanë asnjëfarë vizioni politik se çfarë drejtimi duhet të marrë Maqedonia e V. sipas interesave kombëtare, përjashto shabllonet NATO apo BE. Edhe më keq se kaq, asnjë instancë e çfarëdo institucioni shqiptar qoftë në Shqipëri apo Kosovë, nuk e ka fare idenë se si t’i bëhet këtij shteti.

Andaj, përtej narracioneve të mëdha, përtej broçkullave të rastit, fitorja e Idri Istrefit në Strugë, Bekimave në Çair dhe Dibër, Taravarit në Gostivar kundër kësaj klike kriminelësh të BDI-së të cilët e kanë vendin në burg, është thjesht një URGJENCË. Kaq.

Continue Reading

Komente

Qoku: Idri Istrefi i duhet Strugës, Ramiz Merko duhet të përfundojë në burg

Published

on

Koment në rrjetin social në Facebook nga Bekim Qoku, anëtar i Këshillit të Përgjithshëm të Lëvizjes Vetëvendosje i cili bënë thirje struganëve që të votohet kandidati i opozitës shqiptare Idri Istrefi sepse i duhet Strugës, ndërsa Ramiz Merko duhet të përfundojë në burg përcjell in7

Postimi i plotë:

A ta themi troç?
Strugës kësaj here i duhet Idri Istrefi edhe sikur t’ishte nga BDI, PDSH apo Besa.
E Ramiz Merko duhet të përfundojë në burg edhe sikur të vinte nga ASH, Alternativa apo edhe nga vetë Lëvizja Vetëvendosje!, ka theksuar Qoku./in7.tv/

Continue Reading

Aktuale