Kosovë
Studimi i GMF: Ballkani Perëndimor terren pjellor për dezinformimin rus
“Aktorët pro-rusë të dezinformimit, janë duke e minuar procesin e përgjithshëm të pajtimit në Ballkanin Perëndimor. Duke shfrytëzuar konfliktet e ngrira në rajon, ata kërcënojnë stabilitetin dhe marrëdhëniet e mira midis vendeve fqinje.
Në këtë përfundim, mbërrin një raport i Fondit Gjerman Marshall (German Marshall Fund), një think-tank me qendër në Gjermani, i bërë publik këtë muaj. Duke synuar të shpjegojë rritjen e narrativave anti-perëndimore dhe pro-ruse në Ballkanin Perëndimor, dokumenti analizon rolin e agjentëve lokalë të informacionit dhe atyre jo-shtetërorë, që promovojnë qëllimisht interesat e Rusisë në mbarë rajonin.
Në bazë të gjetjeve të studimit, për shkak të faktit që skena meditike është e pa konsoliduar dhe e pambrojtur, vendet e Ballkanit Perëndimor, përbëjnë një terren pjellore për përhapjen e dezinformatave.
Kjo ka çuar në krijimin e një hapësire mediatike në rajon, e cila është e prirur të promovojë narrativat anti-perëndimore dhe pro-ruse. Gazeta vlerëson se narrativat anti-perëndimore dhe pro-ruse, janë shumë të popullarizuara, pasi ky rajon është një fushëbetejë kryesore e konfliktit midis Rusisë dhe Perëndimit.
Këto tregime, nuk lindin në vakuum, por lehtësohen shumë nga zhvillimi i rrjeteve lokale të ndërmjetësve, që marrin pjesë në riprodhimin e tyre. Raporti është përqendruar veçanërisht në rolin e Rusisë në 3 proceset e rëndësishme politike në Ballkanin Perëndimor:referendumin për ndryshimin e emrit të Maqedonisë së Veriut, zgjedhjet në Bosnje Hercegovinë në vitin 2018, dhe në fazën e fundit të dialogut ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës.
Sipas gjetjeve të GMF, në të gjitha vendet e përmendura, janë përdorur 4 narrativa kryesore, vetëm me disa ndryshime: ”Agresori është NATO”, “Bashkimi Evropian, është institucionalisht i dobët”, “Shtetet e Bashkuara të Amerikës, do të krijojnë një Shqipëri të Madhe”, dhe “Rusia është një partnere e besueshme”.
Bojkoti i referendumit në Maqedoninë Veriore – një rezultat i ndikimit rus
Pas protestave të mëdha në Shkup, që ishin rezultat i krizës kushtetuese në Maqedoni në vitin 2016, Ministria e Jashtme ruse ndërmori një seri lëvizjesh që synonin të përfshinin rivalët perëndimorë, BE-në dhe NATO-n, në një projekt që sipas Moskës synon të krijojë “Shqipërinë e Madhe”.
Një fluks i veçantë i historive anti-perëndimore dhe pro-ruse, mund të vërehej menjëherë para referendumit mbi ndryshimin e emrit, dhe pajtimit historik mes Maqedonisë së Veriut dhe Greqisë, veçanërisht në rrjetet sociale, kujton raporti.
Sipas analizave të siguruara nga “German Marshall Fund”, çdo ditë pas referendumit u krijuan më shumë se 40 profile të reja në Facebook, ndërsa pati 24 mijë thirrje për bojkot të referendumit, me mbi 30 mijë rishpërndarje. Raporti thekson se një fushatë e tillë, pati efektin që deri në 2/3 e votuesve të mundshëm të mos merrnin pjesë në referendumin për ndryshimin e emrit, dhe kjo ishte mënyra përmes së cilës Rusia u përpoq të kompromentonte legjitimitetin e tij.
Dialogu midis Beogradit dhe Prishtinës – arenë kryesore për një “turne de force” midis Perëndimit dhe Rusisë
Sipas studiuesve të këtij think-tanku të njohur, ngërçi në në procesin dialogut Beograd-Prishtinë për normalizimin e marrëdhënieve mes tyre, i jep mundësi retorikës anti-perëndimore dhe pro-ruse që të fitojë popullaritet.
Ndikimi i Rusisë në përhapjen e këtyre tregimeve, është i pranishëm në gati të gjitha mediat, ndërsa të gjithë ekspertët e intervistuar për këtë raport, konfirmuan se narratat anti-perëndimore janë mbështetur ndërkohë edhe nga elita politike, e cila ka pasur ndikimin e vet në zbehjen e entuziazmit ndaj BE-së në Serbi.
Sipas sondazhit të Barometrit të Ballkanit në vitin 2017, e kryer nga Fondi Gjerman Marshall, 26 për qind e njerëzve në Serbi e perceptojnë praninë e Bashkimit Evropian në Ballkanin Perëndimor si diçka pozitive, dhe kjo është përqindja më e ulët në rajon.
Milorad Dodik – përfaqësuesi më i lartë rus në Ballkanin Perëndimor
“Bosnja, është ndoshta vendi më i dobët në Ballkanin Perëndimor, dhe si i tillë përfaqëson një terren pjellor për luftërat gjeopolitike midis Rusisë dhe Perëndimit”- thekson analiza. Rusia është veçanërisht e interesuar të ruajë ndikimin e saj në Republikën Serbe, ndërsa Milorad Dodik, është njeriu më i fortë që mbështet interesat ruse në Ballkanin Perëndimor. Raporti, arrin në përfundimin se Perëndimi nuk është mjaft i dukshëm në Bosnje, dhe madje edhe më pak në Republikën Serbe.
Aktorët e dezinformimit, e sfidojnë rolin e BE-së si një faktor kryesor politik në zbatimin e reformave në Ballkanin Perëndimor. Megjithatë në nivelin politik, perceptimi i BE-së në rajon është ende pozitiv, për shkak të rolit të saj si një investitore kryesore dhe partnere kryesore në fushën e eksporteve, përfundon analiza./përktheu dhe përshtati in7.tv/
BURIMI: Europen Western Balkans
Kosovë
Ja pse Albin Kurti iu iku sot mediave, e la të vetëm Dimitar Kovaçevskin

Ja pse Albin Kurti iu iku sot mediave, e la të vetëm Dimitar Kovaçevskin
Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, ishte paraparë që te dale sot në konferencë për media bashkë me kryeministrin Dimitar Kovaçevski, mirëpo kjo nuk ndodhi, shkruan Alsat.
Kurti, iu shmang mediave duke marrë kështu menjëherë rrugën për në Prizren, derisa pritej që kjo të ishte paraqitja e tij e parë para mediave pas zhvillimeve të mbrëmshme ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.
Kurti mbrëmë në orët e vona të natës, vendosi ta shtyjë për 48 orë vendimin për gjobat ndaj targave në komunat e Kosovës me shumice serbe, e kjo erdhi pas kërkesës së SHBA-së.
Kujtojmë se dje takimi Kurti-Vuciq përfundoi pa marrëveshje. /Alsat.mk
Kosovë
Kalon propozimi për liberalizimin e vizave në janar të vitit 2024

Kalon propozimi për liberalizimin e vizave në janar të vitit 2024
Përfaqësues të vendeve anëtare të BE-së u pajtuan me propozimin që liberalizimi i vizave për Kosovën të hyjë në fuqi më 1 janar të vitit 2024.
Radio Evropa e Lirë merr vesh se pajtimi u arrit në një takim të këshilltarëve për viza të martën në Bruksel.
Kjo datë ishte kërkesë e Spanjës – njërit prej pesë vendeve të BE-së që nuk e njeh ende pavarësinë e Kosovës.
Paraprakisht, Republika Çeke – e cila aktualisht udhëheq presidencën gjashtëmujore të BE-së – kërkoi që liberalizimi i vizave për Kosovën të fuqizohet më 1 dhjetor të vitit 2023.
Por, ky propozim nuk kaloi në një takim të grupit punues të BE-së për vizat, që u mbajt javën e kaluar, pasi Spanja e më pas edhe Sllovakia dhe Suedia paraqitën vërejtje dhe kërkuan, siç thanë, sqarime shtesë. Arsyet e tyre nuk u bënë të qarta.
Sipas propozimit të miratuar të martën, “hyrja në fuqi e liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës do të nisë në kohën kur të jetë funksional sistemi i udhëtimit ETIAS, por jo më vonë se më 1 janar të vitit 2024”.
Miratimi i këtij propozimi do të jetë në rend dite në takimin e ambasadorëve të vendeve anëtare të BE-së, që do të mbahet të mërkurën.
Liberalizimi i vizave do t’u mundësojë qytetarëve të Kosovës të udhëtojnë lirshëm në atë që njihet si zona Schengen, e që përbëhet prej 26 shtetesh evropiane.
Për të arritur deri këtu, Kosovës i duhet t’i kalojë edhe disa shkallë:
Diplomatë të BE-së thonë se kalimi i propozimit është një gjë pozitive, sepse ekziston një datë konkrete për hyrjen në fuqi të liberalizimit të vizave.
Sipas tyre, nëse ETIAS bëhet funksional sipas pritjeve, përkatësisht në nëntor të vitit të ardhshëm, liberalizimi i vizave mund të hyjë në fuqi edhe më herët, më 1 nëntor, 2023.
Lidhja me sistemin ETIAS
ETIAS është një sistem digjital që synon të bëjë evidentimin e vizitorëve që hyjnë prej jashtë BE-së në zonën Schengen.
Ky sistem është dashur të nisë së funksionuari në vitin 2022, por data është shtyrë disa herë dhe tani si afat përmendet nëntori i vitit 2023.
Në një takim të grupit punues për viza të Këshillit të BE-së, të mbajtur më 13 tetor, zyrtarët francezë propozuan që liberalizimi i vizave për Kosovën të lidhet pikërisht me funksionalizimin e ETIAS-it.
Republika Çeke doli më pas me propozimin që hyrja në fuqi e liberalizimit të vizave të lidhej me funksionalizimin e ETIAS-it, por njëherësh të caktohej edhe data e fuqizimit të vendimit: “jo më vonë se 1 dhjetori i vitit 2023”.
Me kërkesën e Spanjës, kjo datë u shty për 1 janar të vitit 2024.
Kosova është vendi i vetëm në Ballkanin Perëndimor, qytetarët e të cilit nuk mund të lëvizin lirshëm në zonën Schengen.
Kjo, me gjithë faktin se Komisioni Evropian, qysh në vitin 2018, ka konfirmuar disa herë se Kosova i ka përmbushur të gjitha kushtet për liberalizimin e vizave, por kanë qenë disa vende anëtare që vazhdimisht kanë shprehur rezerva.
Kosovë
Albin Kurti nesër në Shkup, takohet me Kovaçevskin

Albin Kurti nesër në Shkup, takohet me Kovaçevskin
Kryeministri i Kosovës Albin Kurti nesër do të qëndroj për vizitë zyrtare në Shkup. Gjatë qëndrimit të tij në Shkup, Kurti do të pritet nga kryeministri Dimitar Kovaçevski.
Ndërkohë që për në ora 11:00 është paraparë edhe një konferencë e përbashkët e dy kryeministrave. /Alsat.mk
-
Lajmet kryesore1 year ago
Mediat në Shqipëri: Kastriot Rexhepi është shantazhuar me video materiale nga grupi i Izet Mexhitit
-
Bota11 months ago
Nuk u intereson kush është përballë tyre, shihni pamjet se si ukrainasit i ndalin në rrugë rusët
-
Lajme2 years ago
Lidhjet e Trajko Veljanovskit me rastin M0nstга? – Avokati maqedonas flet për pazaret ndër tavolinë dhe fshehje provash
-
Kosovë1 year ago
Dalin detaje të reja për vrasjen e trefishtë në Gllogjan
-
Komente2 years ago
Mos e bëfsh pikën e hajrit o Albin Kurti
-
Lajme2 years ago
Gazetari shqiptar “e zuri mat” Vuçiqin – Cila ishte pyetja që e ngushtoi presidentin sërb?
-
Lajme2 years ago
Shek Hallaçi i Grupit të Kumanovës, nga Buгgu i Idгizovës publikon videon me një porosi
-
Lajme1 year ago
Anketa më re: Struga, Tetova dhe Çairi do të drejtohen nga Opozita Shqiptare