Connect with us

Lajme

Si të thellohet bashkëpunimi në mes të diasporës dhe vendlindjes

Published

on

Në Kumanovë të premten u mbajt tryeza me mërgimtaret kumanovarë, ku u prezantua dhe u debatua vizioni i “Fondit të Qendrave Kulturore Shqiptare në Zvicër”.

Ideja e organizimit të kësaj tryeze ishte nxitja për bashkëpunim konkret mes diasporës dhe vendlindjes me qëllim te fundit ruajtjen e diasporës nga asimilimi dhe angazhimin e sajë në zhvillimin ekonomik të vendit. Ideja e ruajtjes se rinisë nga asimilimi nëpërmjet Qendrave Kulturore Shqiptare dhe kontaktit të përhershëm me atdheun u mbështet fuqishëm nga gjithë të pranishmit.

Në fund te këtji takimi, “Rrjeti i Shoqatave shqiptare dhe Java Kulturore Shqiptare në Kumanovë” për themeluesit e “Fondit te QKSHZ”, Ahmet Asani, kryetar dhe Shaban Sadiku, nënkryetar, ndanë komplete librash dhe mirënjohje. Organizatorët dhe gjithë të pranishmit që debatuan, e vlerësuan tryezën si shumë të dobishme dhe nismë të mirë për tryeza tjera të këti lloji.

 

BURIMI: koha.mk

Continue Reading

Kosovë

Mërgata për tetë muaj dërgoi 750 milionë euro në Kosovë, mbi 140 milionë më shumë se viti i kaluar

Published

on

By

Mërgata për tetë muaj dërgoi 750 milionë euro në Kosovë, mbi 140 milionë më shumë se viti i kaluar

Mërgata vazhdon të kontribuojë në dërgimin e remitencave për familjet e tyre në Kosovë.

Pavarësisht pandemisë, deri në fund të muajit gusht 2020, në drejtim të vendit tonë janë dërguar 749.7 milionë euro, ku sipas Bankës Botërore (BB), mërgata ka ndikuar në rritjen ekonomike të Kosovës.

Të dhënat e Bankës Qendrore të Kosovë (BQK) tregojnë se gjatë këtij tetëmujori, diaspora ka dërguar 141.2 milionë euro më shumë sesa viti 2020, shkruan Telegrafi.

Vlera më e lartë e dërguar në drejtim të Kosovës ishte e muajit maj me 113.3 milionë euro.

Për sa i përket dërgesave të mërgatës sipas vendeve, Gjermania është shteti ku më së shumti dërgohen para në drejtim të Kosovës.

Nga Gjermania kanë ardhur 39.5 për qind e dërgesave, ndjekur nga Zvicra me 17.3 për qind dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës me 7 për qind.

Sipas kanaleve të dërgimit, BQK thotë se, 435.1 milionë euro janë transferuar me anë të agjencive të dërgesave të parëve, kurse pjesa tjetër me anë të bankave komerciale.

Në raportin e saj të fundit lidhur me ndikimin e pandemisë COVID-19 në ekonomi, BB thotë se rritja e konsumit me ardhjen e mërgatës ka kontribuar në rritjen ekonomike të Kosovës për vitin 2021.

Banka shpjegon se deri në fund të këtij viti, kjo rritje do të jetë 7.1 për qind, kundrejt një tkurrje prej 5.3 për qind që ishte vitin e kaluar.

“Aktiviteti ekonomik në vitin 2021 pritet të zgjerohet me 7.1 për qind kundrejt një rikthimi të mërgatës, masave mbështetëse fiskale dhe rritja e huadhënies. Modeli i rritjes së Kosovës është kryesisht i bazuar në konsum, me një mbështetje të konsiderueshme nga mërgata”, thuhet raport, shkruan Telegrafi.

Remitencat sipas kanaleve të dërgimit, janar-gusht 2021 | Burimi: BQK

BB thekson se rritja ekonomike është rikthyer në territor pozitiv gjatë tremujorit të katërt 2020.

“Ekonomia gjatë vitit 2020 u tkurr me 5.3 për qind, por informaliteti i lartë ka të ngjarë të zbeh ndikimin e plotë ekonomik dhe social të pandemisë. Punësimi formal tejkaloi ndikimin e pandemisë, por pjesëmarrja e ulët e fuqisë punëtore, veçanërisht për gratë, vazhdon të jetë ndër kufizimet kryesore në vend. Rritja ekonomike u kthye në territor pozitiv gjatë tremujorit të katërt të vitit 2020”, vijon BB.

Ndërsa, Banka Botërore thotë se që nga shpallja e pavarësisë, në Kosovë janë dërguar 12.6 miliardë euro, përcjell Telegrafi.

Sipas BB-së, pjesëmarrja e remitencave në Prodhimin e Brendshëm Bruto të Kosovës është 18.5 për qind.

Shuma e remitencave të dërguara sipas viteve në Kosovë: 2008 – 858 milionë euro, 2009 – 865 milionë euro, 2010 – 825 milionë, 2011 – 814 milionë euro, 2012 – 775 milionë euro, 2013 – 867 milionë euro, 2014 – 901 milionë euro, 2015 – 796 milionë euro, 2016 – 808 milionë euro, 2017 – 911 milionë euro, 2018 – 1.13 miliard euro, 2019 – 1.23 miliard euro dhe 2020 – 1.8 miliard euro.

Nga rezultatet preliminare të regjistrimit të diasporës, numri i qytetarëve të Kosovës që jetojnë në vende të ndryshme të Evropës dhe botës, të cilët i janë përgjigjur regjistrimit është rreth 350 mijë.

Continue Reading

Lajme

Dhunë fizike dhe psikologjike ndaj grave, arrestohen 2 persona

Published

on

By

Dhunë fizike dhe psikologjike ndaj grave, arrestohen 2 persona

Dy persona janë arrestuar në Tiranë e Durrës, pasi dyshohen se kanë ushtruar dhunë ndaj partnereve të tyre.

Në Durrës, u arrestua 38-vjeçari me iniciale B.K.për dhunë ndaj bashkëshortes.

Në Tiranë, u arrestua 33-vjeçari me iniciale L.R., pasi dyshohet se ka dhunuar fizikisht dhe psikologjikisht vajzën me të cilën bashkëjetonte. Policia njofton se pas padisë, ka lëshuar një urdhër mbrojtje për viktimën.
Të dyshuarit do të hetohet nga prokuroritë përkatëse të Tiranës dhe Durrësit.

Continue Reading

Lajme

Maqedonia, Bullgaria dhe Shqipëria sot nënshkruajnë memorandumin trepalësh për Korridorin 8

Published

on

By

Maqedonia, Bullgaria dhe Shqipëria sot nënshkruajnë memorandumin trepalësh për Korridorin 8

Maqedonia, Bullgaria dhe Shqipëria do të nënshkruajnë memorandumin trepalësh që do të nënshkruhet sot në Sofje.

Sipas njoftimeve nga kabineti i ministrit të Transportit, Blagoj Boçvarski po udhëton sot në Bullgarinë fqinje.

Ky memorandum është për përfundimin e Korridorit 8 dhe sipas qëllimit të deklaruar është përcaktimi i gatishmërisë së tre vendeve për planifikim afatgjatë dhe zhvillim të koordinuar të Korridorit 8 me fokus në projektet që janë me rëndësi më të madhe për rajonin dhe gatishmërinë për të zbatuar masat për transport të shpejtë dhe të pandërprerë të mallrave në pikat kufitare./Telegrafi/

Continue Reading

Aktuale