Connect with us

Shkupi

Shkup, 80 gjoba për tejkalim të shpejtësisë

Published

on

Sektori për Siguri në Komunikacionin e Rrugëve në kuadër të Sektorit të Punëve të Brendshme Shkup dje në periudhë prej orës 06:00 deri në orën 24:00 i gjobiti 80 shoferë të cilët i kanë drejtuar automjetet motorike me shpejtësi më të madhe se shpejtësia e lejuar me ligj në vendbanime në rajonin e Qytetit të Shkupit.

Në aksionin e zbatuar për kontroll policia i ka konstatuar edhe 52 kundërvajtje të tjera.

Në periudhën prej orës 19:00 deri në orën 24:00, kumtoi sot MPB, është zbatuar edhe kontroll aksioni për kundërvajtjet që i bëjnë drejtuesit e automjeteve dhe motoçiklistët, me ç’rast janë konstatuar tetë shkelje të kryera prej drejtuesve të automjeteve dhe motoçiklistëve.

ALSAT

Continue Reading

Lajme

Bërnjancë/ BDI dhe LSDM të pafuqishme për të zgjidhur problemin (VIDEO)

Published

on

By

Nxënësit shqiptar në fshatin Bërnjancë vazhduan me protesta para shkollës Kërste Misirkov në këtë fshat, duke kërkuar që edhe ata ashtu si edhe bashkëmoshatarët e tyre maqedonas të mësojnë në të njejtën shkollë. Por sderisa mbahej protesta afër shkollës erdhën edhe prindërit që kishin fëmijët në shkollë dhe u shprehën kundër që fëmijët shqiptar të mësojnë në shkollë, pasi ndihen të kërcënuar, raporton TVM2

“Çdo natë ne jemi në stres, unë duhet ta ruaj fëmijën tim pasi këtu në qendër të fshatit ne duhet të merremi me policinë, a jeni të vetëdijshëm se fëmijëse tonë i është vendosur thikë në fyt”, tha një banore maqedonase.

Banorët shqiptar thonë se fëmijtë e tyre do të vazhdojnë bojkotin e mësimit dhe protestat.

“Ja unë sot nuk i kam dërguar në shkollë dhe nuk do ti dërgoj në Haraçinë pasi këtu neve na takon, dersia të zgjidhet problem ne do të jemi çdo ditë këtu”.

“Prostenën e kemi lajmëruar në police dhe përderisa të na gjejnë zgjidhje ne do të vazhdojmë, sepse ky problem është 2/3 vite”.

“Bash at personin që ia kam blerë vendin pikërisht ai ka dalur në protestë për të bë protestë. Të drejtat janë të barbarata, sikur që janë ato edhe ne jemi këtu”.

Komuna e Gazibabës deri tani nuk ka ofruar zgjidhje për këtë problem ndërsa TVM2 kontaktoi edhe MASH nëse kjo e fundit ka ndërmarë diçka në lidhje me gjetjen e një zgjidhe, por nga atje përmes telefonit na u përgjigjen se pasi të njoftohen me detajet e problemit në fjalë do të përgjigjen për media.

Continue Reading

Lajme

Aksident i rëndë në Shkup. Një i vdekur dhe dy të lënduar

Published

on

By

Sonte në orët e mbrëmjes në bulevardin “Jane Sandanski” në Shkup ka ndodhur një aksident i rëndë trafiku. Në aksident sipas informatave të siguruara nga derveni.info në vendin e ngjarjes ka mbetur i vdekur një person, ndërsa dy të tjerë janë të lënduar dhe janë dërguar në spital.

Personi i vdekur mësohet të jetë vozitësi i motoçikletës kurse dy të lënduarot e tjerë vozitësi dhe një pasgjerë i Audi.

Derveni.info

Continue Reading

Denoncime

VIDEO SHOKUESE – Ndërmarrja komunale e Sarajit i hedh mbeturinat në lumin Treska

Published

on

By

Pamje shokuese janë shpërndarë në rrjet nga gazetari maqedonas, Sashe Ivanovski. Kamioni i mbeturinave, për të cilin gazetari thotë se është i Ndërmarrjes Komunale të Komunës së Sarajit, i hedh mbeturinat e grumbulluara direkt në rrjedhën e lumit Treska, përcjell in7. Komuna e Sarajit udhëhiqet nga Blerim Bexheti i BDI-së, ndërsa problemi me mbeturinat në territorin e kësaj komune nuk po gjen zgjidhje prej vitesh.

Continue Reading

Aktuale