Connect with us

Kosovë

Kush po qëndron pas dy “djemve rusë”, që me telefonatat e tyre trazuan Ballkanin

Published

on

Ai nuk është më president i Ukrainës, por një dyshe prankerash rusë e imitojnë Petro Poroshenkon, kësaj here përmes një telefonate në Maqedoninë e Veriut. Ka dyshime, se kush qëndron pas këtyre telefonatave false.

Një dyshe humoristësh (pranker) rusë, për të cilët supozohet se bashkëpunojnë me shërbimet sekrete, kësaj here pati në shënjestër Maqedoninë e Veriut. Prankerat rusë Leksus dhe Vovan, Vovan, Vladimir Kusnezov, Aleksej Stoljarov, e kanë kthyer Petro Poroshenkon në shënjestër të shakave ruse në telefon, duke i telefonuar kryeministrit të Maqedonisë së Veriut.

Një ditë në gusht 2018 bie zilja e telefonit të Zoran Zaevit. Një zë burri e përshëndet atë në anglisht me një theks europiano-lindor. “Zoti president, Ju jeni??” pyet Zaev, kryeministri i Maqedonisë së Veriut, që dikur quhej Republika e Maqedonisë. “Po, unë jam. Shpresoj, që moti është i mirë në Maqedoni”, përgjigjet zëri. Zaev mendon, se është duke folur me presidentin e Ukrainës Petro Poroshenko. Por në fakt ai flet me prankerat rusë, që e quajnë veten Vovan dhe Leksus e në të vërtetë janë Vladimir Kusnezov und Aleksel Stoljarov. Pranker janë njerëzit, të cilët në telefon paraqiten si dikush tjetër për ta vënë në lojë bashkëbiseduesin. Kjo bisedë e regjistruar dhe dy telefonata të tjera me Zaevin, të regjistruara me gjasë në shkurt dhe prill 2019, të dy rusët i publikuan në youtube më 8 korrik.

Ukrainasit dhe amerikanët nga SHBA-ja si objekte humori

Regjistrimi dëgjohet mirë dhe menjeherë pas fjalëve të kortezisë lidhur me motin „Poroshenko” kalon tek “agresioni rus”, që „ka mbërritur tashmë“ edhe në vendin e Zaevit. Ai përmend zhvillimet në Greqi, me sa duket për të zgjuar besimin, ose për të marrë ndonjë vlerësim për gjendjen. Asokohe, verën 2018, Greqia dëboi diplomatët rusë nga vendi. Akuza ishte: Tentativë për të penguar përmes ryshfetit marrëveshjen mes Greqisë dhe Maqedonisë për zgjidhjen e kontestit për emrin e vendit. Marrëveshja megjithatë më vonë hyri në fuqi.

Në mediat ruse, që kanë raportuar këto ditë për telefonatën e rreme, as që përmendet episodi në fjalë. Në vend të kësaj ato fokusohen në faktin, që dy rusë sërish e kanë vënë në lojë Poroshenkon duke bërë që ai të duket si i mefshët. Sipas tyre “Poroshenko” i ka treguar Zaevit, se ka lidhje me Aleksandrin e Madh.

Vovan dhe Leksus, të dy në fillim të 30-ve në moshë, janë të njohur për një publik të gjerë në Rusi qysh nga viti 2014, viti kur u realizua aneksimi i Krimesë. Ata kanë vënë në lojë njerëz nga fusha e sportit, politikës dhe spektakleve, por shënjestra numër një e tyre ka qenë presidenti Poroshenko, i pasuar nga ish-kryeministri ukrainas Arsenij Jazenjuk. Ata madje ia kanë dalë që të telefonojnë edhe me senatorin John McCain, që ndërkohë ka ndërruar jetë, me të ngarkuarin e posaçëm për Ukrainën Kurt Volker ose edhe me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s Jens Stoltenberg.

Dyshime për bashkëpunim me shërbimet sekrete

Përzgjedhja e viktimave, fakti, që politikanët rusë në përgjithësi nuk ngacmohen prej tyre, fakti që ata kanë akses tek numrat e telefonit të politikanëve të nivelit të lartë, kanë bërë që ndaj dyshes së prankerëve rusë të lindin dyshimet, se punojnë për shërbimet sekrete ruse. Këtë dyshim e ka shprehur edhe Svjatoslav Zeholko, zëdhënësi i shtypit i presidentit Poroshenko. Kjo pasi në vitin 2016 të dy prankerat janë përpjekur që New Your Times të botojë një intervistë te rreme me Poroshenkon. Por reporterët e kësaj gazete pyetën zyrën e shtypit të presidentit dhe gënjshtra doli në pah. Zeholko akuzoi për këtë shërbimet sekrete ruse. Prankerat Vovan dhe Leksus e mohuan këtë.

Si ra Elton John viktimë e prankerave rusë

Prankerat e tepruan me lojën e tyre edhe për Kremlinin. Në shtator 2015 Vovan (Kusnezov) duke u paraqitur si Vladimir Putin i telefonoi këngëtarit britanik Elton John, që e ka pranuar homoseksualitetin e tij. Popstar e konsideroi si të vërtetë telefonatën dhe bisedën miqësore me Putinin e bëri publike në llogarinë e tij në Istagram. Ai e pati falënderuar presidentin rus që angazhohet për çështjet e LGBT dhe i pati propozuar një takim personalisht. Kremlini u detyrua të reagojë. Putini i vërtetë i telefonoi Elton John-it dhe i shprehu keqardhjen për këtë „telefonatë të djemve“, sikurse i quajti ai prankerat.

Arsyeja se përse të dy ata sërish vënë në lojë Poroshenkon, ndonëse ai nuk është më në post që prej dy muajsh, nuk është e qartë. Ndoshta këtu luan rol edhe fakti, që më 21 korrik në Ukrainë do të zhvillohen zgjedhjet e parakohshme parlamentare dhe prej nga parashikohet që partia e Poroshenkos të jetë një ndër forcat më të mëdha opozitare.

BURIMI: DW

Continue Reading

Kosovë

Osmani në OKB i përgjigjet Selakoviqit që i quajti “kasapë të Ballkanit” Thaçin e Veselin

Published

on

By

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, është përplasur me ministrin e Jashtëm të Serbisë, Nikolla Selakoviq në OKB.

Osmani i tha Selakoviqit se ajo është qytetare krenare e Republikës së pavarur të Kosovës, shkruan lajmi.net.

Sipas saj, është mirë që Selakoviq dhe popullata serbe të ballafaqohet dhe ta pranojë këtë realitet.

“Sundimi i ligjit është në të mirë të të gjithë qytetarëve të Kosovës, pa dallim etnie. Për të ecur tutje me propagandën e fundit të Selakoviqit. Unë jam qytetare krenare e Republikës së Pavarur të Kosovës. Është më mirë që ju të ballafaqoheni me këtë realitet në mënyrë që edhe ata ta shohin një të ardhme për vete ku udhëheqësit e tyre nuk bëjnë lufta”, tha ajo.

“Populli juaj ka vuajtur shumë nga ju, dhe pajtohem se ka një tragjedi prapa secilit refugjat. Unë kam qenë vet një e tillë por mbi 80% e vendit tim janë detyruar të ikin nga regjimi gjenocidal i Millosheviqit. Kriminelët e luftës rehabilitohen nga liderët serbë. Selakoviq flet për vdekjen e një gruaje të moshuar në veri. Nuk ka asnjë raport nga askush që mund të fliste për këtë, se kjo grua ka vdekur si rezultat i përpjekjeve të sundimit të ligjit në Kosovë që Selakoviq të vijë këtu e të flas për një informatë të shtrembëruar”, tha ajo, duke iu përgjigjur deklaratës së Selakoviqit se një grua në veri ka vdekur si pasojë e tymit nga gazi lotsjellës i Njësive Speciale.

Ajo po ashtu ka thënë se Selakoviq ia ka huqur

“Në bazë të raporteve ndërkombëtare, nga 2017 deri në 2020 përqindja e krimeve të motivuara etnikisht nuk është 3 për qind, por ëshë 0.03 përqind. Serbët në Kosovë frikësohen nga strukturat paralele që përkrahen dhe shndërrohen në banda nga presidenti Vuçiq. Ata po shkelin të gjitha të drejtat themelore të serbëve dhe po i kërcënojnë që të mos marrin pjesë në zgjedhje. Do të bëjmë gjithçka që t’i mbrojmë serbët nga këto struktura kriminale”, tha Osmani.

Osmani iu përgjigj Selakoviqit edhe për deklaratën ku ai i quan “kasapë të Ballkanit” krerët e UÇK-së, Kadri Veselin e Hashim Thaçin.

“Kosova ka përkrahur themelimin e Zyrave të Prokurorit të Specializuar. Udhëheqësit kanë bashkëpunuar me këtë tribunal sepse s’kemi çka të fshehim. E vërteta është se NATO ka intervenuar për të ndaluar gjenocidin serb dhe kjo nuk mund të ndryshohet. Ne kemi qenë viktimë dhe serbët kanë qenë agresor”, ka thënë ajo. /Lajmi.net/

Continue Reading

Kosovë

Arrestohet një person në Ferizaj pasi sulmoi nënën e tij

Published

on

By

Arrestohet një person në Ferizaj pasi sulmoi nënën e tij

Është arrestuar një person në Ferizaj i cili sulmoi nënën e tij dhe ka demoluar shtëpinë.

I dyshuari është dërguar në mbajtje.

“Viktima femër kosovare ka raportuar se pas një mosmarrëveshje është sulmuar fizikisht nga djali i saj i dyshuari mashkull kosovar i cili i ka demoluar edhe shtëpinë. I dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e PK-së.

Continue Reading

Kosovë

Sot takimi i Këshillit të Sigurimit të OKB-së për Kosovën, merr pjesë edhe Osmani

Published

on

By

Sot takimi i Këshillit të Sigurimit të OKB-së për Kosovën, merr pjesë edhe Osmani

Presidentja Vjosa Osmani ka udhëtuar për në Nju Jork, për të marrë pjesë në takimin e radhës së Këshillit të Sigurimit (KS) të Organizatës së Kombeve të Bashkuara(OKB), lidhur me raportimin periodik të Përfaqësuesit Special të Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së për zhvillimet në Kosovë.

Në këtë takim të Këshillit të Sigurimit, presidentja Osmani do të paraqesë të arriturat e deritashme të shtetit të Kosovës, sfidat dhe perspektivën.

Takimi i KS të OKB-së për Kosovën që do të mbahet sot do të jetë i dyti për këtë vit pas atij të mbajtur me video-lidhje në prill./KSP/

Continue Reading

Aktuale