Connect with us

Lajme

Kush është terroristi rus që u arrestua në Tiranë, prezantohej si Maradona

Published

on

“Unë krijova një organizatë për të mbledhur ndihma për viktimat luftës në Siri, nuk jam terrorist. Mos më dorëzoni në Rusi se më rrezikohet jeta!”. Kjo është deklarata para Gjykatës së Durrësit e Rasul Miklaev, i arrestuar në Shqipëri si pjesë e grupimit terrorist të Jaish al Muhaxhirin al Answar, pjesë e shtetit islamik ISIS.

Por provat tregojnë se 34-vjeçari që qëndroi për 11 muaj në këtë dhomë të qendrës se Kareçit ka udhëtuar në vitin 2013 nga Rusia në Turqi dhe mandej në Siri, ku në qytetin Kharitan i është bashkuar njësisë së armatosur të organizatës terroriste.

Rasul Miklaev, 34 vjeç, një person i kërkuar si terrorist prezantohej përpara stafit të Kareçit si Diego Maradona. Vetë stafi dhe punonjësit e policisë kufitare ia kishin vendosur emrin X , ndërsa njëkohësisht të huaj dhe agjentët e antiterrorit të bindur se bëhej fjalë për një terrorist, vazhdonin të komunikonin me ndërkombëtaret dhe tu kërkonin shenjat e gishtave. Ajo që e tradhtoi Rasul Mislaev nuk ishte karakteri i tij i çuditshëm apo fakti që qëndronte i mënjanuar nga të tjerët, por e tradhtoi një telefonatë, një telefonate e cila i çoi autoritet shqiptare në një komunikim të vazhdueshëm me Rusinë, që nga ana e saj konfirmoi se ky shtetas ishte me kartelën ‘red notice’.

Rasul Miklaev për 11 muaj ka dhënë disa identitete dhe identifikimi i tij ka angazhuar disa agjenci ligjzbatuese dhe inteligjente.

Kur ai mbërriti në Shqipëri verën e 2018 së bashku me një grup emigrantesh që vinin nga lufta, ai u shtir si një person që as dëgjonte dhe as fliste. Por roli i tij mori fund pikërisht këtu në qendrën e mbyllur të Kareçit, pas intervistimit dhe dyshimit se në fakt nuk bëhej fjale për një person që përpiqej t’i shpëtonte luftës, por behej fjale për një person të rrezikshëm dhe terrorist. Për këtë arsye për 11 muaj me radhë, ai u mbaj nën vëzhgim por edhe u pyet shpesh dhe u thye dhe vendosi të flasë, por sidoqoftë ai asnjëherë nuk e tha emrin e tij të vërtetë dhe as identitetin.

Madje edhe të tjerë të ardhur nga vendet e luftës që vazhdojnë të mbahen në qendrën e Kareçit, nuk e njohin me emrin e tij, por me identitetin që ai është prezantuar.

“Ah Diegoo! Diego ka ikur”, shprehet një nga personat e strehuar në qendrën e Kareçit për kamerën e Top Channel.

BURIMI: TCH

Continue Reading

Lajme

Dauti: Për shtetësinë e vëllezërve Azizi, nuk duhet mendim nga ASK-ja

Published

on

By

Dauti: Për shtetësinë e vëllezërve Azizi, nuk duhet mendim nga ASK-ja

Për dy vëllezërit pa shtetësi të lindur, rritur e shkolluar në vendëlindjen e tyre në Kumanovë (rasti i paraqitur mbrëmë në Alsat M) të cilët nga muaj gusht i vitit të kaluar kanë aplikuar përsëri për marrjen e shtetësisë, kushdo që nuk zbaton ligjin do duhet të pergjigjet penalisht.

Dy janë momentet që duhet potencuar për byrokratët që guxojnë të jenë mbi ligjin:

1. Personat që kanë jetuar deri më 8 shtator 1991 në territorin e Republikës së Maqedonisë, marrin shtetësi vetëm me njërin nga dokumentet e përcaktuara. Pra, Agjencionit për Siguri Kombëtare-ANB, nuk i kërkohet mendim.

2. Edhe po të jetë parashtruar kërkesa nga “i huaj” për të cilët duhet të jep mendim ANB-ja, ai mendim nuk duhet të jepet më vonë së gjashtë muaj sepse me ndryshimet e fundit të ligjit thuhet: “Organi i cili vendos për paragrafin 1 pika 8 të ketij neni (fjala është për ANB- në) miraton vendim në afat prej gjashtë muajve pas parashtrimit të kërkesës së të huajit” .

Continue Reading

Bota

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron është goditur me shuplakë

Published

on

By

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron është goditur me shuplakë

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron është goditur me shuplakë nga një grua gjatë një bisede që ai kishte me qytetarët në rrugët e Parisit.

Në videon që është bërë virale në rrjetet sociale, shihet presidenti francez Macron teksa i afrohet një grupi personash për t’i përshëndetur, por një grua nis ta qortojë dhe menjëherë i afrohet dhe e godet me shuplakë. Pas këtij veprimi, shihet se gruaja është neutralizuar nga persona të tjerë si dhe punonjës të sigurisë.

Kjo nuk do të ishte hera e parë që Macron merr një sulm të këtij lloji, ai i mëparshmi ishte në vitin 2021. Në rastin e vitit të shkuar, Macron iu afrua një grupi për t’i përshëndetur kur një person i veshur me një bluzë të gjelbër e tërhoqi me një dorë, ndërsa me tjetrën e goditi në fytyrë. Qytetari që qëlloi presidentin u neutralizua, ndërsa mediat franceze raportuan se ai thirri “Poshtë Makronizmi”. Ende janë të paqarta, shkaqet që provokuan incidentin. Pas goditjes së kreut të shtetit francez, dy persona u arrestuan nga policia lokale.

Continue Reading

Lajme

Kriza energjetike problem për kompanitë!

Published

on

By

Kriza energjetike problem për kompanitë!

Kyetari i Odës Ekonomike Branko Azeski dhe Kryetari i OEMVP-së Mendi Qyra do të kërkojnë nga Qeveria që të zgjidhet problemi me krizën energjetike të bizneseve dhe kompanive. Mendi Qyra tha se do të mundohen të gjejmë zgjidhje edhe për të rinjtë që të mos ikin nga vendi.

“Një ndër problemet më të rëndësishme që ka biznesi sidomos mikro dhe biznesi i vogël është energjetika që ne sigurisht të kërkojmë nga Qeveria të gjejmë forma më të përshtatshme që të zgjidhet ky problem. Përveç problemin e energjetikës ne kemi problemin e resurseve njerëzore e cila për fat të keq të rinjtë edhe pjesa tjetër e popullatës po largohet nga Maqedonia dhe ne bëjmë ç’mos që të gjejmë forma të përshtatshme që ky problem të zbutet”, tha Mendi Qyra, kryetar i OEMVP.

“Ne do t’i përfaqësojmë interesat e bizneseve, kompanive, edhe në kushte kaq të vështira. Unë e di bagazhin e kolegut tim, dhe besoj që do t’i ndjek sukseset e tij të veprimtarisë”, theksoi Branko Azeski, kryetar i Odës Ekonomike.

Continue Reading

Aktuale