Gjoba tejkalon çdo penalitet tjetër privatësie. Në 2012-tën Google u godit me 22.5 milion dollarë gjobë. Facebook është një kompani masive dhe mund të mendoni se 5 miliardë dollarë janë shumë pak, por do të ishte një tkurrje masive për 15 miliardë dollarët të ardhura në tre mujorin e parë.
Por kritikët thonë se penalitetet në shuma të majme nuk mjaftojnë për tu përballur me një kompani shumëkombëshe si Facebook. Një penalitet i tillë për Facebook është njësoj si një gjobë për parkim të jashtëligjshëm për ne shpreheshin disa analistë.
Shqetësimet rreth “Big Tech” nuk kanë të bëjnë vetëm me privatësinë. FTC ka formuar një task forcë për të hetuar shkrirjet e kompanive. Senatorja demokrate Elizabeth Warren e cila kandidon për presidente në zgjedhjet e 2020-ës është shprehur për shpërbërjen e kompanive si në rastin e Facebook do të bëhej ndarja nga WhatsApp dhe Instagram.