Connect with us

Spektakël dhe Yje

Inva Mula dhe Ethem Ramadani i japin fund historisë së tyre 11 vjeçare

Published

on

Plot 11 vites bashkë të martuar , Inva Mula i jep fund historisë së dashurisë me Ethem Ramadanin. Sopranoja e famshme dhe biznesmeni nga Kosova janë prindër të një vajze të quajtur Nina.

Burime për Panoramën, kanë konfirmuan thashethemet që qarkullojnë prej kohësh, të cilat flisnin për një krizë mes dyshes, që përfundoi me ndarje. Sikurse soprania dhe biznismeni, duket se kanë vendosur të mbeten miq, pasi së fundmi janë parë ende në shoqërinë e njëri tjetrit, ndërlidhjen sigurisht e bën edhe vajza e tyre Nina.

Inva  Mula nuk ka bërë asnjë lloj deklarate mbi ndarjen apo një krizë të mundshme mes saj dhe partnerit, ndryshe nga Ramadani i cili në intervistat e fundit është kujdesur të mos e përmendi fare Invën, duke shtuar kështu dyshimet.

Pas divorcit me Pirro Çakon, një përvojë të tillë të divocit, Inva Mula e përjeton edhe me biznismenin Ethem Ramadani.

Continue Reading

Spektakël dhe Yje

Këngëtarja serbe paguan 10 mijë euro për të huazuar këngën e Ronela Hajatit

Published

on

Këngëtarja, Ronela Hajati, para një viti ka publikuar këngën “Leje”.

Ndërsa kjo këngë tani është publikuar edhe në versionin serb nga këngëtarja, Tea Tairoviq.

Sipas mediave serbe kënga e Tea-s e titulluar “Dubai” është një ‘cover’ i këngës të Ronela Hajatit – “Leje”.

Siç shkruan Nova.rs kjo këngë është një ‘cover’ i këngës shqiptare “Leje”, e cila numëron gati shtatë milionë shikime.

Tea ka paguar për këtë këngë 10 mijë euro, aq sa ka dhënë për hitin “Hajde”, të cilin e kanë firmosur edhe autorë shqiptarë.

Continue Reading

Spektakël dhe Yje

A ju mungon kreativiteti? Këto janë disa nga këngët e “vjedhura” të artistëve kosovarë

Published

on

Ata sjellin gjithmonë projekte të reja në mënyrë që të qëndrojnë sa më relevant gjatë kohës, shkruan lajmi.net.

Por, në raste të ndryshme artistët janë akuzuar edhe për “vjedhje” apo “imitime” të këngëve, qoftë për muzikën apo tekstin e këngëve.

Këtyre akuzave nuk i kanë shpëtuar edhe emrat më të vlerësuar të skenës së muzikës në trojet shqiptare.

Më poshtë gjeni disa këngë të cilat dëgjohen edhe sot, por se kanë ngjashmëri me këngë të huaja, për çka edhe artistët në fjalë janë akuzuar për “vjedhje”:

Dafina Zeiqri & Majk – Më fal 

Me datë 13 Janar të këtij viti dy artistët Majk dhe Dafina publikuan këngën “Më fal”. Nuk kaloj shumë kohë dhe në media nisi të flitej rreth autenticitetit të këtij projekti, për shkak të ngjashmërisë që kënga kishte me një këngë tjetër në gjuhën serbe.

Fjala është për këngën “Budi tu” e Voyage me Breskavica, e cila është publikuar në nëntor të vitit 2019.

Asnjëri nga artistët kosovarë nuk ka folur lidhur me këto “akuza”.

E këtë listë e vazhdojnë edhe disa nga artistët tjerë.

Mozzik – Cocaina

Fillimi i verës të vitit 2016 solli projektin më të ri nga Mozzik që titullohej “Cocaina”, këngë kjo që për pak kohë u shndërrua në hit veror.

Mirëpo, kjo këngë atë kohë ishte vërejtur nga fansat që ngjasonte me këngën “Lightskin” të reperit S Loud.

As Mozzik nuk i ishte përgjigjur kurrë akuzave.

2-Ton – Ani nashta

“Ani nashta” ishte hiti i verës së vitit 2015, e kënduar nga 2-ton.

Kjo këngë në media u aludua së është e ngjashme me këngën “Living in love” të reperit amerikan l-Wayne.

E këtë e pat pranuar edhe vet reperi mirëpo nuk e pat cilësuar si vjedhje në një intervistë dhënë në atë kohë. /Lajmi.net/

Continue Reading

Spektakël dhe Yje

Bashkëshorti turk i Genta Ismajlit bën tatuazh shqiponjën (Video)

Published

on

Këngëtarja e njohur, Genta Ismajli ka pak kohë që është bërë nënë. Ajo dhe bashkëshorti, biznesmeni turk Hussein Usta, u bekuan me dy binjakë, një vajzë dhe një djalë.

Çifti janë shumë aktiv në rrjetet sociale, ku nuk ngurojnë të ndajnë edhe foto me vogëlushët.

Së fundmi, Usta ka publikuar një imazh teksa mbante në krahë njërin prej tyre. Mirëpo, vëmendjen e të gjithëve ka tërhequr tatuazhi i tij.

Biznesmeni turk kishte pikturuar në krahun e tij simbolin e shqiponjës, duke treguar kështu edhe dashurinë që ka për Shqipërinë.

“Një ditë në diell me vajzën time”, ka shkruar Usta krahas fotos.

Continue Reading

Aktuale