Connect with us

Spektakël dhe Yje

Ed Sheeran: Ndihem si një kafshë e kopshtit zoologjik

Published

on

Këngatari i njohur, jo pak herë ka treguar gjatë intervistave të tij problemet me ankthin, duke thënë se çdo ditë bëhej aq ankthioz sa s’donte ta shihte më telefonin e tij dhe dilte nga çdo grup chati që kishte me miqtë. Nëse ekziston diçka që besdis Ed Sheeran është vetëm fama!

“S’kam problem të flas me njerëzit. Problemin e kam kur ata më filmojnë dhe më ngulin sytë për një kohë të gjatë. Kjo më bën të ndihem çuditshëm. Më bën të ndihem sikur s’jam njeri. Nëse do, eja dhe bisedo me mua, edhe nëse nuk jemi takuar kurrë më parë, thjesht eja. Ajo çfarë e prish momentin e çiltër të bisedës me ta është kur më kërkojnë për një foto!”- tregon këngëtar.

Ballafaqimi me njerëzit tek Sheeran, shkaktonë ankth, vëmendja e tyre e bën të ndihet sikur të ishte në kopshtin zoologjik.

“Kur mendoj të dal në një restorant, zgjedh gjithmonë një dhomë private sepse nëse jam diku me publik, ata do të më filmojnë teksa unë ha. Ndihesh si kafshë e kopshtit zoologjik. Nuk dua të ankohem, kam një punë dhe jetë të mirë, por do doja që thjesht ta shmangia këtë.”- thotë Sheeran

 ANABEL

Continue Reading

Spektakël dhe Yje

A ju mungon kreativiteti? Këto janë disa nga këngët e “vjedhura” të artistëve kosovarë

Published

on

Ata sjellin gjithmonë projekte të reja në mënyrë që të qëndrojnë sa më relevant gjatë kohës, shkruan lajmi.net.

Por, në raste të ndryshme artistët janë akuzuar edhe për “vjedhje” apo “imitime” të këngëve, qoftë për muzikën apo tekstin e këngëve.

Këtyre akuzave nuk i kanë shpëtuar edhe emrat më të vlerësuar të skenës së muzikës në trojet shqiptare.

Më poshtë gjeni disa këngë të cilat dëgjohen edhe sot, por se kanë ngjashmëri me këngë të huaja, për çka edhe artistët në fjalë janë akuzuar për “vjedhje”:

Dafina Zeiqri & Majk – Më fal 

Me datë 13 Janar të këtij viti dy artistët Majk dhe Dafina publikuan këngën “Më fal”. Nuk kaloj shumë kohë dhe në media nisi të flitej rreth autenticitetit të këtij projekti, për shkak të ngjashmërisë që kënga kishte me një këngë tjetër në gjuhën serbe.

Fjala është për këngën “Budi tu” e Voyage me Breskavica, e cila është publikuar në nëntor të vitit 2019.

Asnjëri nga artistët kosovarë nuk ka folur lidhur me këto “akuza”.

E këtë listë e vazhdojnë edhe disa nga artistët tjerë.

Mozzik – Cocaina

Fillimi i verës të vitit 2016 solli projektin më të ri nga Mozzik që titullohej “Cocaina”, këngë kjo që për pak kohë u shndërrua në hit veror.

Mirëpo, kjo këngë atë kohë ishte vërejtur nga fansat që ngjasonte me këngën “Lightskin” të reperit S Loud.

As Mozzik nuk i ishte përgjigjur kurrë akuzave.

2-Ton – Ani nashta

“Ani nashta” ishte hiti i verës së vitit 2015, e kënduar nga 2-ton.

Kjo këngë në media u aludua së është e ngjashme me këngën “Living in love” të reperit amerikan l-Wayne.

E këtë e pat pranuar edhe vet reperi mirëpo nuk e pat cilësuar si vjedhje në një intervistë dhënë në atë kohë. /Lajmi.net/

Continue Reading

Spektakël dhe Yje

Bashkëshorti turk i Genta Ismajlit bën tatuazh shqiponjën (Video)

Published

on

Këngëtarja e njohur, Genta Ismajli ka pak kohë që është bërë nënë. Ajo dhe bashkëshorti, biznesmeni turk Hussein Usta, u bekuan me dy binjakë, një vajzë dhe një djalë.

Çifti janë shumë aktiv në rrjetet sociale, ku nuk ngurojnë të ndajnë edhe foto me vogëlushët.

Së fundmi, Usta ka publikuar një imazh teksa mbante në krahë njërin prej tyre. Mirëpo, vëmendjen e të gjithëve ka tërhequr tatuazhi i tij.

Biznesmeni turk kishte pikturuar në krahun e tij simbolin e shqiponjës, duke treguar kështu edhe dashurinë që ka për Shqipërinë.

“Një ditë në diell me vajzën time”, ka shkruar Usta krahas fotos.

Continue Reading

Spektakël dhe Yje

Arta Kabashi rikthehet me projekt të ri, lanson këngën “Interes”

Published

on

Këngëtarja e njohur, Arta Kabashi është rikthyer me projekt të ri muzikor.

Artistja e njohur ka lansuar këngën më të re që mban titullin “Interes” dhe është vizuelizuar edhe me videoklip.

“Kënga prej të cilës nuk kam mundur të heq dorë”, ka shkruar Arta në postimin për publikimin e këngës teksa ka falënderuar edhe bashkëpunëtorët e saj që e mundësuan realizimin e këtij projekti.

Në klip, Arta si çdo herë tjetër dukej në formë të mirë dhe me shumë stil duke marr vëmendje në disa veshje të ndryshme.

“Interes” tashmë gjendet e publikuar në kanalin zyrtar në YouTube dhe padyshim do të pritet mirë nga fansat e artistes.

Continue Reading

Aktuale