Connect with us

Lajme

Deputetët me këmbëngulje kërkojnë dislokim të skedinave dhe kazinove (VIDEO)

Published

on

Tashmë disa muaj në Maqedoninë e Veriut po zhvillohet debati për ndryshimin e Ligjit për lojërat e fatit, shkruan in7.tv.

Disa deputetë, tashmë kanë propozuar një projektligj, i cili kërkon që kazinotë të jenë në një radius prej 500 metrash larg nga institucionet mësimore, përderisa qytetarët si dhe organizatat kundër bixhozit, kërkojnë që kazinotë të jenë 3 mijë metra larg vendbanimeve.

Por, kështu nuk mendon Vasko Iliev nga Shoqata e bastoreve dhe kazinove në vend, ai në një emision të realizuar nga Instituti për Studime të Komunikimit, thotë se “Kërkesa e deputetëve të BDI-së për zhvendosjen e kazinove dhe skedinave në një largësi prej 500 metra nga institucionet arsimore, kulturore dhe fetare, do t’i lërë pa punë 7,700 njerëz si dhe rreth 118 milion euro më pak do të derdhen në buxhetin shtetëror.”

Deputeti i Bashkimit Demokratik për Integrim, Rexhail Ismaili, i cili është një nga propozuesit e Ligjit që rregullon lojërat e fatit, thotë se aksesi i lehtë deri tek objektet e këtij lloji rrit rrezikun që të rinjtë të bëhen të varur nga lojrat e fatit.

Në Maqedoni numërohen më shumë se 500 bastore dhe më shumë se 200 kazino, duke përjashtuar edhe ato ilegale që janë nëpër vendbanime rurale./in7.tv/

Continue Reading

Lajme

Taravari: I shokuar nga sulmi kriminal në Gllogjan, shumë jetë të pafajshme e sidomos fëmijësh po na ikin këtë muaj!

Published

on

Kryetari i Komunës së Gostivarit, Arben Taravari, ka reaguar pas sulmit me armë zjarri ndaj autobusit në Gllogjan të Deçanit, ku mbetën të vrarë të paktën tre persona, përcjell in7.

Jam i shokuar nga sulmi kriminal ndaj autobusit që ndodhi në Gllogjan, ku ka edhe viktima, mesin e tyre nxënës shkolle.
Në këto çaste të rënda jam me familjarët e të vrarëve, duke u lutur për durim…
Pres që organet e rendit të zbardhin menjëherë këtë krim monstruoz!
Shumë jetë të pafajshme e sidomos fëmijësh po na ikin këtë muaj!
Zot na Mbro!, ka shkruar Taravari në Facebook./in7.tv/

Continue Reading

Kosovë

Reagon Kryeministri Albin Kurti për ngjarjen në Gllogjan

Published

on

Ka reaguar edhe Krzeministri i Kosovës , Albin Kurti lidhur me ngvjarjen e sontme që e tronditi Gllogjanin, ku mbetën të vrarë 3 perspna.

Ai shprehë ngushëllime familjarëve të viktimave, duke iu dëshiruar shërim të shpejtë të plagosurve, dhe fton policinë të mobilizohet me kapacitetet e saj të plota.

“Sonte u tronditëm nga lajmi për sulmin me armë zjarri ndaj autobusit me nxënës në Gllogjan të Deçanit. Sipas Policisë së Kosovës nga ky sulm kanë mbetur të vrarë tre qytetarë të vendit tonë, prej të cilëve dy nxënës.
Në emrin tim dhe në emër të Qeverisë së Republikës së Kosovës, u shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjeve, shokëve e shoqeve, që humbën më të dashurit në këtë sulm. Të plagosurit i dëshirojmë shërim të shpejtë.
Policia është mobilizuar me kapacitetet e saj të plota për ta hetuar këtë krim të rëndë, e për të mundësuar drejtësi”, theksoi Kurti.

Continue Reading

Lajme

Jovevski: Materialet e ADN-së nesër do t’u dorëzohen Prokurorisë bullgare

Published

on

Prokurori Publik I Maqedonisë së Veriu, Ljubomir Jovevski tha se nga instituti i mjekësisë ligjore kanë siguruar ADN-t e familjarëve të viktimave dhe ato materiale gjatë ditës së nesërme do të dorëzohen tek pjesëtarët e Prokurorisë së Bullgarisë dhe së bashku me këto materiale atyre do tu dorëzohet edhe materiali i dokumenteve që deri në këtë moment prokuroria i ka siguruar.

“Kolegët bullgar gjatë ditës së sotme arritën në Prokurorinë Publike të Republikës së Maqedonisë së Veriut, ne nga institute I mjekëses ligjore kemi siguruar AND-t e familjarëve të viktimave dhe ato materiale gjatë ditës së nesërme do të dorëzohen tek pjesëtarët e Prokurorisë së Bullgarisë dhe së bashku me këto materiale atyre do tu dorëzohet edhe materiali i dokumenteve që deri në këtë moment prokuroria i ka siguruar”, tha Jovevski.

Continue Reading

Aktuale