Connect with us

Bota

A do ta humb besimin e rusëve Vlladimir Putin?!

Published

on

Çdo vit presidenti rus Vladimir Putin, organizon një konferencë televizive maratonë me pyetje-përgjigje, gjatë të cilës ai dëgjon ankesat e njerëzve, premton t’i zgjidhë problemet e tyre, dhe shpjegon pikëpamjet e tij mbi një gamë të gjerë çështjesh.

Me më shumë se 1 milionë pyetje të shtruara për të, organizatorët zgjedhin me kujdes vetëm disa prej tyre. Në fakt pyetja që nuk iu shtrua zyrtarisht, por që u ndje ishte:Kur do të largohet nga pushteti? Për shumë amerikanë të zemëruar me rolin e Rusisë në zgjedhjet e vitit 2016, si dhe nga qëndrimi i presidentit Donald Trump ndaj Rusisë, Putini duket si një mjeshtër i manipulimeve.

Por në Rusi, nuk shihet tamam kështu. Pas gati 2 dekadash në pushtet, Putini ndodhet nën presion. Sipas sondazheve të opinionit, rusët janë më pak të impresionuar me sjelljen e tij në skenën botërore, dhe po u soset durimi me ekonominë në stanjacion, varfërinë në rritje, korrupsionin e shfrenuar, represionin dhe abuzimet e përhapura të pushtetit.

Putini mbetet ende në pozita në forta në krye të vendit, pa ndonjë kërcënim të menjëhershëm ndaj sundimit të tij. Por ngjarjet e fundit, sugjerojnë një kthesë të mundshme:Në një numër frontesh, brenda dhe jashtë vendit, Putini është përballur me dështime të turpshme, dhe popullsia e zhgënjyer, e ka humbur besimin tek ai, duke nisur të sfidojë me guxim autoritetin e tij.

Javën e kaluar, autoritetet u vunë nën një presion aq të madh pas arrestimit të gazetarit investigativ Ivan Golunov me akuza të fabrikuara, saqë pas disa ditësh e liruan dhe e shpallën të pafajshëm.

Në një vend, ku gazetarët që publikojnë shkrime kritike ndaj Kremlinit eleminohen fizikisht, reagimi i qeverisë ndaj valës në rritje të protestave, zbulon se regjimi është i shqetësuar për rënien e popullaritetit.

Kriza ekonomike, po e zbeh mbështetjen e rusëve për Putinin. Bumi ekonomik, që nxiti popullaritetin e Putinit, u zbeh pas rënies së çmimeve të naftës disa vite më parë. Standardet e jetesës po bien, dhe përpjekjet e qeverisë për të frenuar shpenzimet, kanë shkaktuar një reagim të ashpër.

Që nga lëvizja e vitit të kaluar për rritjen e moshës së daljes në pension, rusët kanë protestuar me më shumë entuziazëm. Pavarësisht nga arrestimet e përsëritura, mesazhet e aktivistëve kundër korrupsionit, po rezonojnë gjithnjë e më shumë me protestuesit.

Dikur ishte më e lehtë të toleroheshin miqtë e Putinit që bëheshin miliarderë, pasi edhe jeta e rusëve të thjeshtë po përmirësohej. Jo sot. Ndërsa ndërhyrjet ushtarake në kufijtë e Rusisë, nxitën dikur ndjenjën e patriotizmit të rusëve, kostoja e aventurave të huaja po shkakton një barrë të madhe mbi buxhetet familjare

Rritja ekonomike këtë vit pritet të mbetet e dobët, rreth 1 për qind. Qeveria planifikon shpenzime më të mëdha në infrastrukturë, por përzierja e korrupsionit dhe sanksioneve ndërkombëtare, nuk po ndihmon aspak. Investimet e huaja, gati janë zhdukur.

Udhëheqësi rus, besohet sot në Siberi nga vetëm 31.7 për qind e rusëve, sipas sondazhit të kompanisë ruse VTsIOM, shumë më poshtë se 71 për qind në 2015, pas pushtimit të Krimesë. Në total popullariteti i Putin mbetet në nivelin e kënaqshëm 60 për qind, por shumë ulët se niveli 90 për qind para disa vitesh.

Për vite me rradhë, aktivistët rusë u kanë thënë perëndimorëve se imazhi i tyre mbi Putinin si një strateg, është shumë larg së vërtetës. Sigurisht, Putini ndërhyri në Siri dhe e ndihmoi nga rënia Bashar Al-Asadin, ndihmoi në zgjedhjen e Trumpit president në SHBA, përmes manipulimit të votuesit amerikanë.

Trump heziton sot të kritikojë haptazi Putinin, duke vonuar sanksionet e reja ndaj Moskës të miratuara nga Kongresi. Por nëse Putin priste që Trump t’i hiqte fare sanksionet, kjo gjë nuk ka ndodhur. Aksionet e Putinit, kanë patur efektin e kundërt edhe në fusha të tjera.

Vitin e shkuar, Greqia i dëboi diplomatët ruse, duke i akuzuar ata për një komplot kundër dhënies fund të një mosmarrëveshjeje të vjetër mbi emrin e Maqedonisë. Komunikimet e përgjuara, identifikuan agjentët e Kremlinit që përhapnin dezinformata dhe kishin paguar protestuesit grekë, për të kundërshtuar një marrëveshje midis Greqisë dhe Maqedonisë.

Marrëveshja u nënshkrua me sukses, pavarësisht përpjekjeve të Moskës. Nëse Putini ndjen se fuqia e tij po dobësohet, kjo mund të ndikojë në sjelljen e tij ndërkombëtare. Ai mund të synojë të sfidojë sërish SHBA, ose të izolohet, duke u përqendruar më shumë në shtëpinë e tij.

Në të gjitha skenaret, rezultatet e veprimeve të tij do të ndjehen në të gjithë Perëndimin, ku Moska ka nxitur në mënyrë aktive mosmarrëveshje. Zyrtarët amerikanë të zbulimit, besojnë se ai planifikon të ndërhyjë sërish në zgjedhjet presidenciale amerikane të vitit 2020.

Dhe vala nacionaliste në Evropë, ka sjellë në pushtet politikanë, që janë të etur të përmirësojnë marrëdhëniet me Moskën, dhe kjo mund të ndihmojnë në bllokimin e çdo lëvizjeje të mëtejshme nga Bashkimi Evropian, për të frenuar sjelljet destruktive të Putinit.

Mandati aktual i Putinit, mbaron në vitin 2024. Deri atëherë ai ka kohën dhe mjetet e duhura, për të forcuar pozitat e tij. Por gati 2 dekada pasi u ngjit në pushtet, rusët e kanë humbur besimin tek aftësitë e tij./përktheu dhe përshtati in7.tv/

BURIMI: politico.eu

Continue Reading

Bota

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron është goditur me shuplakë

Published

on

By

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron është goditur me shuplakë

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron është goditur me shuplakë nga një grua gjatë një bisede që ai kishte me qytetarët në rrugët e Parisit.

Në videon që është bërë virale në rrjetet sociale, shihet presidenti francez Macron teksa i afrohet një grupi personash për t’i përshëndetur, por një grua nis ta qortojë dhe menjëherë i afrohet dhe e godet me shuplakë. Pas këtij veprimi, shihet se gruaja është neutralizuar nga persona të tjerë si dhe punonjës të sigurisë.

Kjo nuk do të ishte hera e parë që Macron merr një sulm të këtij lloji, ai i mëparshmi ishte në vitin 2021. Në rastin e vitit të shkuar, Macron iu afrua një grupi për t’i përshëndetur kur një person i veshur me një bluzë të gjelbër e tërhoqi me një dorë, ndërsa me tjetrën e goditi në fytyrë. Qytetari që qëlloi presidentin u neutralizua, ndërsa mediat franceze raportuan se ai thirri “Poshtë Makronizmi”. Ende janë të paqarta, shkaqet që provokuan incidentin. Pas goditjes së kreut të shtetit francez, dy persona u arrestuan nga policia lokale.

Continue Reading

Bota

Është zgjidhur misteri i deleve që bënin rrethin në Kinë!

Published

on

By

Është zgjidhur misteri i deleve që bënin rrethin në Kinë!

Javën e kaluar, një video e deleve në Kinë duke lëvizur në rrathë për 12 ditë u bë virale në mediat sociale

Pronari i fermës tha në atë kohë se nuk mund ta kuptonte pse kjo sjellje ishte zhvilluar tek delet dhe pasi videoja origjinale u publikua nga kanali shtetëror kinez People’s Daily, ai tha se delet ishin të shëndetshme.

Menjëherë pas publikimit të videos, u zhvilluan teori konspirative që shkuan aq larg sa flisnin për shenja që tregonin “fundin e botës”.

Sipas shkencëtarëve, megjithatë, shpjegimi për sjelljen e deleve ka shkaqe krejtësisht natyrale dhe sigurisht që nuk lidhet me sëmundjen listeriozë, e cila mund të shkaktojë çorientim te kafshët, pasi të gjitha kafshët e prekura prej saj ngordhin brenda 48 orëve.

“Duket se këto dele janë mbajtur në një vend për një kohë të gjatë dhe kjo mund të ketë bërë që ato të sillen në mënyrë të çuditshme, pra të qarkullojnë për shkak të stresit të shkaktuar nga burgimi i tyre i gjatë”, tha profesori Matt Bell nga Departamenti i Bujqësisë i Universitetit. në Gloucester.

“Sapo filluan disa dele, pastaj u bashkuan të tjerat sepse janë kafshë tufe dhe duan të jenë me “miqtë” e tyre”, shtoi profesori britanik.

Continue Reading

Bota

Makina futet brenda një dyqani në SHBA, 1 viktimë dhe 19 të plagosur

Published

on

By

Makina futet brenda një dyqani në SHBA, 1 viktimë dhe 19 të plagosur

Një makinë ka përfunduar brenda një dyqani “Apple” në SHBA, duke i marrë jetën një personi dhe duke plagosur 19 të tjerë. Aksidenti i rëndë ndodhi në orët e para të mëngjesit, ndërsa autori dyshohet se ka humbur kontrollin e mjetit

“Një SUV me ngjyrë të errët kaloi me një shpejtësi marramendëse dhe goditi shumë njerëz”, tha prokurori i qarkut, ndërsa drejtuesi është ende i paidentifikuar.

Njësitë reaguese gjetën “shumë pacientë të plagosur para dyqanit dhe brenda në dyqan, ndërsa disa të tjerë ishin ngjitur pas murit nga automjeti”, tha shefi i zjarrfikësve gjatë një konference shtypi të hënën.

Apple lëshoi ​​një deklaratë duke thënë se “zemrat tona janë me anëtarët e ekipit dhe klientët tanë që u plagosën dhe të gjithë ata që u prekën nga ky incident i tmerrshëm”.

Dyqani Apple ndodhet në këndin e pasmë të dyqaneve luksoze Derby Street. Hyrja e dyqanit përballet me një parking të madh ku qindra vizitorë ecin çdo ditë.

Zona e blerjeve është veçanërisht e ngarkuar gjatë sezonit të festave, me dyqanin Apple dhe restorantet dhe dyqanet përreth që mbledhin turma të mëdha këtë kohë të vitit.

Continue Reading

Aktuale