Connect with us

Sport

Zyrtare: Icardi largohet nga kampi ku përgatitet Interi

Published

on

Mauro Icardi është larguar zyrtarisht nga kampi stërvitor i Interit. Klubi italian bën të ditur se kjo ka ndodhur në pajtim të dy palëve dhe ai do të vazhdojë të stërvitet i vetëm në qytetin e Milanos.

Mauro Icardi do të kthehet sot në Milano, nga kampi ynë stërvitor në Lugano”, thuhet në deklaratën e lëshuar nga zikaltrit.

“Klubi dhe sulmuesi e kanë marrë këtë vendim me pajtimin e dy palëve. Icardi do t’i vazhdojë stërvitjet e tij parasezonale gjatë ditëve në vazhdim dhe nuk do të marrë pjesën në Turneun Veror në Azi”.

Football Italia raporton se Icardi dhe Radja Nainggolan janë përjashtuar nga seancat stërvitore taktike të trajnerit të ri, Antoine Conte.

Sapo argjentinasi e kuptoi se nuk ka asnjë mundësi t’ia ndryshojë mendjen trajnerit të ri, Icardi hypi në një tren dhe u largua nga kampi i Interit për t’u kthyer në Milano.

Interi i ka vënë çmim prej 60 milionë eurosh sulmuesit të tyre, që është vetëmgjysmë e 120 milionë eurove që i dëshironin për të verën e kaluar.

Përderisa Napoli raportohet se është i gatshëm ta paguajë këtë shumë për Icardin, argjentinasi e dëshiron vetëm transferimin në Juventus

Continue Reading

Lajmet kryesore

Tetë ndeshje pa fitore, shkarkohet nga pankina ish mesfushori i Milanit

Published

on

Mark Van Bommel nuk është më trajner i Wolfsburg.

Tekniku holandez mori drejtimin e skuadrës gjatë merkatos së verës, pro aventura e tij në pankinën e klubit gjerman zgjati rreth 4 muaj, pasi sot iu komunikua zyrtarisht shkarkimi.

Van Bommel u bë protagonist që në fillim, pasi pa Wolfsburgun të eliminohej nga Kupa e Gjermanisë për shkak të një zëvendësimi më shumë të kryer pikërisht nga holandezi, megjithatë starti në kampionat ishte i mirë, me fitore në katër ndeshjet e para radhazi.

Megjithatë më pas filloi malorja, me 8 ndeshje radhazi pa fitore dhe katër humbje radhazi në kampionat, më e fundit pasditen e djeshme në shtëpi ndaj Freiburg, çka bëri që drejtuesit e klubit t’i komunikojnë shkarkimin.

Continue Reading

Sport

Momenti kur Koeman rrethohet dhe sulmohet nga tifozët e Barcelonës (Video)

Published

on

Humbja në “Camp Nou” kundër Real Madridit i ka trishtuar tej mase tifozët e Barcelonës.

Mbështetësit e skuadrës nga Katalonia e kanë gjetur një mënyrë shumë të ashpër për të reaguar pas ndeshjes dhe ata zemërimin e tyre e kanë shprehur mbi trajnerit e klubit Ronald Koeman, transmeton KosovaPress.

Pamjet që po shpërndahen nëpër rrjetet sociale tregojnë momentin kur trajneri holandez rrethohet nga dhejtra tifozë të Barcelonës dhe sulmohet mbi veturën e tij. Gjithsesi Koeman ia del që të largohet nga vendi i ngjarjes pa lëndime për shkak se ishte brenda veturës.
Kujtojmë se Koeman është duke kaluar një periudhë shumë të vështirë te Barça dhe rezultate negative të njëpasnjëshme si në kampionat ashtu edhe në Ligën e Kampionëve.

Continue Reading

Sport

Juventusi dëshiron portierin e Chelseas

Published

on

Juventusi është duke menduar për opsionet në portë për merkaton e ardhshme.

Juventusi është i etur për të sjellë portierin e Chelsea Kepa Arrizabalaga – sipas Fichajes.

27-vjeçari shihet si zëvendësuesi ideal për Wojciech Szczesny, i cili është përballur me shumë kritika në fillim të sezonit.

Massimiliano Allegri është një admirues i zjarrtë i Kepës dhe ai mund të jetë i hapur për të kaluar në mes të mungesës së minutave të rregullta te Chelsea. /Lajmi.net/

Continue Reading

Aktuale