Connect with us

Spektakël dhe Yje

Monica Belluci një nga femrat më të bukura në botë, po ende se keni parë vajzën e saj

Published

on

Monica Bellucci. Ajo ka fytyrën më tërheqëse dhe të mrekullueshme. Nëse engjëjt janë të vërtetë, ndoshta do të dukeshin si ajo. Nëse do të kishte Olimpiada për konkurse të bukurisë, ajo do të ishte maskota. Një bukuri me gjelbërim të përhershëm. Një perëndeshë!

Monica Bellucci është padyshim një nga gratë më të bukura që ka jetuar ndonjëherë. Ajo ka një fytyrë simetrike me karakteristikat më të përsosura. Ka një trup për t’u patur zili. Mbi të gjitha, ajo ka një personalitet shumë simpatik. Ajo ka karizëm që tërheq të gjithë. Ajo është një epitet e bukurisë.

Vajza më e madhe e Monicës nga martesa me aktorin francez Vincent Cassel është kopje e nënës. Monica dhe Vincent u divorcuan në vitin 2013 dhe kanë dy vajza Deva dhe Leonie. Cifti gjithnjë janë treguar të kujdesshëm që imazhe dhe foto të vajzave të tyre të mos rrjedhin në internet, duke ruajtur kështu privatësinë e tyre me xhelozi.

Deva në shtator të këtij viti mbushi 14 vjet, dhe ishte ajo që hapi në llogari personale në Instagram duke postuar kështu një numër shumë të vogël të fotove. Fansat e nënës së saj ishin të shpejtë të komentonin të mahnitur se si gjenet e Monicës shfaqeshin aq bukur në fytyrën e vajzës së saj më të madhe.

 

PRIVE

 

 

 

 

 

Continue Reading

Spektakël dhe Yje

Edhe boksieri Robin Krasniqi bëhet me vilë të re luksoze

Published

on

Boksieri i njohur shqiptar, Robin Krasniqi, i është bashkuar një sërë artistëve të tjerë.

Kjo pasi edhe ky i fundit ka bërë një investim të madh duke blerë një shtëpi në Makresh të Epërm.

Këtë e ka bërë të ditur përmes një postimi të ndarë me ndjekësit në InstaStory.

Në po të njëjtin vend, vilë kanë blerë edhe moderatori Shpëtim Desku, reperët Ledri Vula e Capital T, këngëtari Blero Muharremi etj.

Continue Reading

Spektakël dhe Yje

A thua ishte një lojë? Detaji që nxjerr zbuluar Borën dhe Donaldin (Foto)

Published

on

Të gjithë u gozhuan para ekranit mbrëmjen e djeshme për të ndjekur takimin emocionues mes Moderatores Bora Zemani dhe aktorit Doland Veshaj në Big Brother Vip.

Ndonëse nisi me një trëndafil të bardhë dhe u mbyll me një puthje të zjarrtë, përpara se të ndodhte ky moment, Donaldi shpeshherë e ka shprehur gjatë qëndrimit në shtëpinë e famshme se vazhdon të ketë ndjenja për Borën.

Madje nuk e kishim vënë re, por ai gjatë gjithë kësaj kohe ka mbajtur në dorë llastikun e saj të flokëve, si për ta patur gjithmonë me vete.

Me siguri keni fjetur dhe jeni zgjuar me pamjet në rrjet të puthjes së famshme të Bora Zmeanit me Donald Veshajn në “Big Brother VIP”.

Që nga faqet e “meme-ve” e deri te personazhet publik, kanë qenë të shumtë të cilët kanë komentuar këtë takim romantik. Por si e ka pritur Bora, të cilës ky takim i erdhi papritur dhe nuk kishte menduar për “pasojat”.

Moderatorja ka reaguar për herë të parë dhe duket se çdo gjë po e merr me sportivitet dhe humor, pasi ka shpëndarë meme dhe video nga më të ndryshmet. Epo puthja paska shijuar shumë e s’ka nevojë të mendojë asnjë anë negative./albeu.com/

Continue Reading

Spektakël dhe Yje

Publikohet video e sherrit në “Për’puthen”, përjashtohen dy konkurrentë

Published

on

Mbrëmë nga emisioni i “Për’puthen” u përjashtuan Hysen Ramaj dhe Bajo. Hyseni ose i njohur ndryshe Bushi ka pasur një konfrontim fizik me Brunon.

Shkak është bërë një fjalë e Brunos, ku sipas Hysenit ky i tha “E dimë shumë mirë se ç’bën ti për kamera”.

Bruno mohon që e ka thënë këtë gjë dhe kërkoi të hapeshin kamerat. Ndërkohë Hyseni i kërkoi falje publikut dhe produksionit, por jo Brunos pasi sipas tij ai mohon fjalët që ka thënë dhe nuk e meriton atë falje.

Hyseni tregoi se i kishte vënë kusht autores, Olsa Muhametit, që ose ai ose Bruno duhet të qëndronin në program. Olsa nuk e kishte pranuar këtë lloj kushti dhe i kishte thënë të largohej.Hyseni dhe vetë kishte marrë vendimin të largohej, por dhe vendimi i produksionit ishte përjashtimi i tij.

Bruno gjatë gjithë kohës ishte shumë i qetë, pavarësisht se Hyseni e kishte ofenduar dhe nga familja.

Pjesë e gjithë kësaj u bë dhe Bajo, i cili tha se Hyseni e kishte provokuar gjatë javës, por edhe u nxeh kur ai i përmendi familjen Brunos, të cilin e ka shok dhe e mbrojti. Por, që në fund edhe ai u përjashtua.

Continue Reading

Aktuale