Connect with us

Kosovë

Me dyshimet se po zhvillonin prostitucion, mbyllen dy qendra masazhi në Ferizaj

Published

on

Inspektorati i Komunës në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, pas një pune hetimore kanë mbyllur dy qendra masazhi në Ferizaj, me dyshimin e bazuar për mundësimin e zhvillimit të prostitucionit, me ç’rast janë arrestuar tre persona.

Sipas komunës së Ferizajt, ky aksion i përbashkët i forcave të rendit dhe Inspektoratit të Komunës ka ardhur si rrjedhojë e vëzhgimeve nga afër të këtyre lokale nga organet e rendit, me dyshimin se po zhvillohej veprimtari e paligjshme.

“Lokalet e mbyllara gjendeshin në zonën prapa Gjimnazit të Shkencave Shoqërore ‘Dr. Shaban Hashani’ dhe në rrugën ‘Kemajl Hetemi’ kurse të arrestuarit përkitazi me këtë rast me vendim të prokurorit janë në mbajtje për 48 orë”, thuhet në komunikatë.

Ridvan Berisha, kryeinspektor i Inspektoratit të Ferizajt, tha se bashkëpunimi me Policinë e Kosovës dhe vigjilenca e inspektorëve komunal po jep rezultate domethënëse për jetën, sigurinë dhe shëndetin e qytetarëve.

http://fax.al/read/news/21236880/20958011/dyshohej-se-zhvillonin-prostitucionin-mbyllen-dy-qendra-masazhi-ne-ferizaj

Continue Reading

Kosovë

Osmani në OKB i përgjigjet Selakoviqit që i quajti “kasapë të Ballkanit” Thaçin e Veselin

Published

on

By

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, është përplasur me ministrin e Jashtëm të Serbisë, Nikolla Selakoviq në OKB.

Osmani i tha Selakoviqit se ajo është qytetare krenare e Republikës së pavarur të Kosovës, shkruan lajmi.net.

Sipas saj, është mirë që Selakoviq dhe popullata serbe të ballafaqohet dhe ta pranojë këtë realitet.

“Sundimi i ligjit është në të mirë të të gjithë qytetarëve të Kosovës, pa dallim etnie. Për të ecur tutje me propagandën e fundit të Selakoviqit. Unë jam qytetare krenare e Republikës së Pavarur të Kosovës. Është më mirë që ju të ballafaqoheni me këtë realitet në mënyrë që edhe ata ta shohin një të ardhme për vete ku udhëheqësit e tyre nuk bëjnë lufta”, tha ajo.

“Populli juaj ka vuajtur shumë nga ju, dhe pajtohem se ka një tragjedi prapa secilit refugjat. Unë kam qenë vet një e tillë por mbi 80% e vendit tim janë detyruar të ikin nga regjimi gjenocidal i Millosheviqit. Kriminelët e luftës rehabilitohen nga liderët serbë. Selakoviq flet për vdekjen e një gruaje të moshuar në veri. Nuk ka asnjë raport nga askush që mund të fliste për këtë, se kjo grua ka vdekur si rezultat i përpjekjeve të sundimit të ligjit në Kosovë që Selakoviq të vijë këtu e të flas për një informatë të shtrembëruar”, tha ajo, duke iu përgjigjur deklaratës së Selakoviqit se një grua në veri ka vdekur si pasojë e tymit nga gazi lotsjellës i Njësive Speciale.

Ajo po ashtu ka thënë se Selakoviq ia ka huqur

“Në bazë të raporteve ndërkombëtare, nga 2017 deri në 2020 përqindja e krimeve të motivuara etnikisht nuk është 3 për qind, por ëshë 0.03 përqind. Serbët në Kosovë frikësohen nga strukturat paralele që përkrahen dhe shndërrohen në banda nga presidenti Vuçiq. Ata po shkelin të gjitha të drejtat themelore të serbëve dhe po i kërcënojnë që të mos marrin pjesë në zgjedhje. Do të bëjmë gjithçka që t’i mbrojmë serbët nga këto struktura kriminale”, tha Osmani.

Osmani iu përgjigj Selakoviqit edhe për deklaratën ku ai i quan “kasapë të Ballkanit” krerët e UÇK-së, Kadri Veselin e Hashim Thaçin.

“Kosova ka përkrahur themelimin e Zyrave të Prokurorit të Specializuar. Udhëheqësit kanë bashkëpunuar me këtë tribunal sepse s’kemi çka të fshehim. E vërteta është se NATO ka intervenuar për të ndaluar gjenocidin serb dhe kjo nuk mund të ndryshohet. Ne kemi qenë viktimë dhe serbët kanë qenë agresor”, ka thënë ajo. /Lajmi.net/

Continue Reading

Kosovë

Arrestohet një person në Ferizaj pasi sulmoi nënën e tij

Published

on

By

Arrestohet një person në Ferizaj pasi sulmoi nënën e tij

Është arrestuar një person në Ferizaj i cili sulmoi nënën e tij dhe ka demoluar shtëpinë.

I dyshuari është dërguar në mbajtje.

“Viktima femër kosovare ka raportuar se pas një mosmarrëveshje është sulmuar fizikisht nga djali i saj i dyshuari mashkull kosovar i cili i ka demoluar edhe shtëpinë. I dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e PK-së.

Continue Reading

Kosovë

Sot takimi i Këshillit të Sigurimit të OKB-së për Kosovën, merr pjesë edhe Osmani

Published

on

By

Sot takimi i Këshillit të Sigurimit të OKB-së për Kosovën, merr pjesë edhe Osmani

Presidentja Vjosa Osmani ka udhëtuar për në Nju Jork, për të marrë pjesë në takimin e radhës së Këshillit të Sigurimit (KS) të Organizatës së Kombeve të Bashkuara(OKB), lidhur me raportimin periodik të Përfaqësuesit Special të Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së për zhvillimet në Kosovë.

Në këtë takim të Këshillit të Sigurimit, presidentja Osmani do të paraqesë të arriturat e deritashme të shtetit të Kosovës, sfidat dhe perspektivën.

Takimi i KS të OKB-së për Kosovën që do të mbahet sot do të jetë i dyti për këtë vit pas atij të mbajtur me video-lidhje në prill./KSP/

Continue Reading

Aktuale