Argëtim
Living: Ja çfarë kanë të veçantë fëmijët që lindin në korrik
Të lindurit në muajin korrik kanë fatin e mirë jo vetëm të shijojnë diellin dhe detin përgjatë 31 ditëve që u përkasin atyre, t’u përkasin dy prej shenjave më të forta të horoskopit (gaforres dhe luanit), por edhe të mbartin disa prej karakteristikave më të veçanta që mund të gjeni të mishëruara tek njeri.
Epo, siç e thotë edhe vetë titulli ”lum nënat që lindin në korrik”, ja çfarë i bën kaq të veçantë fëmijët e tyre.
Janë njerëz plot jetë:
Të lindurit në korrik janë njerëzit më argëtues, të gjallë dhe pasionantë që do të takoni ndonjëherë në jetën tuaj. Për ta nuk eksizstojnë aspak zymtësia dhe ditët gri, pasi u pëlqen të ngjyrosin çdo ditë të tyre me emocione të reja. Janë lezeti i çdo grupi shoqëror, kjo është edhe arsyeja përse të gjithë duan t’i kenë sa më afër. Optimizmi i tyre është thuajse ‘’infektues”, ndaj e sigurt që me ta nuk do të mërziteni kurrë.
Janë të mirëkuptueshëm:
Ata dallohen lehtë nga të tjerët, dhe këtë gjë mund ta kuptoni që në bisedën e parë, dhe sekreti është shumë i thjeshtë: aftësia për të mirëkuptuar. Janë njerëz shumë të shoqërueshëm dhe dashamirës,kjo është edhe arsyeja përse nuk bien pre e intrigave, por zgjedhin të mirëkuptojnë njerëzit që kanë përballë dhe situatën në të cilën ndodhen.
Janë të ndershëm:
Të lindurit në korrik shquhen për ndershmërinë e tyre të palëkundur. Ndjekin gjithmonë rregullat e tyre dhe nuk kopjojnë kurrë atë që bëjnë të tjerët, kjo i bën shumë të veçantë. Janë të sigurtë tek vetja. Ndërkohë, mësojnë nga gabimet dhe eksperiencat e tyre.
Janë besnikë:
Janë shumë besnikë, të përkushtuar dhe të devotshëm. Ja përse, shpesh konsiderohen si partner idealë në një marrëdhënie. Partnerët e tyre nuk mërziten kurrë me ta, përkundrazi atyre u pëlqen t’u rrinë pranë e madje, edhe të jenë si ata. Njerëzit e lindur në korrik janë gjithashtu shumë romantikë.
Jetojnë të sotmen:
Atyre nuk u pëlqen të nxitohen. Kjo i ndihmon të vlerësojnë se çfarë po ndodh në të tashmen. Analizojnë gjithnjë gjithçka para se të reagojnë apo të marrin vendime.
I përshtaten çdo lloj situate:
Kudo që të jenë, në luginë apo në shkretëtirë, në male apo fusha, në të ftohtë apo në të nxehtë, njerëzit e lindur në korrik mund të përshtaten në çdo terren dhe situatë. Jepuni këtyre njerëzve nevojat bazike të jetës dhe ata do të mbijetojnë./Living
Argëtim
Gazetari nuk mban dot të qeshurën, elefanti e ndëpret gjatë transmetimit dhe e kap nga hunda /VIDEO

Gazetari nuk mban dot të qeshurën, elefanti e ndëpret gjatë transmetimit dhe e kap nga hunda
Një gazetar është përfshirë në një skenë qesherake teksa ka shpërthuer në të qeshura kur një elefant me noçkën e tij fillon të prekë në fytyrë dhe e kap nga hunda.
Gazetari Alvin Kaunda po xhironte një pjesë në kamera nga një qendër e foshnjave të elefantëve në Kenian jugore, kur filloi të ndjente një përkëdhelje në kokë e më pas në fytyrë e hundë.
Kaunda po raportonte se si po kujdeseshin për elefantët e vegjël në jetimore gjatë një thatësire për Korporatën Transmetuese të Kenias.
Argëtim
Qeveria japoneze në ‘hall’ të madh, të rinjtë e vendit nuk pinë alkool

Qeveria japoneze në ‘hall’ të madh, të rinjtë e vendit nuk pinë alkool
Japoni- Qeveria japoneze është goditur rëndë në financat e saj nga një problem i pazakontë; të rinjtë e saj nuk pinë alkool mjaftueshëm.
Prej fillimit të pandemisë, baret dhe ambientet e tjera që shesin alkool u goditën rëndë nga kufizimet e Covid-19 , duke bërë që shitjet dhe të ardhurat nga taksat e pijeve të bien ndjeshëm.
Për këtë arsye autoritetet ndërmorën një zgjidhje mjaft të çuditshme. Ajo nisi një fushatë për të gjetur mënyra të reja për të inkurajuar të rinjtë të pinë më shumë.
Fushata quhet “Sake Viva!” dhe mbikëqyret nga Agjencia Kombëtare e Taksave. Ajo fton pjesëmarrësit të paraqesin ide se si të stimulojnë kërkesën tek të rinjtë për alkool përmes shërbimeve të reja, metodave promovuese, produkteve, dizajneve dhe madje edhe teknikave të shitjes duke përdorur edhe inteligjencën artificiale ose metaverse.
Konkursi përfshin ide promovuese për të gjitha llojet e alkoolit japonez, me aplikimet që do të qëndrojnë të hapura deri më 9 shtator. Finalistët do të ftohen në një konsultim ekspertësh në tetor, përpara një turneu final në nëntor në Tokio. Fituesi do të marrë mbështetje për planin e tij për t’u komercializuar. (noa.al/M.D)
Argëtim
Blenë valixhen në ankand, familja shokohet nga ajo që gjen brenda saj

Blenë valixhen në ankand, familja shokohet nga ajo që gjen brenda saj
Policia ka filluar hetimet pasi një familje gjeti mbetje njerëzore në valixhen që blenë nga një ankand në Zelandën e Re. Banorët e një shtëpie në South Auckland bënë zbulimin e frikshëm pasi hapën sendet e blera në banesën e tyre, shkruan BBC.
Policia ka filluar hetimet për vrasje dhe po tenton të identifikojë mbetjet njerëzore. Nuk besohet se familja që bleu valixhet është e përfshirë në vrasje. Policia e Zelandës së Re nuk ka dashur të jap më shumë komente, duke theksuar se po bëhet ekspertiza e mbetjeve.
Zyrtarët e policisë kanë thënë se prioriteti i tyre është “konfirmimi i identifikimit të të ndjerit, në mënyrë që të mund të përcaktojmë rrethanat e plota pas zbulimit”.
Ata shtuan, duke pasur parasysh “natyrën e zbulimit”, do të duhej kohë që të gjendeshin të afërmit.
-
Lajmet kryesore1 year ago
Mediat në Shqipëri: Kastriot Rexhepi është shantazhuar me video materiale nga grupi i Izet Mexhitit
-
Bota11 months ago
Nuk u intereson kush është përballë tyre, shihni pamjet se si ukrainasit i ndalin në rrugë rusët
-
Lajme2 years ago
Lidhjet e Trajko Veljanovskit me rastin M0nstга? – Avokati maqedonas flet për pazaret ndër tavolinë dhe fshehje provash
-
Kosovë1 year ago
Dalin detaje të reja për vrasjen e trefishtë në Gllogjan
-
Komente2 years ago
Mos e bëfsh pikën e hajrit o Albin Kurti
-
Lajme2 years ago
Gazetari shqiptar “e zuri mat” Vuçiqin – Cila ishte pyetja që e ngushtoi presidentin sërb?
-
Lajme2 years ago
Shek Hallaçi i Grupit të Kumanovës, nga Buгgu i Idгizovës publikon videon me një porosi
-
Lajme1 year ago
Anketa më re: Struga, Tetova dhe Çairi do të drejtohen nga Opozita Shqiptare