Connect with us

Maqedonia e Veriut

Kompanitë fituan 196 milion euro nga kthimi I TVSH-së në gjysmëvjetorin e parë

Published

on

Mbi 12 miliardë denarë ose 196 milion euro u injektuan në ekonomi në gjysmëvjetorin e parë, përmes kthimit të rregullt dhe joselektiv të TVSH-së tek kompanitë. Sipas të dhënave nga Ministria e financave, kthimi i TVSH-së tek kompanitë deri në qershor është rreth 20% më shumë në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, ose rreth 2 miliard denarë.

Nëse krahasohet me vitin 2017, kthimi i TVSH-së në gjysmëvjetorin e parë është më i lartë për 3.2 miliard denarë ose rreth 37%. Në krahasim me vitin 2016, kthimi është për 4.9 miliard denarë më i lartë, ose 69%.

Shirete Elezi, zv.ministre në Ministrinë e Financave, thotë se me kthimin e rregullt dhe joselektiv të TVSH-së, u përmirësua likuiditeti i kompanive.

“Kthimi i TVSH-së në kohë dhe joselektiv është i rëndësishme për funksionimin e pandërprerë të kompanive, por edhe për investimin e tyre. Për këtë, Drejtoria për të Ardhura Publike (DAP) bëri Modul për kthimin automatik të tatimit dhe lirim nga tatimi për të gjithë tatimpaguesit. Qëllimi kryesor është saktë dhe në kohë të kryhet kthimi dhe lirimi nga tatimi për të gjithë tatimpaguesit”, deklaroi Elezi.

Zv.ministria për financa theksoi se tendencat pozitive në ekonomi vërehen edhe përmes pagesës së tatimeve, duke përfshirë edhe TVSH-në. Gjithashtu thotë se rritja e aktiviteteve të kompanive vërehet edhe përmes rritjes së investimeve brute prej 9.9% në tremujorshin e parë të vitit 2019.

Marrë nga PORTALB

Kompanitë fituan 196 milion euro nga kthimi i TVSH-së në gjysmëvjetorin e parë

Continue Reading

Lajme

Dauti: Për shtetësinë e vëllezërve Azizi, nuk duhet mendim nga ASK-ja

Published

on

By

Dauti: Për shtetësinë e vëllezërve Azizi, nuk duhet mendim nga ASK-ja

Për dy vëllezërit pa shtetësi të lindur, rritur e shkolluar në vendëlindjen e tyre në Kumanovë (rasti i paraqitur mbrëmë në Alsat M) të cilët nga muaj gusht i vitit të kaluar kanë aplikuar përsëri për marrjen e shtetësisë, kushdo që nuk zbaton ligjin do duhet të pergjigjet penalisht.

Dy janë momentet që duhet potencuar për byrokratët që guxojnë të jenë mbi ligjin:

1. Personat që kanë jetuar deri më 8 shtator 1991 në territorin e Republikës së Maqedonisë, marrin shtetësi vetëm me njërin nga dokumentet e përcaktuara. Pra, Agjencionit për Siguri Kombëtare-ANB, nuk i kërkohet mendim.

2. Edhe po të jetë parashtruar kërkesa nga “i huaj” për të cilët duhet të jep mendim ANB-ja, ai mendim nuk duhet të jepet më vonë së gjashtë muaj sepse me ndryshimet e fundit të ligjit thuhet: “Organi i cili vendos për paragrafin 1 pika 8 të ketij neni (fjala është për ANB- në) miraton vendim në afat prej gjashtë muajve pas parashtrimit të kërkesës së të huajit” .

Continue Reading

Lajme

Kriza energjetike problem për kompanitë!

Published

on

By

Kriza energjetike problem për kompanitë!

Kyetari i Odës Ekonomike Branko Azeski dhe Kryetari i OEMVP-së Mendi Qyra do të kërkojnë nga Qeveria që të zgjidhet problemi me krizën energjetike të bizneseve dhe kompanive. Mendi Qyra tha se do të mundohen të gjejmë zgjidhje edhe për të rinjtë që të mos ikin nga vendi.

“Një ndër problemet më të rëndësishme që ka biznesi sidomos mikro dhe biznesi i vogël është energjetika që ne sigurisht të kërkojmë nga Qeveria të gjejmë forma më të përshtatshme që të zgjidhet ky problem. Përveç problemin e energjetikës ne kemi problemin e resurseve njerëzore e cila për fat të keq të rinjtë edhe pjesa tjetër e popullatës po largohet nga Maqedonia dhe ne bëjmë ç’mos që të gjejmë forma të përshtatshme që ky problem të zbutet”, tha Mendi Qyra, kryetar i OEMVP.

“Ne do t’i përfaqësojmë interesat e bizneseve, kompanive, edhe në kushte kaq të vështira. Unë e di bagazhin e kolegut tim, dhe besoj që do t’i ndjek sukseset e tij të veprimtarisë”, theksoi Branko Azeski, kryetar i Odës Ekonomike.

Continue Reading

Lajme

Pendarovski uron Ditën e Alfabetit: Bashkëjetesa është fryt i besimit

Published

on

By

Pendarovski uron Ditën e Alfabetit: Bashkëjetesa është fryt i besimit

Presidenti i Republikës së Maqedonisë së Veriut sot ka uruar Ditën e Alfabetit duke u shprehur se bashkëjetesa në një shoqëri multietnike dhe shumë-gjuhësore është vlerë e pakontestueshme dhe si e tillë duhet respektuar dhe vlerësuar.

Ai nëpërmjet urimit të tij për 22 nëntorin uron shqiptarët për ditën e alfabetit dhe stimulon qytetarët për respekt të ndërsjellë.

“Bashkëjetesa është fryt i besimit, e cila zë rrënjë kur njerëzit respektojnë dhe mbështesin identitetin e tjetrit. Ky lloj besimi është i domosdoshëm për t’i përballuar më me sukses sfidat tona të përbashkëta dhe për të ndërtuat një shoqëri të drejtë me mundësi të barabarta për të gjithë qytetarët e Maqedonisë”, shkruan Pendarovski.

Continue Reading

Aktuale