Connect with us

Kulturë

Isuf Kalo, mjeku i Enver Hoxhës promovon librin me kujtime për ish diktatorin

Published

on

Isuf Kalo, mjeku personal i diktatorit Enver Hoxha, sjell kujtime të asokohe përmes një libri.

Raportet personale dhe një histori tjetër e Bllokut ndryshe, parë përmes raporteve njerëzore të njerëzve që jetonin aty, por dhe një gjykim i kohës përmes penës së një njohësi të mirë të saj.

Isuf Kalo, një nga njerëzit që ka qëndruar më pranë Enver Hoxhës vjen në një botim me rrëfime të veçanta.

“Blloku”, është libri që sjell një këndvështrim tjetër duke parë bllokun komunist edhe nga ana njerëzore.

Për herë të parë kujtimet e mjekut personal të Enver Hoxhës vijnë në një libër.

Fatos Tarifa, Luçiano Boçi dhe Henri Çili ndanë këndvështrime tepër interesante mbi librin.

Mjeku, Isuf Kalo, u shpreh tepër i emocionuar për impresionet që ky libër iu ka sjellë vlerësuesve, por edhe bashkëpunëtorëve të tij.

“Dita e sotme është për mua sa e lumtur aq edhe e trishtë sepse është dita e ndarjes time me librin. Tani e tutje do të jetë në duar të lexuesve. Në varësi të vlerësimit do të vendosin fatin e mëtejshëm të tij. Ata do të vendosin nëse ja vlejnë mesazhet që ai përcjell apo përkundrazi të zhgënjyer do ta flakin dhe lënë me indiferentizëm në harresë”, tha ai.

Libri është një ftesë për lexim jo vetëm për ata që duan të dinë më shumë për të shkuarën komuniste, por është një ngjarje dhe dhuratë për të gjithë ata që do merren me historinë.

Continue Reading

Kulturë

Po vjen filmi “Barbi”: Gjithçka që duhet të dini

Published

on

Më në fund duket se një film Barbie do të dalë në ekranin e madh. Ja gjithçka që dimë për filmin:

Regjisore: Greta Gerwig.
Gerwig dhe partneri i saj, Noah Baumbach, kanë qenë të lidhur me projektin si bashkëskenarist që nga viti 2019, por Variety konfirmoi në korrik 2021 se Gerwig do të drejtojë gjithashtu.

Margot Robbie luan si Barbie.
“Ajo ka shumë bagazh!” Robbie i tha British Vogue në qershor 2021. “Dhe shumë lidhje nostalgjike. Njerëzit në përgjithësi dëgjojnë “Barbie” dhe mendojnë, unë e di se cili do të jetë ai film, dhe më pas dëgjojnë se Greta Gerwig po e shkruan dhe e drejton atë, dhe ata thonë, Oh, mirë, ndoshta unë nuk e di…”

Ryan Gosling do të luajë Kenin.
Lajmin e bëri të ditur “Afati “më 22 tetor.

Sony është përpjekur të realizojë një film Barbie që nga viti 2014. Fillimisht ishte Jenny Bicks e Sex and the City që shkruante një skenar, më pas hyri Diablo Cody dhe Amy Schumer mori rolin kryesor. Më pas ajo u largua dhe roli i shkoi Anne Hathaway. Më pas Cody u largua nga projekti, dhe ata në thelb e hoqën të gjithë punën dhe filluan të ri në Warner Bros,me skenarin e Olivia Milch nga Ocean’s 8. Tani, natyrisht, Gerwig dhe Baumbach janë në krye, dhe është e paqartë se me sa nga versionet e mëparshme do të punojnë.

Fillon xhirimet së shpejti.

Gerwig dhe Baumbach aktualisht janë duke punuar në White Noise për Netflix, por ky është projekti i tyre i radhës sapo të përfundojë. Filmi Barbie do të nisë prodhimin në fillim të vitit 2022 në Studios Leavesden të Warner Bros,në Londër, duke synuar të dalë në kinema në vitin 2023, sipas Variety.

Continue Reading

Kulturë

A është Kulla Eifel një përkushtim për një dashuri të humbur? Ja cila është e vërteta!

Published

on

Kulla Eifel ka rrëmbyer prej kohësh zemrat e çifteve të dashuruar.Tani një një film paraqitet teoria romantike e ndërtimit të kësaj kulle, që tërheq mijëra njerëz në botë për ta vizituar, transmeton portal arbresh.info

Eiffel, filmi që do të shfaqet premierë në Paris, tregon historinë e inxhinierit Gustave Eiffel (Romain Duris) dhe udhëtimin e tij për të ndërtuar atë që do të bëhej një nga pikat më të njohura botërore.

Ashtu si në jetën reale, filmi përshkruan Eifelin si fillimisht ngurrues për të ndërtuar kullën 324 metra, e menduar fillimisht si një strukturë e përkohshme për hyrjen në Ekspozitën Universale të vitit 1889. Megjithatë, në një vendim që i huton historianët, ai përfundimisht ra dakord.

Sipas filmit, e tërë kjo kullë është ndërtuar për shkak të një gruaje të quajtur Adrienne Bourgès, të cilin Eiffel e kishte dashuruar si i ri, por që iu refuzua leja për t’u martuar.Filmi pretendon se një takim i rastësishëm midis çiftit më vonë në jetë frymëzoi Eiffel -in për të krijuar kullën, madje duke marrë frymëzim nga inicialet e Adrienne për kornizën ‘A’.

Pas një udhëtimi dhjetëvjeçar nga faqja në ekran, Eiffel është pritur me eksitim të madh nga kritikët dhe pritet të turbarkojë industrinë e kinemasë franceze pas lehtësimit të kufizimeve të Covid-19.Eifel është një përzierje e një historie biografike të saktë historike dhe një historie dashurie imagjinare.

Gustave Eiffel me të vërtetë u takua me Bourgès. Dyshja u prezantuan në vendlindjen e saj Bordo, kur ajo ishte 17 vjeç dhe ai 27 vjeç dhe në fillim të karrierës së tij. Ai kishte ardhur në qytet për të ndërtuar një urë hekuri përtej lumit Garonne.

Romanca lulëzoi dhe dyshja shpresuan të martoheshin, por kërkesa e Eiffel -it për të propozuar u refuzua nga babai i Bourgès, i cili nuk mendoi se ai ishte mjaft i mirë për vajzën e tij.

Continue Reading

Kulturë

Në gjurmët e mbretit të Epirit

Published

on

By

Në gjurmët e mbretit të Epirit

Nga Brixhilda Xhuraj

Prej dy javësh, vëmendja e arkeologëve shqiptarë dhe italianë është zhvendosur në qytetin e gurtë jugor, në Gjirokastër.

Pas disa vitesh ndërprerjeje, në dy site arkeologjike, kanë nisur gërmimet e specialistëve.

Një bashkëpunim mes Universitetit italian të Macerat-ës (UniMc), nën drejtimin e Roberto Perna-s, dhe Institutit të Arkeologjisë në Tiranë, me në krye Belisa Mukën, arkeologë dhe specialistë nga të dyja vendet po punojnë për të gjetur zbulime të reja.

Në një prononcim për Albanian Post, Muka ka shpjeguar se procesi i gërmimeve do të jetë “edhe për dy javë të tjera”.

Ajo thotë se gërmime po kryhen në Antigone, në dy sitet arkeologjike Hadrianopol dhe Paleokastër, në kuadër të projektit “Lugina e Drinosit”.

Hulumtimet financohen nga Programi i Kërkimeve Arkeologjike të Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe gëzojnë mbështetjen organizative të Bashkisë Gjirokastër dhe Drejtorisë Rajonale të Monumenteve të Gjirokastrës.

Ndryshe nga paraardhësit e tij, ky projekt synon të aplikojë në Shqipëri modelin më të fundit të menaxhimit të Parqeve arkeologjike.

Ai ka gjetur aplikim në provincën e Macerat-ës, por tanimë do të gjejë shtrirje edhe në të gjithë zonën e Adriatikut.

Kjo duke filluar me Greqinë, Kroacinë, Slloveninë, Serbinë, Italinë dhe Shqipërinë.

Tanimë hulumtimet arkeologjikë do të kryhen nëpërmjet dronëve, skanerëve lazer dhe rindërtimeve 3D.

Gjatë ditës së parë të gërmimeve, profesori italian Perna, bëri me dije se gërmimet arkeologjike të këtij viti kanë nisur në tri hapësira: Palokastër, gërmimet gjeofizike në Hadrianopoli, dhe si risi e misionit të këtij viti janë gërmimet në Parkun Arkeologjik të Antigonesë.

Antigonea u ndërtua në shekullin e III p.e.s. dhe “mbijetoi për rreth 150 vite”.

Emri dëshmon se ai duhet të jetë themeluar nga mbreti Pirro rreth vitit 290 p.e.s. për nder të gruas së tij Antigonesë, bija e mbretit Ptoleme të Egjiptit.

Një ekip nga Universiteti i Camerino, i drejtuar nga Antonio Schettino dhe i përfshirë në mision, po kryen hetime gjeofizike në Hadrianopolis, një qytet romak i studiuar nga tashmë nga UniMc që nga viti 2006.

Gjatë të njëjtës periudhë, arkeologët e UniMc, në bashkëpunim me profesorët Barbara Fidanza dhe Eleonora Cutrini, arkitektët Corrado Gamberoni dhe Ilenia Pierantoni, dhe me restauruesin Giuseppe Mantella do të vazhdojnë gjithashtu përpunimin e “Hartimit dhe zbatimit të Planeve të Menaxhimit” në këtë projekt.

Këtë vit kërkimet synojnë edhe identifikimin e teatrit.

Lugina e Drinos është vlerësuar nga specialistët si një nga mrekullitë arkeologjike të Shqipërisë, pasi aty ndodhen 15 kala e mbi dhjetë site.

Për këtë arsye, ajo është pjesë e UNESCO-s.

Gjetjet e reja do të hedhin dritë për disa periudha historike, duke e kthyer Luginën në një destinacion të rëndësishëm kulturor-turistik. /Albanianpost.com

 

Continue Reading

Aktuale