Connect with us

Shqipëri

Historiania Kocaqi: Nëse integrimi kalon përmes Athinës, nuk hyjmë ne BE

Published

on

Historiania Elena Kocaqi thotë se nëse integrimi i Shqipërisë kalon përmes Athinës, vendi ynë nuk ka për të hyrë në BE.

Kocaqi vazhdon më tej duke thënë se Shqipëria duhet të jetë një shtet me personalitet dhe ti tregojë vendin Greqisë sepse sa herë që ajo kërkon diçka, i ofrohet, por sërish nuk ndalet dhe vë një kusht tjetër.

‘Deklaratat e tyre në fakt janë kërcënuese ndaj Shqipërisë. Për mendimin tim, Shqipëria duhet të përdorë reciprocitetin me Greqinë. Nëse në një marrëdhënie dypalëshe nuk ka respekt të dyanshëm, domethënë nëse Greqia kërkon edhe Shqipëria ka kërkesat e veta. Greqia nuk ka limit, domethënë është vend që ndaj Shqipërisë kërkesat e Greqisë janë pa limit.

Nëse ti do t’i japësh një gjë, Greqia do kërkojë, një tjetër, një tjetër derisa të dalë në Tropojë. Kështu që në këtë aspekt ata nuk kanë limit dhe në këtë vështrim, prandaj Shqipëria duhet të jetë një shtet me personalitet dhe këtë bën pushteti. Duhet ti tregojë vendin Greqisë. Nëse integrimi i Shqipërisë kalon përmes Athinës, Shqipëria nuk ka për të hyrë ndonjëherë në BE. Madje dhe nëse është një kusht i tillë nuk duhet ta konsiderojë fare, duhet ta injorojë’, Tha Elena Kocaqi në Ora News.

https:/www.newsbomb.al/shqiperia-t-i-tregoje-vendin-greqise-kocaqi-nese-integrimi-kalon-permes-athines-nuk-hyjme-ne-be-172115

Continue Reading

Lajme

Basha sulmon Berishën: S’ka fuqi të mbledh organet, nuk lejoj bunkerizim në PD

Published

on

Lulzim Basha e la mbrojtjen përmes heshtjes ndaj akuzave të paraardhësit, dhe sulmoi ashpër Sali Berishën, duke e paralajmëruar se firmat e mbledhura për thirrjen e Kuvendit Kombëtar s’kanë pikën e vlerës.

Basha për herë të parë shpalosi pikëpamjen e tij duke dhënë motivin e aksionin politik të Sali Berishës përmes Foltores.

Kryetari i PD Basha tha se shumica qeverisë nuk do t’ja dali dot të bllokojë komisionin hetimor parlamentar për Francesko Beketin duke u fshehur pas konfidencialitetit. Gazment Bardhi paralajmëruar dorëzimin të hënën në Gjykatën Kushtetuese të kërkesën për shfuqizimin e vendimit të kuvendit në bllokimin e këtij komisioni.

Continue Reading

Lajme

Biznesmenit në Shqipëri ia presin gishtin dhe ia marrin 100 mijë euro

Published

on

Biznesmeni Nazim Çangu është sulmuar lidhur gjatë grabitjes të banesës së tij në Nikël të Fushë-Krujës.

Ngjarja ka ndodhur në orën 01:00 të së dielës, ku 10 persona të armatosur dhe të maskuar kanë hyrë në banesë dhe kanë vjedhur mbi 100 mijë euro.

Grabitësit e maskuar pasi kanë mbyllur në një nga dhomat e banesës gruan dhe 4 fëmijët, më pas kanë marrë biznesmenin Çangu, të cilin e kanë rrahur, dhunuar dhe gjuajtur me qytën e armë.

Duke e kërcënuar që të tregonte për çelësin e kasafortës, ata i kanë prerë edhe njërin gisht me gërshërë.

Ata kanë arritur të marrin çelësin e kasafortës ku mbante paratë dhe sendet me vlerë. Grabitësit kanë marrë para kesh dhe florinj, që arrijnë vlerën e mbi 100 mijë eurove.

Sipas informacioneve, grabitësit ishin të armatosur me pistoleta dhe kallashnikovë, ndërsa njëri prej tyre ishte i veshur me një uniformë policie.

Biznesmeni ndodhet në spital, ku po merr ndihmën e nevojshme nga mjekët.

Sipas policisë, po punohet për zbardhjen e ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve.

“Më datë 24.10.2021, gjatë orëve të para të mëngjesit të sotëm, persona ende të paidentifikuar, kanë vjedhur me dhunë një shumë parash në banesën e shtetasit N. Ç., shërbimet e policisë dhe grupi hetimor, po punojnë intensivisht nën drejtimin e Prokurorisë Rrethit Gjyqësor Krujë për zbardhjen e ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve”, njofton policia. /TCH/

Continue Reading

Lajme

Tërmet në Shqipëri

Published

on

Një tërmet me magnitudë 3.5 i shkallës Rihter ka lëkundur Shqipërinë mëngjesin e kësaj të diele.

Mësohet se epiqendra ka qenë në Himarë, ndërsa thellësia e tij është përllogaritur vetëm 2 km.

Fatmirësisht nuk raportohet për dëme materiale dhe persona të lënduar. Kujtojmë se javët e fundit vendi ynë ka regjistruar lëkundje të herëpashershme sizmike, ku më e forta u përllogarit disa ditë më parë në Lezhë.

Tërmeti që ra në orët e mbrëmjes në Lezhë ishte 5.0 i shkallës Rihter dhe frikësoi banorët, të cilët kanë dalë me shpejtësi nga shtëpitë e tyre. Lëkundjet u ndjenë edhe në Tiranë, por fatmirësisht nuk u raportuan dëme materiale, apo persona të lënduar.

Continue Reading

Aktuale