“Nuk përjashtohet mundësia e shtimit të drejtorëve apo ndryshimi i tyre me partnerët e koalicionit, por qëllimi i reformave nuk është ky. Nuk flitet për numra, duam t’i ofrojmë opsionet dhe zgjidhjet më të mira në eshallonet që udhëhiqen nga LSDM-ja. Qëllimi i reformave është që të shpejtojmë përparimin, të përmirësojmë punën dhe ajo të jetë në interes dhe në të mirë të qytetarëve”, thonë nga LSDM.

 Bujar Osmani nga Bashkimi Demokratik për Integrim javën e kaluar tha se brenda BDI-së do të fillojë një proces i thellë reformimi dhe tha se BDI është partia që u jep hapsirë të rinjve.

“Ky proces ende nuk ka përfunduar jemi duke debatuar brenda në parti mbi këtë aspekt por edhe me partnerin e koalicionit për t’i plotësuar këto vende kështu që për momentin nuk ka diçka konkrete, po bisedojmë, në momentin që do të ketë emra konkret ose ndryshime konkrete, opinionin do ta informojmë në kohë”, tha Osmani.

Osmani sot tha se nuk ka ndonjë ndryshim nga deklarimet paraprake. Nga asnjëra parti nuk japin emra konkret se cilët janë drejtorët apo zv/ minstrat që do të përfshihen nga rikonstruimi i qeverisë. Por, burime të TV21 thonë se drejtorët nga radhët e BDI-së që me shumë gjasa mund të lëvizin janë:

Vullnet Ademi – drejtor i Agjencisë për Investime të Huaja
Ejup Rustemi – Drejtor “Postat e Maqedonisë”
Gajur Kadriu – Drejtor “Rrugët e Maqedonisë”
Irfan Asani – Drejtor “Hekurudhat e Maqedonisë”
Bardhyl Nasufi – Drejtor i Furnizimeve Publike
Hulusi Beqiri – Drejtori për Rezerva të obligueshme të Naftës
Rufat Huseini – Drejtorin i Inspektoratit Shtetëror për Transport
Shkodrane Dardhishta – Drejtoreshë për shërbime të përbashkëta në Qendrën Klinike Universitare

Për më tepër, riformatimi i eshallonit të tretë pritet t’I plotësojë edhe vendet e lëna bosh pas dorëheqjes së drejtorëve të RDK-së dhe pritet që të përmbushë edhe vendin e lënë bosh në Drejtorinë e “Hekurudhave të Maqedonisë” sektorin e Transportit, post të cilin e ushtronte Shaban Zendeli i cili u nda nga jeta para disa ditësh.

Përgatiti: Mevludin Imeri TV21