Connect with us

Kolumna

Dhuna që nuk vrau as Lulzim Bashën

Published

on

Shkruan, Mero BAZE

Ka një mëri të shtuar nga shumë mbështetës dhe propagandistë të opozitës, kundër faktorit ndërkombëtar, pas 30 qershorit. Ka një mllef ndaj qëndrimeve të SHBA, BE dhe vendeve të tjera perëndimore, që u shprehën para zgjedhjeve kundër dhunës.

Tani e gjithë retorika e pas 30 qershorit, është kufizuar tek armiku i jashtëm, dhe kryesisht vendet perëndimore që bënë thirrje kundër dhunës më 30 qershor.

Asnjë fjalë për dështimin e Lulzim Bashës. Asnjë fjalë për premtimet e pambajtura të tij. Asnjë fjalë për strategjinë e dështuar të tij. Asnjë fjalë për rolin e Sali Berishës dhe Ilir Metës në këtë histori. Biles asnjë fjalë, as për lajthitjen verore të presidentit.

Për ta gjithë fajin e ka SHBA, BE dhe vendet e tjera perëndimore, që nuk kuptohet çfarë roli kanë luajtur në dështimin e Lulzim Bashës.

I gjithë ky ligjërim politik, në fakt kërkon të fshehë dështimin e Lulzim Bashës në krye të opozitës, por dhe dështimin e vet atyre, që e nxitën Lulzim Bashën në këtë rrugë.

Më i shquari prej tyre mbetet Fatos Lubonja. Ai kishte opsion të qartë përdorimin e dhunës në zgjedhjet e 30 qershorit dhe vazhdon t’i përmbahet idesë se mënyra e vetme e rrëzimit të Edi Ramës, është ajo me dhunë.

Nuk jam kundër radikalëve të tillë, edhe pse janë revolucionarë të dalë mode. Pra, nuk mund t’i përjashtosh dikujt të drejtën të rrëmbejë dhe armët, nëse i ka shkuar në majë të hundës.

Problemi që ne kemi me nxitësit e dhunës në Shqipëri, është se ata e kompleksuan opozitën, duke ja imponuar përdorimin e dhunës, si rrugë të vetme, dhe kur ajo dështoi në këtë rrugë, ata nuk mbajnë përgjegjësi, as për presionin që i bënë opozitës, as për dështimin e opozitës, as për dështimin e tyre.

Ata po rreken ta gjejnë përgjegjësinë, tek kundërshtarët e dhunës.

Këta janë të vetmit humbës në botë që thonë se fajin që ne humbëm, e kanë kundërshtarët tanë, se ata na mundën.

Pra në betejën për vëllavrasje në Shqipëri, nga një anë ishte Fatos Lubonja, Sali Berisha e Ilir Meta me shokë, që kishin vënë para opozitën si të marrë peng, dhe nga ana tjetë qeveria dhe vendet perëndimore, që kundërshtonin dhunën.

Tani sipas këtyre, faji për dështimin e rrugës së opozitës është i kundërshtarëve të saj, që nuk lejuan dhunën.

Dhe këta nuk ndjehen të humbur, por ndjehen të persekutuar që nuk i kanë lënë të fitojnë.

Ky arsyetim idiot, turpëron çdo revolucionar në këtë botë që ka përdorur ndonjë herë dhunën për të marrë pushtetin.

Turpëron dhe kujtimin e Todi Lubonjës si partizan. Se dhe ai rrëmbeu armët për të marrë pushtetin, por nuk ishte edhe partisan, edhe të pinte kafe në Rogner.

Kush del në mal, kush rrëmben armët, duhet të llogarisë të jetë në luftë, dhe jo në Teatër.

Tani kjo historia që fajin pse nuk fitoi dhuna është i Perëndimit dhe jo i Lulzim Bashës, është më shumë se qesharake.

Kur dikush vendos të fitojë me dhunë, ose i qëndron deri në fund dhunës, ose vritet nga të vetët.

Në këtë rast nuk themi larg qoftë të vrasin fizikisht Lulzim Bashën, por politikisht së paku, nuk duhet të harxhonin kaq shumë energji për ta shfajësuar, edhe si luftëtar pa betejë, edhe si të dorëzuar një hap larg finales.

Ose duhet mbrojtur dhuna, ose Lulzim Basha. Meqë dhuna nuk eci, Lulzim Basha nuk mund të mbrohet si viktimë, pasi ai ka dështuar bashkë me projektin e tij.

Por dhe nëse e mbroni, të paktën mos thoni që fajin e kanë SHBA dhe BE që nuk e lanë të fitonte me dhunë.

Se luftë me leje dhe lekë bëjnë vetëm mercenarët. Ky ka pretendime që nuk është mercenar.

Continue Reading

Kolumna

Fenomeni i një “Dvizhenje”-je dhe mendjemadhësisë

Published

on

By

Fenomeni i një “Dvizhenje”-je dhe mendjemadhësisë

Nga: Mr. Driton Nebiu

Në konkurencën për të fituar titullin e “Mashtruesit më të madhë”, padyshim se vendi i parë i takon “më të madhit” të “Dvizhenjes” Besa e që me kalimin e kohës u shëndrrua në MOZHEME.

Ishte një tentim i planifikuar mirë, nga qarqe të dyshimta për të bërë gjoja një ndryshim në hapsirën politike brenda shqiptarëve të Maqedonisë së veriut, e paketuar si në aspektin finansiar, poashtu edhe në ate “kombëtar”, duke pasur parasysh se fillimisht morën për emër simbolin e të qenurit shqiptar, i përkushtuar në mbrojtjen e fjalës së dhënë – BESËS, e që realisht ishte Kali i Trojës brenda organizimit opozitar shqiptar, organizim që duhej të pengonte Lëzivjen për Reforma në opozitën e kohës, e cila tanimë kishte filluar rrugëtimin e vet të pandalshëm drejt të qenurit zëri i popullit në skenën politike të vendit.

“Lëvizja” e atëhershme e që më vonë do të shëndrrohet në “Dvizhenje”, si premtim bazë të veprimit e kishte një far lloj “Ridefinimi” të shoqërisë, e që realisht, më vonë u dëshmua, se ishte vetëm një floskulë e radhës, që u shfrytëzua sa për të përfunduar në listen e përbashkët parazgjedhore nën moton “Mozheme” sa për të fituar disa ulëse deputetësh tejet pasiv, po jo edhe ridefinimin e premtuar.

Duke shfaqur haptazi qëllimin real, ruajtjen e pozitave dhe pushtetit për grupe të ngushta të interesit, “Dvizhenja” nuk e tejkaloi veten as pas zgjedhjeve lokale ku falë opozitës shqiptare mori në menaxhim komunën më të madhe ndër shqiptarët, por përkundrazi në rastin e pare të mundshëm si shenjë falemnderimi e vetëdijshme për forcën reale politike në vend të barazuar me të qenurit vetëm një parti lokale e asgjë më shumë, tentoi të dobësojë ata që dje i ndihmuan, por kot.

Pretendimi aktual se ata përfaqësojnë opozitën shqiptare është edhe një tentim mashtrimi i radhës nga “më i madhi” i “Dvizhenjes” edhe pse është i vetëdishëm se nuk i kalon, por ja që kështu i është caktuar detyra dhe urdhërat duhet të zbatohen, e aq më shumë sot kur rejtingun duhet t’ua menaxhojë forca që pengon vendin drejt inkuadrimit në Bashkimin Evropain dhe vlerave perëndimore.

Stabiliteti politik, ekonomik e institucional i shtetit, e me këtë edhe ai i sigurisë së vendit, dhe orijentimi pro evropian është një kategori që nuk ka alternativë, por kërkon qasje serioze dhe subjekte serioze për menaxhim e përfaqësim, largë partive sezonale. Është kjo kategori e rëndë që kërkon fuqi e madhështi, e në këtë nivel gjithkush edhe nuk e ka vendin, përpos si spektatorë. Të tillë janë edhe këta të “Dvizhenjes”.
Jo më kot është thënë: “Mendjemadhësia është dhurata që bëri Zoti për njerëzit e vegjël…”.

Continue Reading

Kolumna

Haraçina sot…

Published

on

By

Haraçina sot…

Shkruan, Driton Nebiu, Magjister i shkencave politike

“Komunë e zhvilluar me një administratë efektive, me rrugë të asfaltuara, me shtigje për këmbësorë, me ujësjellës e me ujë të pijshëm të sjellur nga Penda e Likovës, me kanalizim, me shtëpi të shëndetit dhe përkujdesje 24 orëshe shëndetësore për popullatën, me transport të garantuar për të gjithë nxënësit nga ana e komunës, me kushte dhe standarde evropjane në shkolla, me investim në sport, me fushë futbolli për Klubin Futbollistik “Shkëndija”, me premtime të realizuara, pa paradime të kota politike sa për sy e faqe dhe për marketing të ulët politik, po qoftë edhe nga strukturat e larta shtetërore të mos them partiake, pa as edhe një donacion të huaj, po gjithçka me punë, përkushtim, mirë menaxhim nga ana e të parit të komunës.

Është ky një realitet i ditëve të sotme që po e jetojmë të gjithë ne banorët e Haraçinës…”

Nuk po më besoni?!

Keni të drejtë, ishte kjo vetëm një ëndërr dhe një dëshirë, po edhe një premtim i parealizuar parazgjedhor i dhënë në moment entuziazmi dhe pa asnjë lloj përgjegjësie se një ditë do të vijë edhe koha e ballafaqimit me realitetin, e që fatkeqësisht është e gjitha e kundërta e ëndrrës fillestare të përshkruar në këtë tekst.

U zbehën edhe fletushkat propaganduese, por na mbeti realiteti.

Haraçina edhe sot me një rrugë të asfaltuar nga “Rrugët e Maqedonisë” të cilën punë e përvetëson i pari i komunës. Haraçina pa as edhe një pikë uji nga Penda e Likovës, e fatmirësisht me ujë të siguruar nga donacioni i dhënë nga komuna “Ejup Sulltan” e Turqisë përmes Shoqatës së Brezës, edhe kjo punë që e përvetëson i pari i Komunës. Haraçina pa shteg për këmbësorët në veçanti për nxënësit e shkollës së niveleve të ulëta, po me mezi 1 km ndërtim të tillë e që si duket është kilometri i vetëm i punuar në të gjitha lëmitë brenda mandatit një vjeçar.

Haraçina pa përkujdesje shëndetësore, e lënë në mëshirën e shtëpisë së shëndetit në Maxhari dhe vet banorëve të saj, në stilin secili si të mundet, vetëm të sigurojë përkujdesjen për shëndetin e tyre. Haraçina pa transport të organizuar e të siguruar për nxënësit, të lënë në mëshirën dhe barrën e vet prindërve për një shkollim obligativ. Haraçina me kushte të mjerueshme në shkollë e pa as edhe një investim më të vogël në sport e kulturë, duke lënë Klubin futbollistik të zemrës së Haraçinës “Shkëndinë” që të zhvillojë ndeshjet në Hasanbeg, falë mëshirës së Klubit simotër “Fortuna”.

E kjo është Haraçina e ditëve të sotme, Haraçina e realitetit e jo e ëndrrës së kotë.

Këtë më së miri e dinë haraçinasit. Ata kuptuan se kush po gënjen e kush po mashtron. Këtij populli i duhen projekte e premtime të realizuara, e jo paradime të kota të atyre që nuk i duan as në lagjet e tyre. Popullata don punë, se për punë u ka dhënë votë.

Mos harroni se vota është e shenjtë, vota është AMANET. Mos e shkelni!

Edhe pse nuk e keni vetëm këtë që e shkelët.

U qoftë për nder!

Continue Reading

Kolumna

Politikanët tanë – Fatkeqësia e popullit

Published

on

By

Shkruan Lulzim Nasufi

POLITIKANËT TANË – FATKEQËSIA E POPULLIT

Sa të koordinuar janë politikanët tanë në mossuksesin e misionit të tyre dhe prapshtitë e tyre në politikbërje, ju përcjell disa fakte:

Më datë 25.09.2022, zëvendës-kryeministri për çështje ekonomike Bytyqi, për të justifikuar dështimin politik të politikanëve tanë paraprak, si zyrtar me post të lartë, dha informacion të saktë dhe të frikshëm se “nga RMV, brenda 8 viteve të fundit janë shpërngulur mbi 700.000 qytetarë në shtetet perëndimore” dhe po të njëjtën ditë kryetari i BDI-së Ahmeti, në një takim partiak, nga inatet ndaj disa anëtarëve të tij të ashtuquajtur “grupi i zjarrit” – konstatoi “jam me mision, jo në detyrë, ashtu që këtu do të më keni edhe katër vite”.

Sipas trendit të migrimit të popullsisë, bie që për katër vite, nga RMV janë shpërgulur 350.000 qytetarë. Sipas kësaj, misioni i Ahmetit është që edhe për katër vite në krye të BDI –së, me funksionarët e tij të korruptuar, të rrisë numrin e të ,,integruarve“ në botën perëndimore në 1.000.000 banorë, që i bie gjysma e numrit të popullsisë do të shpërngulen nga RMV.

Dhe si “qershia mbi tortë”, nga i gjithë ky “optimizëm i madh pozitiv dhe shpresëdhënës”, më datë 28.09.2022, numri një i shtetit, presidenti Stevo Pendarovski do të konstatojë: “edhe unë po të isha në vendin tuaj me rrogë prej 400 euro, do të kisha ikur prej RMV”.

Çështja thelbësore është se populli të gjitha këto i di dhe i bën. Mos e nënvlerësoni intelegjencën e popullit, nuk ka nevoj ju t’ia kumtoni dhe t’ia tregoni! Por, çfarë keni bërë ju, ose më thjeshtë, pse e keni sjellur popullin në situatë të këtillë gjithë këto vite dhe, më e rëndësishmja, çfarë plani – vizioni keni bërë për të ardhmen e këtij shteti dhe këtyre qytetarëve? Sepse për atë paguheni me paratë e popullit!

#NDRYSHIME
#DREJTËSI
#STOPKRIMITDHEKORRUPSIONIT

Continue Reading

Aktuale