Connect with us

Maqedonia e Veriut

Zaev do të bëj riformatim të qeverisë

Published

on

Javën e ardhshme  do të bëhet ndërrimi i zëvendës ministrave dhe drejtorëve të institucioneve, nga radhët e LSDM-së dhe BDI-së.

Kryeminstri i Maqedonisë Veriore Zoran Zaev gjatë vizitës në Stobi, në pytjet e gazetarëve  ka thënë se ky procesë i riformatimit të qeverisë pritet të përfundojë deri në fund të muajit korrik.

Duket se drejtorët e institucioneve dhe zëvendës ministrat do të jenë nën ”ethe”, për shkak se numri i ndërrimeve do të shkojë deri në 50 javën e ardhshme./in7.tv/

Continue Reading

Lajme

Taravari: I shokuar nga sulmi kriminal në Gllogjan, shumë jetë të pafajshme e sidomos fëmijësh po na ikin këtë muaj!

Published

on

Kryetari i Komunës së Gostivarit, Arben Taravari, ka reaguar pas sulmit me armë zjarri ndaj autobusit në Gllogjan të Deçanit, ku mbetën të vrarë të paktën tre persona, përcjell in7.

Jam i shokuar nga sulmi kriminal ndaj autobusit që ndodhi në Gllogjan, ku ka edhe viktima, mesin e tyre nxënës shkolle.
Në këto çaste të rënda jam me familjarët e të vrarëve, duke u lutur për durim…
Pres që organet e rendit të zbardhin menjëherë këtë krim monstruoz!
Shumë jetë të pafajshme e sidomos fëmijësh po na ikin këtë muaj!
Zot na Mbro!, ka shkruar Taravari në Facebook./in7.tv/

Continue Reading

Lajme

Jovevski: Materialet e ADN-së nesër do t’u dorëzohen Prokurorisë bullgare

Published

on

Prokurori Publik I Maqedonisë së Veriu, Ljubomir Jovevski tha se nga instituti i mjekësisë ligjore kanë siguruar ADN-t e familjarëve të viktimave dhe ato materiale gjatë ditës së nesërme do të dorëzohen tek pjesëtarët e Prokurorisë së Bullgarisë dhe së bashku me këto materiale atyre do tu dorëzohet edhe materiali i dokumenteve që deri në këtë moment prokuroria i ka siguruar.

“Kolegët bullgar gjatë ditës së sotme arritën në Prokurorinë Publike të Republikës së Maqedonisë së Veriut, ne nga institute I mjekëses ligjore kemi siguruar AND-t e familjarëve të viktimave dhe ato materiale gjatë ditës së nesërme do të dorëzohen tek pjesëtarët e Prokurorisë së Bullgarisë dhe së bashku me këto materiale atyre do tu dorëzohet edhe materiali i dokumenteve që deri në këtë moment prokuroria i ka siguruar”, tha Jovevski.

Continue Reading

Lajme

Sela: Sulm makabër në Gllogjan, bashkëndjejmë dhimbjen me familjarët e viktimave dhe lutemi për të lënduarit

Published

on

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela, ka reaguar pas sulmit me armë zjarri ndaj autobusit në Gllogjan të Deçanit, ku mbetën të vrarë të paktën tre persona, përcjell in7.

Postimi i plotë:

I tronditur me sulmin makabër mbi autobusin me nxënës të linjës Gjakovë – Deçan.

Bashkëndjejmë dhimbjen me familjarët e viktimave dhe lutemi për të lënduarit.

Besojmë në institucionet e Kosovës për të sjellur shpejtë para drejtësisë autorin e këtij sulmi makabër, ka shkruar Sela në postimin në Facebook./in7.tv/

Continue Reading

Aktuale