Connect with us

Lajme

Ramiz Merko pret shiritin në hapjen e objektit pa leje

Published

on

“Në vend që të ishte prishur, ndërtimi i egër tek Rrapi i Ohrit prej mbëmë është piceria më e re e hapur”- shkruan portali 360 shkallë.
Bëhet fjalë për pronën e këshilktarit të BDI-së në Ohër, Nefi Useini. Objekti në fjalë përveç se është pa leje, për të ka edhe vendim për prishje nga ana e Inspektoratit komunal.
Sipas portalit “360 shkallë”, objekti është ndërtuar në tokë shtetërore dhe brenda sipërfaqes së ruajtur nga UNESCO, ku rreptësisht ndalohet ndërtimi.
I njëjti person siç thuhet, po ndërton edhe bazë betoni në breg të Liqenit të Ohrit. Të gjitha këto ndodhin në një periudhë kohore kur rajoni i Ohrit dhe Strugës rrezikojnë statusin që kanë nën ombrellën e organizatës më të madhe botërore për ruajtjen e trashëgimisë kulturore, historike dhe natyrore, UNESCO.
“Që ironia të jetë më e madhe, shiritin në hapjen solemne të mbrëmshme e preu Ramiz Merko, Kryetari i Komunës së Strugës, një tjetër qytet që përballet me ekspansion ndërtimor” – shkruan “360”, përcjell in7.

Ohri dhe Struga në muajt e fundi kanë qënë temë debati akuzash për uzurpime plazhesh, ndërtime të egra, djegie të kallameve dhe katastrofë ekologjike. /in7.tv/

Continue Reading

Lajme

Idri Istrefi merr mbështetje edhe nga Samir Murtezoski kandidati i PDSH-së në Strugë

Published

on

Koalicioni për Strugën po shkon edhe më i sigurt. Rrugës sonë i’u bashkua edhe kandidati i PDSH-së, z. Samir Murtezoski njoftojn nga ASH-Strugë, përcjell in7

Kandidati i PDSH-së, Samir Murtezoski qëndron pas Idri Istrefit në raundin e dytë të zgjedhjeve lokale. Murtezoski fton të gjithë përkrahësit e tij, por edhe të gjithë qytetarët tjerë që ta votojnë Idri Istrefin, si të vetmen shpresë për Strugën. Është koha që më në fund t’i thuhet stop Ramiz Merkos dhe keqpërdorimeve të shumta në Komunën e Strugës.

Faleminderit për mbështetjen!-theksojn nga ASH-Strugë/in7.tv/

Continue Reading

Lajme

Eco Guerilla: Kërkojmë llogaridhënie nga Komuna e Tetovës dhe kryetarja Teuta Arifi

Published

on

Pse janë shpenzuar paratë dhe djersa e qytetarëve në kohë fushate për qindra militantë partiak që bëjnë fushatë për Teuta Arifin?

Ky është keqpërdorim i buxhetit të Komunës së Tetovës.

Me ndihmën e IRI-t dhe USAID-it u zbuluan qindra honorare që Teuta Arifi ka nënshkruar në kohë fushate. Kaluan disa ditë dhe Komuna e Tetovës vazhdon të heshtë. Kërkojmë llogaridhënje se si dhe pse janë paguar këta qindra njerëz.

Lista e plotë në statusin e Eco Guerilla:

Continue Reading

Lajme

Mickoski: BDI shkon në opozitë në Qytetin e Shkupit, shumica e re VMRO-ASH-AAA

Published

on

Fushata e zezë e LSDM-së ka dy qëllime, njëra prej tyre është që të ulet dalja në zgjedhje. Kështu tha kryetari i VMRO-së, Hristian Mickoski në emisionin debativ në TV SHENJA.

“Mendoj se populli e ka përmbi kokë, posaçërisht për kandidatin e LSDM-së, dhe jam i sigurt se në mënyrë masive do të dalin dhe ta votojnë Danellën. Dhe, qëllimi i dytë të shkaktojnë pasiguri të Danella ngase ajo asnjëherë nuk është marrë me zgjedhje dhe kjo është hera e parë. Por, për të dyja gjëra, vlerësimet që kanë bërë, do të jetë e gabuar dhe do të ju ndodh një humbje serioze”, u shpreh Hristijan Mickoski.

Mickoski tha se ata kanë shumicë në Këshillin e Qytetit të Shkupit.

“BDI do të jetë opozitë në Qytetin e Shkupit, shumicën e re e formon VMRO-ASH-AAA dhe Levica”, tha Mickoski.

Continue Reading

Aktuale