Connect with us

Lajme

Lëvizja Besa, proteston në Tetovë

Published

on

Kreu i Lëvizjes BESA Bilall Kasami, i shoqëruar edhe nga funksionarë të tjerë të partisë dhe aktivistë, kanë protestuar para pak çasteve para Sektorit të Punëve të Brendshme të Tetovës, pas ftesës për bisedë informative që SPB Tetovë iu dërgoi dy aktivistëve të kësaj partie, përkatësisht Albi Qamilit dhe Dritan Bexhetit, të cilët dyshohet se vendosën afishet tek rreth rrotullimi afër selisë së BDI-së, ndërsa më herrët për të njëjtën gjë, në bisedë informative u thirr edhe Artan Etemi.

Kreu i Lëvizjes BESA Bilall Kasami këtë e ka cilësuar si presion i pushtetit ndaj anëtarëve të kësaj partie, ndërsa ka deklaruar se, qëndron fuqishëm pas aktivistëve të tij, duke u shprehur se, nga nesër edhe ai vet do del të bëj afishe ndërsa ka ftuar policinë që ta arrestojë edhe atë

”Ne si Lëvizje BESA qëndrojmë fuqishëm pas aktivistëve tanë, sepse vlerësojmë se ky është një reaksion qytetarë dhe kjo bëhet për gjitha dështimet, krimin dhe korrupsionin e partisë shqiptare në pushtet dhe ata që në vend se të mbrojnë interesin e qytetarëve, ata merren me qytetarët që bëjnë aktivitete simbolike për të shprehur revoltën e tyre. Ne nuk do heshtim, këtë reperkusion të policisë e shohim vetëm si presion që të tërhiqemi nga aktivitetet tona. Nëse ata me pretekst të disa grafiteve, afisheve dhe revoltave qytetare thirrin aktivistët e Lëvizjes BESA, iu thash që do i bëj të njëjtat aktivitete unë dhe le të urdhërojnë le të më burgosin mua”- deklaroi Bilall Kasami. Lëvizja BESA.

ALSAT

https://www.facebook.com/in7.tv/videos/468147854002867/

Continue Reading

Lajme

Taravari: I shokuar nga sulmi kriminal në Gllogjan, shumë jetë të pafajshme e sidomos fëmijësh po na ikin këtë muaj!

Published

on

Kryetari i Komunës së Gostivarit, Arben Taravari, ka reaguar pas sulmit me armë zjarri ndaj autobusit në Gllogjan të Deçanit, ku mbetën të vrarë të paktën tre persona, përcjell in7.

Jam i shokuar nga sulmi kriminal ndaj autobusit që ndodhi në Gllogjan, ku ka edhe viktima, mesin e tyre nxënës shkolle.
Në këto çaste të rënda jam me familjarët e të vrarëve, duke u lutur për durim…
Pres që organet e rendit të zbardhin menjëherë këtë krim monstruoz!
Shumë jetë të pafajshme e sidomos fëmijësh po na ikin këtë muaj!
Zot na Mbro!, ka shkruar Taravari në Facebook./in7.tv/

Continue Reading

Kosovë

Reagon Kryeministri Albin Kurti për ngjarjen në Gllogjan

Published

on

Ka reaguar edhe Krzeministri i Kosovës , Albin Kurti lidhur me ngvjarjen e sontme që e tronditi Gllogjanin, ku mbetën të vrarë 3 perspna.

Ai shprehë ngushëllime familjarëve të viktimave, duke iu dëshiruar shërim të shpejtë të plagosurve, dhe fton policinë të mobilizohet me kapacitetet e saj të plota.

“Sonte u tronditëm nga lajmi për sulmin me armë zjarri ndaj autobusit me nxënës në Gllogjan të Deçanit. Sipas Policisë së Kosovës nga ky sulm kanë mbetur të vrarë tre qytetarë të vendit tonë, prej të cilëve dy nxënës.
Në emrin tim dhe në emër të Qeverisë së Republikës së Kosovës, u shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjeve, shokëve e shoqeve, që humbën më të dashurit në këtë sulm. Të plagosurit i dëshirojmë shërim të shpejtë.
Policia është mobilizuar me kapacitetet e saj të plota për ta hetuar këtë krim të rëndë, e për të mundësuar drejtësi”, theksoi Kurti.

Continue Reading

Lajme

Jovevski: Materialet e ADN-së nesër do t’u dorëzohen Prokurorisë bullgare

Published

on

Prokurori Publik I Maqedonisë së Veriu, Ljubomir Jovevski tha se nga instituti i mjekësisë ligjore kanë siguruar ADN-t e familjarëve të viktimave dhe ato materiale gjatë ditës së nesërme do të dorëzohen tek pjesëtarët e Prokurorisë së Bullgarisë dhe së bashku me këto materiale atyre do tu dorëzohet edhe materiali i dokumenteve që deri në këtë moment prokuroria i ka siguruar.

“Kolegët bullgar gjatë ditës së sotme arritën në Prokurorinë Publike të Republikës së Maqedonisë së Veriut, ne nga institute I mjekëses ligjore kemi siguruar AND-t e familjarëve të viktimave dhe ato materiale gjatë ditës së nesërme do të dorëzohen tek pjesëtarët e Prokurorisë së Bullgarisë dhe së bashku me këto materiale atyre do tu dorëzohet edhe materiali i dokumenteve që deri në këtë moment prokuroria i ka siguruar”, tha Jovevski.

Continue Reading

Aktuale