Connect with us

Lajme

Kasami, “Unë do të vendos afishe, le të më arrestojnë”

Published

on

Të premten më 12.07.2019, në SPB Tetovë në pyetje është marrë aktivisti i Lëvizjes BESA, Artan Etemi, i cili ishte ftuar për shkak të vendosjes së afisheve nga të rinjtë tetovarë nëpër disa udhëkryqe në Tetovë.

Pas denoncimit të rastit në polici, kjo e fundit ka ftuar atë që të paraqitet në stacionin policor në Tetovë për të zbardhur në tërësi rastin.

Pas paraqitjes në polici të Artan Etemit, në Sektorin për Punë të Brendshme në Tetovë ka shkuar personalisht edhe lideri i Lëvizjes BESA, Bilall Kasami.

Ai ka akuzuar se policia e Tetovës në vend se të mbrojë aktivistët, mbron një grup kriminelësh. Sipas tij, fillimisht nga policia nuk kanë pranuar të tregojnë nëse aktivisti i partisë gjendet në polici, por se konfirmimi ka ardhur pas insistimit të avokatit mbrojtës.

“Kjo ndodhë kur partitë politike, kur pushteti humb rrugën, në vend që të merren me mbrojtjen e qytetarëve, në vend që t’iu shërbejnë qytetarëve, ata merren me mbrojtjen e një grupi kriminal që funksionon si një grup paralel në shtet e që është BDI. Nëse disa aktivistë kanë bërë ndonjë aktivitetet për të denoncuar dhe për të shprehur interesin dhe dëshpërimin e tyre, tani policia i trajton ata në mënyrë arbitrare për t’i frikësuar”, tha Kasami pas daljes nga Stacioni Policor në Tetovë së bashku me aktivistin Artan Etemi, raporton koha.mk. përcjell in7.tv.

Kreu i Lëvizjes BESA është shprehur se nëse këto raste përsëriten, atëherë ai vet do të vendos afishe.

“Mesazhi ynë është që ne edhe më tutje do të jemi në shërbim të qytetarëve, nuk do të frikësohemi nga presionet e tyre. Fatkeqësisht, në polici kuptuam edhe diçka, që askush nuk e di se çka po ndodh në këtë institucion, në hyrje aty ku duhet të paraqitemi, në fillim na thanë që nuk ka një person të tillë të thirrur në polici, e që pastaj kur erdhi avokati ynë, e kuptuam që po paska një person të thirrur në polici të denoncuar për një aktivitetet publik, për një aktivitetet i cili është në mbrojtje të qytetarëve. Kjo është Tetova, kjo është policia jonë e cila në vend që t’i mbroj qytetarët, mbron një grup kriminel, të korruptuar që gjendet pjesë e kësaj Qeverie, pjesë e Qeverisë LSDM-BDI. Publikisht deklaroj se nëse vazhdojnë me këto reperkusione, do të dal dhe të njëjtat veprime do ti bëj unë personalisht nëpër rrugët e Tetovës dhe le të më arrestojnë, por në asnjë moment nuk do të tolerojë të frikësohen aktivistët e Lëvizjes BESA për aktivitete që janë në të mirë të qytetarëve”, tha Kasami.

Nga Policia e Tetovës kanë deklaruar se persona të panjohur, në 10 lokacione, gjegjësisht udhëkryqe në Tetovë, në shtyllat metalike të shenjave të komunikacionit, kanë vendosur tabela prej druri, me afishe të cilat kanë qenë të shkruara me përmbajtje poshtëruese, të drejtuara në adresë të partisë politike. “Janë kryer hetimet dhe rasti është duke u zbardhur. Sa i përket personit në fjalë, Artan Etemi nuk është arrestuar, por vetëm është ftuar në bisedë informative”.

Ndryshe, gjatë ditës të djeshme, një grup i të rinjve shqiptar të quajtur Lëvizja Rinore kanë mbushur qytetin e Tetovës me “shenja të komunikacionit” që tregojnë rrugën që, siç thonë, për tek selia e turpit të politikës shqiptare në Maqedoninë e Veriut. “Këto aktivitete guerile do vazhdojnë deri në largimin e plotë të BDI nga skena politike”, shkruan në profilin zyrtar të Lëvizjes Rinore.

Aksion “gueril” në Tetovë, vendosen tabela me mbishkrime ofenduese për BDI-në

Continue Reading

Lajme

Shkupjanja me makinë “futet” në ndërtesën e BE-së (Foto)

Published

on

Gjatë mbrëmjes së djeshme një grua ma makinën e saj është aksidentuar në ndërtesën e BE-së në Shkup.

Si pasojë janë thyer dritaret e zyrës së BE-së. Ajo në makinë ka qenë së bashku me një person tjetër.

Continue Reading

Kosovë

​Gastronomët e Kosovës përmes borive të makinave shprehin pakënaqësinë e tyre me masat e reja antiCOVID-19

Published

on

Shoqata e Gastronomëve e Kosovës, në shenjë pakënaqësie me masat e fundit qeveritare, përmes borive të makinave, sonte për disa minuta ka protestuar në rrugën përballë objektit të Qeverisë së Kosovës.

Qeveria e Kosovës në kuadër të masave të reja për luftimin e pandemisë, vendosi dje për shtyrjen e orarit të gastronomisë deri në orën 23:00. Më herët ky sektor ishte lejuar të punojë deri në 21:30. Ndërkohë ora policore mbetet në fuqi nga mesnata e deri në pesë të mëngjesit, me përjashtim të rasteve emergjente.

Shoqata e Gastronomëve të Kosovës kërkon që të punohet sipas rregulloreve Komunale, që muzika të jetë në proporcion me këtë orar, dhe ora policore të hiqet.

“Masat nuk kanë kuptim që të kufizojnë veprimtaritë biznesore, por të stimulojnë vaksinimin e popullatës, si zgjidhja e vetme për daljen nga kjo krizë. Përderisa i lejojmë të hyjnë vetëm personat e vaksinuar dhe ata që ofrojnë dëshmi, pse të mos punojmë me kapacitete të plota?!”, thuhet në një reagim të kësaj shoqate e cila për nesër ka paralajmëruar mbledhjen e jashtëzakonshme të Kuvendit, në orën 14:00.

Ndryshe, edhe Asociacioni i Komunave të Kosovës ka paralajmëruar se do të kërkojë serish heqjen e orës policore, pasi që numri i rasteve të reja me koronavirus po shënon rënie dhe tash e sa ditë nuk ka asnjë rast me përfundim fatal.

Continue Reading

Kosovë

Ushtarët e FSK-së do të nisen për në stërvitjen qendrore të Forcave të Armatosura Sllovene

Published

on

Ministri i Mbrojtjes i Kosovës Armend Mehaj është deklaruar me rastin e dërgimit të një kontingjenti të FSK-së në stërvitjen e Forcave të Armatosura sllovene “Disaster Relief and Military Mobility Exercise 2021” (DRM2 EX21), me kolegët e tyre të forcave sllovene dhe 19 forcave të shteteve tjera të BE-së dhe NATO-s.

Në një postim në Facebook, ministri Mehaj thotë se kjo stërvitje synon të forcojë gatishmërinë e Forcave të Armatosura sllovene për të marrë pjesë në sistemin e mbrojtjes nga fatkeqësitë natyrore dhe fatkeqësitë e tjera në Slloveni, si dhe për të integruar sigurinë me shtetet anëtare të BE-së dhe forcat tjera partnere, sikurse Kosova, në fushën e mobilitetit ushtarak dhe mbështetjes logjistike.

“Mirënjohje dhe vlerësim i lartë për partneritetin me ministrinë dhe forcat homologe sllovene. Besim i plotë në shkathtësitë profesionale specialistike të ushtarakëve tanë dhe aftësive ndërvepruese me forcat partnere. Forca djem, për Nderin e Kombit dhe Flamurin tonë! Për më të mirën, për veten dhe miqtë tanë!”, shkruan Mehaj.

Stërvitja “Disaster Relief and Military Mobility Exercise 2021” ka nisur më 18 tetor dhe zgjat deri më 29 tetor. Përveç Kosovës, në këtë stërvitje marrin pjesë edhe Shqipëria, Austria, Belgjika, Kroacia, Mali i Zi, BeH, Franca, Gjermania, Italia, Luksemburgu, Maqedonia Veriore, Rumania, Çekia, Polonia, Rumania etj.

Continue Reading

Aktuale