Connect with us

Lajmet kryesore

Hulio Iglesias bëhet baba në moshën 75 vjeçare

Published

on

Këngëtari i njohur, Hulio Iglesias, së fundmi, në moshën 75 vjeçare ka marrë lajme të papritura. 30 vite pas lidhjes intime me një valltare, mësoi se ka një djalë jashtëmartesor. Edhe pse nuk e pranoi një fakt të tillë, këtyre ditëve, pas një procesi të gjatë gjyqësor, Gjykata ka vendosur në favor të djalit që pretendon të jetë i Hulios. Hulio u bë baba i fëmijës së nëntë, pas tetë të tjerëve që i ka nga dy martesat e tij.

Hulio Iglesias është babai i yllit të muzikës, Enrike Iglesias. Me nënën e Enrikes, hulio ka tre fëmijë, ndërsa pesë të tjerë i ka nga martesa e dytë. Tani familjes Iglesias i shtohet edhe anëtari tjetër, Havier Sançez Santi, i lindur nga valltarja Maria Edita Santos shkruan in7.

Gjithsesi, Hulio Iglesias ka të drejtën e ankesës ndaj vendimit të gjyqit dhe sipas gjitha gjasave edhe ashtu do të veprojë./in7.tv/

https://edition.cnn.com/videos/world/2019/07/11/julio-iglesias-paternity-claim-sot-vpx.hln

 

Continue Reading

Bota

Suedia dhe Finlanda drejt anëtarësimit në NATO, Rusia kërcënon sërish

Published

on

By

Suedia dhe Finlanda drejt anëtarësimit në NATO, Rusia kërcënon sërish

Anëtarësimi i Suedisë dhe Finlandës në NATO është një gabim që do të ketë pasoja të gjera.

Paralajmërimi vjen nga zëvendësministri i Jashtëm rus, Sergei Ryabkov, disa orë pasi Suedia dhe Finlanda zyrtarizuan ambiciet për t’iu bashkuar NATO-s.

Anëtarësimi i Suedisë dhe Finlandës në NATO është një gabim që do të ketë pasoja të gjera.

Paralajmërimi vjen nga zëvendësministri i Jashtëm rus, Sergei Ryabkov, disa orë pasi Suedia dhe Finlanda zyrtarizuan ambiciet për t’iu bashkuar NATO-s.

Sipas tij, një hapi i tillë përfaqëson një ndryshim radikal të skenarit global. “NATO nuk duhet të gënjejë veten mbi faktin se Rusia mund të pranojë hyrjen e Suedisë dhe Finlandës në Aleancë”, citon agjencia Interfax fjalët e zëvendësministrit.

“Mënyra se si do të garantojmë sigurinë tonë do të varet nga pasoja praktike të anëtarësimit të mundshëm të dy vendeve”, shton më tej Ryabkov. Zyrtari rus thekson se siguria e Suedisë dhe Finlandës nuk do të rritet me hyrjen në NATO.

Continue Reading

Lajme

Nga mesnata çmime të reja të derivateve të naftës

Published

on

By

Nga mesnata çmime të reja të derivateve të naftës

Komisioni Rregullator i Energjetikës dhe i Shërbimeve të Ujit i Republikës së Maqedonisë së Veriut solli vendim, me të cilin bëhet rritja e çmimeve të shitjes me pakicë të derivateve të naftës mesatarisht 0,09 % në raport me vendimin e datës 12.5.2022.
Çmimet e shitjes me pakicë të EURODIZELIT (D-Е V) dhe të Vajit Ekstra të Lehtë për Amvisëri (ЕL-1) ulen për 1,00 den/litër, ndërsa çmimet e shitjes me pakicë të benzinës EUROSUPER BS-95 dhe EUROSUPER BS-98 rriten për 1,50 den/l.

Çmimi i shitjes me pakicë i Мazutit М-1 SU ulet për 0,258 den/kg dhe tani do të jetë 52,436 den/kg.

Nga data 17.5.2022, ora 00:01 çmimet maksimale të derivateve të naftës do të jenë:

EUROSUPER BS – 95 92,00 (denarë/litër)
EUROSUPER BS – 98 94,00 (denarë/litër)
EURODIZEL BS (D-E V) 86,00 (denarë/litër)

Vaj për Djegie Ekstra i Lehtë 1 (EL-1) 84,00 (denarë/litër)
Mazut М-1 SU 52,436 (denarë/kilogram).

Continue Reading

Bota

Shefi i inteligjencës ukrainase thotë se Putin ka kancerin

Published

on

By

Shefi i inteligjencës ukrainase thotë se Putin ka kancerin

Shefi i inteligjencës ushtarake të Ukrainës ka thënë se luftimet do të përfundojnë deri në fund të vitit 2022. Në një intervistë për transmetuesin britanik, Sky News, Kyrylo Budanov ka thënë se pikë kthese në luftën kundër Rusisë do të jetë pjesa e dytë e muajit gusht teksa ka thënë se lufta do të shpjerë te ndryshimi i pushtetit në Rusi.

Ai me siguri të plotë ka thënë se presidenti rus, Vladimir Putin, është në gjendje të rëndë psikologjike dhe fizike. Shefi i inteligjencës ushtarake të Ukrainës ka thënë se Putini vuan nga kanceri.

Deri më tani nuk ka pasur qëndrime që mbështesin deklaratën e Budanovit në lidhje me shëndetin e liderit rus. Teksa qëndronte i qetë në zyrën e tij, shefi ushtarak e ka cilësuar ushtrinë ruse si “hordhi e njerëzve me armë”.

Në intervistën e shkurtër me transmetuesin britanik, shefi i inteligjencës ushtarake ka thënë se është shumë optimist për të ardhmen e Ukrainës.

Continue Reading

Aktuale