Connect with us

Argëtim

Blendi Fevziu zbulon rrogën, i lë pa fjalë të gjithë

Published

on

Blendi Fevziu, gazetari i njohur si dhe më i sukseshmi tani për tani në Shqipëri, shpesh herë është komentuar edhe për sa i përqetë të ardhurave mujore të tij.

I ftuar në emisionin më të ri televiziv”3-shat”, moderatorja Bora Zemani e ka pyetur pikërisht për një gjë të tillë.

Zemani  e ka pyetur nëse merr më shumë se 7 mijë euro në muaj,  Fevziu nuk ka ngurruar dhe i ka habitur të gjithë me përgjigjen e tij.

“Po i marr”, tha ai. “A të ngelet ndonjë lek pas shpenzimeve që ke”, e pyet sërish Bora, ndërsa Blendi përgjigje:”Pa dyshim që më ngelet”.

Continue Reading

Argëtim

Turqi ndërtesa më e madhe në botë në formën e çajit (FOTO)

Published

on

By

Turqi ndërtesa më e madhe në botë në formën e çajit (FOTO)

Ndërtesa më e madhe në botë në formën e filxhanit të çajit është ndërtuar në Rize Turqi si simbol i faktit se ky rajon është prodhuesi më i madh i çajit në Turqi.

Ndërtesa është 30 metra e lartë dhe kështu do të hyjë në Librin e Rekordeve Guinness.

Ndërtesa do të bëhet qendër për promovimin e çajit turk.

Continue Reading

Argëtim

Rajoni përmbytet, çifti shkon në dasmë me një tenxhere gatimi (Video)

Published

on

Një çift indian me banim në një rajon që përjetoi përmbytje të rënda, përdori një automjet të pazakontë për të arritur në lokacionin e dasmës së tyre – një tenxhere të madhe gatimi.

Akash Kunjumon tha se ai dhe gruaja e tij, Aishwarya, ishin martuar ligjërisht më 6 tetor, por ceremonia e tyre martesore ishte planifikuar për datën 18 tetor.

Kunjumon shtoi se ceremonia fillimisht do të mbahej në një tempull në Thalavady, por përmbytjet e fundit shkaktuan që ndërtesa fetare të mbushej me ujë, kështu që ngjarja u zhvendos në një sallë aty pranë me një skenë që i kishte shpëtuar ujit.

“Megjithëse u përpoqëm të organizonim një varkë të vogël për të arritur në vend, asnjë nuk ishte në dispozicion. Njerëzit nga tempulli na rregulluan tenxheren,” tha Kunjumon për The Washington Post.

Çifti u ngjit në një tenxhere të madhe gatimi dhe videoja tregon se ata po shtyhen nëpër ujërat e përmbytjes për të arritur te salla e ngjarjeve.

“Ne udhëtuam në atë tenxhere për të paktën 20 minuta për të arritur në vend,” tha Kunjumon. Ai shtoi se vullnetarët që e shtyen tenxheren duhej të luftonin “me një rrymë të fortë” për t’i çuar ata në dasmën e tyre.

“Babai im notoi për në tempull, ndërsa nëna, gjyshja dhe motrat përdorën një tenxhere tjetër,” deklaroi Kunjumon.

Continue Reading

Argëtim

Aeroplani hodhi jashtëqitjet njerëzore mbi një burrë, ndërsa po fluturonte mbi oborrin e tij

Published

on

Një burrë dhe kopshti i tij “u spërkatën në një mënyrë shumë të pakëndshme” kur mbetjet njerëzore u hodhën nga një aeroplan.

Duke folur për forumin e aviacionit The Royal Borough Of Windsor & Maidenhead, këshilltarja Karen Davies tha se ishte “tmerruar” kur dëgjoi incidentin.

Ajo shpjegoi se si “i gjithë kopshti i tij, dhe çadrat e kopshtit, dhe ai” ishin “të mbuluar”.

Hedhja ka ndodhur në Windsor në mes të korrikut, shkruajnë mediat e huaja.

Tualetet e aeroplanit ruajnë ujërat e zeza në “kuti speciale”, por përmbajtja e tyre normalisht hidhet sapo aeroplani të ketë aterruar.

“Unë e di se një numër incidentesh ndodhin çdo vit me ujërat e zeza të ngrira nga aeroplanët, por kjo nuk ishte e ngrirë dhe i gjithë kopshti i tij u spërkat në një mënyrë shumë të pakëndshme”, tha ajo.

“Ai ishte në kopsht në atë kohë, kështu që një përvojë vërtet e tmerrshme, e tmerrshme”.

Ndërkohë John Bowden, këshilltari për Eton & Castle, e quajti atë një “shans një në një miliard”.

Ai sugjeroi që moti i ngrohtë do të thoshte se jashtëqitja mund të “dilte si më i lëngshëm”.

Continue Reading

Aktuale