Connect with us

Bota

BE në rrugë për rigjetje të vullnetit politik për të vepruar të bashkuar

Published

on

Që nga viti 2015, politika evropiane ka dhënë shpesh përshtypjen e kalimit nga shiu në breshër, për shkak të forcave përçarëse dhe populiste në rritje. “Oreksi” për një bashkëpunim më të madh midis vendeve, është dukur në ndonjë rast sikur nuk ekziston, përveçse në aspiratat e forta por të izoluara të presidentit francez, Emanuel Makron.

Por kjo prirje duket se po rikthehet. Sfidat me të cilat përballet Evropa nuk janë zvogëluar, por kontinenti po ndihet sot më i fortë për t’u marrë me to. Muajt ​​e fundit, kanë sjellë më shumë se sa disa arsye për të pasur shpresë. Në nivelin kombëtar, zgjedhjet në Sllovaki, Finlandë, Danimarkë dhe Spanjë kanë sjellë në pushtet qeveritë e moderuara pro-evropiane.

Kohët e fundit, populistët në Greqi pësuan një disfatë të rëndë, ku partia e ekstremit të majtë Syriza u mund në zgjedhjet e javës së kaluar, ndërsa neo-nazistët e Agimit të Artë mbetën tërësisht jashtë parlamentit. Ndërkohë në Itali, një ribalancim i pushtetit brenda koalicionit populist, ka sjellë një qëndrim më pajtues nga qeveria italiane, lidhur me politikën fiskale.

Në nivelin e BE-së, rritja e pritshme e partive populiste në zgjedhjet për Parlamentin Evropian ishte më e vogël nga parashikimet paraprake, dhe surpriza më e madhe ishte rritja e mbështetjes ndaj partive të gjelbra, që janë pro-integrimit evropian.

Megjithë një balancë sfiduese të forcave politike, udhëheqësit e Bashkimit Evropian, arritën më shpejt sesa pritej një konsensus mbi shpërndarjen e posteve më të larta drejtuese të unionit. Ata u përpoqën shumë gjatë këtij procesi, çka sugjeron se u intereson shumë mirëqënia e BE-së.

Por edhe debatet që ndodhën, i dhanë shtysë ideve për të korrigjuar të metat e para nga shumë njerëz, në procesin e përzgjedhjes së të ashtuquajturit ‘Spitzenkandidaten’, kandidatit kryesor, duke sugjeruar formula të reja si përdorimi i listave transnacionale në zgjedhjet e ardhshme të vitit 2024.

Më e rëndësishmja:rezultati i këtij procesi, ishte që BE-ja do të ketë në krye një ekip politikbërësish me përvojë, të përgjegjsshëm dhe pro-integrimit për Komisionin Evropian, Këshillin Europian, politikën e jashtme të BE dhe veçanërisht Bankën Qëndrore Evropian, që do të drejtohet nga Kristin Lagard, e cila është e angazhuar për të mbrojtur monedhën e përbashkët, euron.

Gjithsesi, mbeten edhe një numër sfidash për t’u zgjidhur. Veçanërisht, pjesë të rëndësishme të ekonomisë së BE-së, duket se kanë mbetur pas në kohë. Industria evropiane e makinave, po përpiqet t’i përshtatet kërkesave të reja nga rregullaret dhe konsumatorët, për makina më ekologjike, dhe me çmime më ekonomike.

Sektori i saj i teknologjisë, përbën vetëm një pjesë të vogël në një histori globale të shkruar kryessht nga SHBA-ja dhe Kina, veçanërisht për segmentin më të shpejtë në rritje të platformave të komunikimit. Tregjet e saj të kapitalit, jashtë Britanisë së Madhe, janë të vogla dhe sektori i tij bankar mbetet i sfiduar, dhe i paaftë të konkurrojë me homologet e saj amerikane. Arkitektura e Bashkimit Monetar Evropian, ka ende të meta dhe është ende jo e plotë.

Bota është shndërruar në një vend më pak mikpritës për Evropën, meqënëse SHBA-ja po i largohet rendit botëror shumëpalësh të bazuar në rregulla, të ngritur pas Luftës së Dytë Botërore. Ajo po përballet me kërcënimin e tarifave tregtare shtesë nga SHBA-ja mbi eksportet e saj, si dhe sfidën e të përshtaturit me një ndryshim të raporteve tregtare SHBA-Kinë, një lloj zinxhiri furnizues, ku ajo është një pjesë përbërëse.

Ndërkohë, Evropa po zbulon se mbështetja tek mallrat e siguruara nga SHBA, si dollari dhe sistemi i tij financiar, i shkakton kufizime të mëdha aftësisë së saj për të pasur një politikë të jashtme të pavarur. Dhe kjo është parë gjatë mosmarrëveshjes më të fundit Bruksel-Uashington, rreth mënyrës sesi duhet trajtuar Irani.

Mbi të gjitha, Britania e Madhe do të ketë shumë shpejt një kryeministër të ri, që është i hapur të realizojë një Brexit pa marrëveshje , duke shkaktuar kësisoj një divorc të ashpër me BE-në. Tek e fundit, kur Evropa vepron e bashkuar, ajo ka mundësi të ndjekë axhendën e vet, siç e kanë treguar edhe çështje të tilla si ndryshimet klimatike, rregullimi mbi veprimtarinë e kompanive të teknologjisë, dhe tregtia ndërkombëtare.

Marrëveshjet që Bashkimi Europian ka nënshkruar kohët e fundit me Japoninë dhe unionin doganor të Amerikës së Jugut, Mercosur, krijojnë dy nga zonat më të mëdha të tregtisë së lirë në botë. Evropa zotëron pra mjetet për të kapërcyer sfidat e saj. Zhvillimet e fundit politike, sugjerojnë se ajo mund të ketë edhe vullnetin për ta bërë këtë.

 

BURIMI: FINANCIAL TIMES

Continue Reading

Bota

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron është goditur me shuplakë

Published

on

By

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron është goditur me shuplakë

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron është goditur me shuplakë nga një grua gjatë një bisede që ai kishte me qytetarët në rrugët e Parisit.

Në videon që është bërë virale në rrjetet sociale, shihet presidenti francez Macron teksa i afrohet një grupi personash për t’i përshëndetur, por një grua nis ta qortojë dhe menjëherë i afrohet dhe e godet me shuplakë. Pas këtij veprimi, shihet se gruaja është neutralizuar nga persona të tjerë si dhe punonjës të sigurisë.

Kjo nuk do të ishte hera e parë që Macron merr një sulm të këtij lloji, ai i mëparshmi ishte në vitin 2021. Në rastin e vitit të shkuar, Macron iu afrua një grupi për t’i përshëndetur kur një person i veshur me një bluzë të gjelbër e tërhoqi me një dorë, ndërsa me tjetrën e goditi në fytyrë. Qytetari që qëlloi presidentin u neutralizua, ndërsa mediat franceze raportuan se ai thirri “Poshtë Makronizmi”. Ende janë të paqarta, shkaqet që provokuan incidentin. Pas goditjes së kreut të shtetit francez, dy persona u arrestuan nga policia lokale.

Continue Reading

Bota

Është zgjidhur misteri i deleve që bënin rrethin në Kinë!

Published

on

By

Është zgjidhur misteri i deleve që bënin rrethin në Kinë!

Javën e kaluar, një video e deleve në Kinë duke lëvizur në rrathë për 12 ditë u bë virale në mediat sociale

Pronari i fermës tha në atë kohë se nuk mund ta kuptonte pse kjo sjellje ishte zhvilluar tek delet dhe pasi videoja origjinale u publikua nga kanali shtetëror kinez People’s Daily, ai tha se delet ishin të shëndetshme.

Menjëherë pas publikimit të videos, u zhvilluan teori konspirative që shkuan aq larg sa flisnin për shenja që tregonin “fundin e botës”.

Sipas shkencëtarëve, megjithatë, shpjegimi për sjelljen e deleve ka shkaqe krejtësisht natyrale dhe sigurisht që nuk lidhet me sëmundjen listeriozë, e cila mund të shkaktojë çorientim te kafshët, pasi të gjitha kafshët e prekura prej saj ngordhin brenda 48 orëve.

“Duket se këto dele janë mbajtur në një vend për një kohë të gjatë dhe kjo mund të ketë bërë që ato të sillen në mënyrë të çuditshme, pra të qarkullojnë për shkak të stresit të shkaktuar nga burgimi i tyre i gjatë”, tha profesori Matt Bell nga Departamenti i Bujqësisë i Universitetit. në Gloucester.

“Sapo filluan disa dele, pastaj u bashkuan të tjerat sepse janë kafshë tufe dhe duan të jenë me “miqtë” e tyre”, shtoi profesori britanik.

Continue Reading

Bota

Makina futet brenda një dyqani në SHBA, 1 viktimë dhe 19 të plagosur

Published

on

By

Makina futet brenda një dyqani në SHBA, 1 viktimë dhe 19 të plagosur

Një makinë ka përfunduar brenda një dyqani “Apple” në SHBA, duke i marrë jetën një personi dhe duke plagosur 19 të tjerë. Aksidenti i rëndë ndodhi në orët e para të mëngjesit, ndërsa autori dyshohet se ka humbur kontrollin e mjetit

“Një SUV me ngjyrë të errët kaloi me një shpejtësi marramendëse dhe goditi shumë njerëz”, tha prokurori i qarkut, ndërsa drejtuesi është ende i paidentifikuar.

Njësitë reaguese gjetën “shumë pacientë të plagosur para dyqanit dhe brenda në dyqan, ndërsa disa të tjerë ishin ngjitur pas murit nga automjeti”, tha shefi i zjarrfikësve gjatë një konference shtypi të hënën.

Apple lëshoi ​​një deklaratë duke thënë se “zemrat tona janë me anëtarët e ekipit dhe klientët tanë që u plagosën dhe të gjithë ata që u prekën nga ky incident i tmerrshëm”.

Dyqani Apple ndodhet në këndin e pasmë të dyqaneve luksoze Derby Street. Hyrja e dyqanit përballet me një parking të madh ku qindra vizitorë ecin çdo ditë.

Zona e blerjeve është veçanërisht e ngarkuar gjatë sezonit të festave, me dyqanin Apple dhe restorantet dhe dyqanet përreth që mbledhin turma të mëdha këtë kohë të vitit.

Continue Reading

Aktuale