Connect with us

Bota

BE duhet të fillojë bisedimet me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë

Published

on

BE-ja i ka të gjitha arsyet për të festuar këto ditë: Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria, janë shumë të motivuara nga perspektiva e bisedimeve të pranimit për në BE, për të ndërmarrë reforma të gjera, dhe në disa raste, të dhimbshme.

Në rastin e Maqedonisë së Veriut, qeveria dhe parlamenti kanë miratuar ndryshimin e emrit të vendit, duke i dhënë fund një konflikti gati 30-vjeçar me Greqinë. Të rinjtë në të dyja vendet, janë në shumicë dërrmuese në favor të anëtarësimit në BE – 95 për qind në Shqipëri, dhe 81 për qind në Maqedoninë e Veriut.

Shumica dërrmuese e tyre, identifikohen me Evropën. Pra, Brukseli mund të jetë krenar për joshjen që mbart, dhe shkallën në të cilën mund të diktojë procesin politik në këto vende. Ai mund të adoptojë një qasje optimiste dhe të besueshme ndaj bisedimeve të pranimit.

Dhe nëse e bën këtë përpara se të fillojnë negociatat, çfarë mund të arrihet kur në tryezë të jetë çështja e anëtarësimit? Por në vend të kësaj qasje, disa vende anëtare të BE dhe konservatorët e CDU/CSU në Bundestagun gjerman e kanë të vështirë t’i japin dritën jeshile bisedimeve të pranimit.

Në qershor, Këshilli i BE-së e shtyu vendimin për në tetor të këtij viti. Kjo lëvizje, është në kundërshtim me deklaratat e veta në mesin e vitit të shkuar, por edhe kundër Komisionit Evropian. Mbi të gjitha, kjo sjellje është veçanërisht e dëmshme për Maqedonisë së Veriut.

Ngurrimi e dëmton BE-në, ashtu si edhe perspektivat e ardhshme të të dyja vendeve kandidate. Maqedonia Veriore dhe veçanërisht Shqipëria, kanë një rrugëtim të gjatë dhe të vështirë, para se të mund t’i bashkohen me sukses BE-së, sidomos kur bëhet fjalë për forcimin e demokracisë dhe sundimit të ligjit, si dhe luftën ndaj korrupsionit dhe krimit të organizuar.

Të gjitha vendet e Ballkanit, i nënshtrohen tundimit për t’u shndërruar në regjime autoritare. Kjo është arsyeja pse është e rëndësishme të forcohet roli i parlamenteve dhe i funksioneve të tyre kontrolluese.

Dukuria e bojkotit parlamentar duhet të marrë fund, dhe nëse është e nevojshme edhe me përfshirjen e BE, si dhe duhet shmangur një veto e njëanshme nga partitë bojkotuese. Vendimi i ardhshëm nuk ka të bëjë me pranimin e këtyre vendeve në BE, por me fillimin e bisedimeve të pranimit. Dhe ky është një ndryshim i madh. Por debati i kohëve të fundit, i ka përzier që të dyja në një masë të tillë, saqë shumëkush mund të supozojë se kjo ka qenë e qëllimshme.

Ekzistojnë së paku 5 arsye pse fillimi i bisedimeve të pranimit, është për momentin jashtëzakonisht i rëndësishëm:Së pari, aftësia e BE-së për të ndikuar ngjarjet në këto vende, nuk është pa limit. Ajo varet nga fakti nëse BE-ja dhe shtetet e saj anëtare, do të mbajnë fjalën e tyre si partnerë të besueshëm.

Së dyti, bisedimet e anëtarësimit i japin legjitimitet BE-së, por dhe instrumente shtesë për të ndikuar në zhvillimet në vendet përkatëse në një masë edhe më të madhe, si dhe për t’i përgatitur ato për një anëtarësim të mundshëm.

Së treti, Bashkimi Evropian i siguron qytetarëve të këtyre vendeve një perspektivë specifike për të ardhmen. Aktualisht, për shkak të mungesës së perceptuar të perspektivave në vendin e tyre, shumë të rinj po veprojnë sipas motos:”Nëse BE nuk do të vijë tek ne, do të shkojmë ne tek BE-ja”.

Për më tepër, bisedimet e pranimit i lejojnë BE-së të mbështesë forcat pro-evropiane në vendet kandidate, duke i dërguar një sinjal të qartë qeverive përkatëse, se integrimi ia ka vlejtur çdo reformë politikë, sado e dhimbshme që ka qenë ajo.

E fundit por jo më pak e rëndësishme:nëse BE-ja dhe vendet e saj anëtare dështojnë t’i hapin rrugën bisedimeve të anëtarësimit në të ardhmen e afërt, pavarësisht përparimit të konsiderueshëm të shënuar nga Maqedonia e Veriut, rrezikohet rikthimi i destabilitetit.

Në këtë rast, nuk do të jetë e çuditshme nëse populli dhe qeveria, do t’i kthejnë shpinën BE-së, në këmbim të ndonjë parneri tjetër të madh, si Kina apo Rusia. Megjithatë, bisedimet e pranimit nuk kanë një përfundim të sigurtë.

Është e rëndësishme të mos krijohet përshtypja, se këto bisedime çojnë automatikisht në anëtarësim në union. Tek e fundit, kjo do të ndikonte negativisht në pranimin e vendeve të ri nga Gjermania dhe vendet e tjera anëtare të BE-së, si dhe tek gatishmëria për të arritur ndryshime specifike në nivel lokal.

BE-ja duhet të përcaktojë kriteret strikte, dhe të garantojë që ato të zbatohen. Duhet t’u jepet prioritet fushave kyçe si demokracia dhe sundimi i ligjit. Kjo kërkon lidership dhe prani politike nga ana e BE-së, si dhe të qeverive dhe parlamenteve të vendeve anëtare të BE-së.

Dhe nëse disa arritje do të vihen në pikëpyetje, duhet të jetë e mundur pezullimi apo në rastin më të keq edhe ndërprerja e bisedimeve të pranimit. Por një gjë është mëse e qartë:Nëse Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria do të hyjnë në BE pas një procesi të gjatë, ato do të jenë vende shumë më të ndryshme nga sa janë sot./Përktheu dhe përshtati in7.tv

BURIMI: International Politics and Society

Continue Reading

Bota

Pas grusht shtetit, shpallet gjendja e jashtëzakonshme në Sudan!

Published

on

Kreu i Këshillit të Sovranitetit të Sudanit, gjenerali Abdel Fattah al-Burhan, njoftoi shpërbërjen e këshillit dhe qeverisë dhe shpalli gjendjen e jashtëzakonshme.

Duke folur në televizionin shtetëror, al-Burhan njoftoi se zgjedhjet do të mbahen në 2023, ashtu siç është planifikuar më parë.

Të hënën herët në mëngjes një grup zyrtarësh ushtarakë sudanezë arrestuan Kryeministrin Abdullah Hamduk dhe liderët e partive që janë partnere të qeverisë së koalicionit.

Pas arrestimit të udhëheqësve të koalicionit qeverisës në disa lagje të kryeqytetit Hartum shpërthyen protestat. Demonstruesit dogjën goma dhe bllokuan rrugët.

Ministria sudaneze e Informacionit njoftoi se disa nga anëtarët e Këshillit të Sovranitetit dhe disa ministra të qeverisë kalimtare ishin arrestuar nga forcat ushtarake.

Ministria e Informacionit bëri me dije gjithashtu se forcat ushtarake bastisën qendrën e radios dhe televizionit që ndodhet në lagjen Umdurman të kryeqytetit Hartum dhe arrestuan shumë punonjës.

“Forcat ushtarake bastisën selinë e radiotelevizionit në Umdurman dhe arrestuan shumë punonjës”, thuhet në deklaratën me shkrim të Ministrisë.

Sipas të njëjtës deklaratë, kryeministri sudanez Abdullah Hamduk, i cili mbahet në arrest shtëpie, i bëri thirrje popullit të dalë në rrugë për të mbrojtur revolucionin e tyre në mënyrë paqësore.

Nga ana tjetër, pritet që kryetari i Këshillit të Sovranitetit, Abdulfettah al-Burhan të bëjë një deklaratë për zhvillimet e fundit.

Partitë politike sudaneze bënë thirrje për mosbindje civile pas përpjekjes për grusht shteti, ndërsa Unioni Sudanez i Dhomave Profesionale u bëri thirrje njerëzve të dalin në rrugë.

Pas mobilizimit ushtarak në vend ka ndërprerje të internetit dhe telefonit.

Continue Reading

Bota

Varfëria ekstreme shtyn familjen afgane ta shesë foshnjën për 500 dollarë

Published

on

By

Varfëria ekstreme shtyn familjen afgane ta shesë foshnjën për 500 dollarë

Afganistani po përballet me krizën më të madhe humanitare në botë. Në këtë shtet gjendja është bërë alarmante veçanërisht pasi talebanët kanë marrë kontrollin në gusht.

Fondet ndërkombëtare që i japin shtytje ekonomisë së brishtë në Afganistan janë ndaluar, ndërsa bota po debaton se si të merret me regjimin tabelan, raporton BBC.

Kombet e Bashkuara kanë lëshuar një paralajmërim të rëndë, se miliona do të vdesin në Afganistan nëse ndihmat nuk arrijnë në vend.

Një familje në Afganistan për BBC ka treguar se si është dashur ta shesë foshnjën për shkak të varfërisë ekstreme. Pasi po vdesin nga mungesa e ushqimit.

“Fëmijët e tjerë po vdesin nga uria, kështu që u desh ta shisnim vajzën. Si të mos jem e trishtuar? Është vajza ime. Uroj të mos isha e detyruar të bëja këtë”, ka thënë nëna e vajzës.

Ndërkohë babai i saj ka thënë se nuk po kanë fare ushqim dhe se është i detyruar ta bënte.
Personi që bleu vajzën i ka paguar atij më tepër se gjysmën e 500 dollarëve. Vajza do të qëndrojë te familja derisa të jetë në gjendje të ecë. Personi që e bleu i ka thënë familjes se vajza e vogël kur të rritet do të martohet me një nga fëmijët e tij.

Gazetarja e BBC-së ka treguar se si ka parë edhe raste tjera në Afganistan ku varfëria ka detyruar familjet që t’i shesin fëmijët. Madje ajo ka treguar se një person i është afruar asaj dhe e ka pyetur nëse dëshiron ta blejë një fëmijë.

Video

Continue Reading

Bota

OKB: Miliona afganë i kërcënon uria

Published

on

By

OKB: Miliona afganë i kërcënon uria

Nëse nuk ndërmerren veprime të menjëhershme atëherë miliona afganë do të përballen me urinë gjatë këtij dimri, ka paralajmëruar Programi Botëror i Ushqimit i OKB-së. Me pasiguri të sigurimit të ushqimit përballen rreth 22.8 milionë njerëz, shifër kjo që përbën mbi gjysmën e numrin të popullsisë, ndërsa 3.2 milionë fëmijë nën pesë vjeç mund të vuajnë nga kequshqyerja, tha organizata.

Talibanët e morën kontrollin e Afganistanit në muajin gusht pasi Shtetet e Bashkuara dhe aleatët tërhoqën forcat e tyre pas rreth 20 vjet të intervenimit ushtarak për të rrëzuar nga pushteti regjimin taliban.

Ekonomia e këtij vendi ka qenë e brishtë, por marrja nën kontroll e talibanëve e përkeqësoi edhe më shumë situatën. Fuqitë perëndimore pezulluan ndihmën, ndërsa Banka Botërore dhe Fondi Monetar Ndërkombëtar ndaluan pagesat.

Shumë afganë tani po shesin pasuritë e tyre për të blerë ushqime. Kriza e ushqimit në Afganistan është komplikuar nga mungesa e ujit dhe një thatësirë e madhe.

Continue Reading

Aktuale