Connect with us

Sport

Sporti brutal i boksit pa dorëza

Published

on

Fytyrat e tyre janë të maviosura dhe të gjakosura, shkëlqejnë nga djersët, ndërsa trungu i trupit është skuqur nga goditjet që kanë marrë.

Tifozët e rreshtit të parë që kanë paguar nga 70 funte për biletë papritmas spërkatën me gjak, ndërsa njërit boksier i hapet një plagë në fytyrë dhe ata nuk shqetësohen, madje kënaqen me këtë.

Në vend se të jenë të tmerruar, këta tifozë të shtunën mbrëma në arenën sportive në periferi të Manchesterit, shijonin këtë luftë të boksit pa dorëza, teksa po zhvillohej raundi i tretë, shkruan sot Koha Ditore.

Rreth 800 tifozë janë mbledhur në “Bowlers Exhibition Center” për të shikuar 18 burra duke boksuar me njëri-tjetrin pa dorëza.

Brutale? Po. Emocionale? Definitivisht. Ky është sport ku thyhen brinjët, duart e hundët, çahen fytyrat e arkadat dhe shpatullat dalin nga vendi, ndërsa këta burra të rinj luftojnë shpejt dhe furishëm për 500 deri 5.000 funte për meç

Me rrënjët në perandoritë e vjetra në Greqi dhe Romë, boksi pa dorëza kurrë nuk ka qenë ilegal në Britani, por nuk ka një rregullator zyrtar dhe nuk drejtohet nga Bordi Britanik i Kontrollit të Boksit (BBBofC).

Continue Reading

Sport

Iniesta: Barcelona mund të mposht Realin në “El Clasico” dhe të fitojë La Liga-në

Published

on

Ish mesfushori i Barcelonës, Andres Iniesta për ESPN ka folur para “El Clasicos” së radhës.

Katalunasit kanë mposhtur Valencian dje me rezultat 3 – 1, derisa renditën në pozitën e shtatë në tabelë, pesë pikë prapa Real Sociedadit.

Në ndeshjen e radhës, Barcelona do përballet me Realin derisa Iniesta beson se mund që blaugranasit të dalin me pikët e plota.

“Mendoj që tifozët e Barcelonës janë gjithmonë optimist, edhe më shumë për Clasicon. Ata do shikojnë ndeshjen e radhës, skuadra e tyre duke luajtur mirë dhe të fitojmë”.

“Barcelona kanë skuadër për të fituar Clasicon dhe La Liga. Shpresoj që ata të luajnë mirë dhe të fitojnë tre pikët”, deklaroi ai.

Ndërkohë, përballja më e zjarrtë do zhvillohet në “Camp Nou” të dielën e radhës./Lajmi.net/

Continue Reading

Sport

Benzema: Po ëndërroj ta fitoj Topin e Artë

Published

on

Sulmuesi i Real Madridit, Karim Benzema, beson se është afër ta fitojë Topin e Artë për herë të parë në karrierë, që do të ishte përmbushje e një ëndrre fëmijërore.

Përfaqësuesi i Francës Benzema është përfolur së fundmi si njëri prej favoritëve bashkë me Lionel Messi, Robert Lewandowski dhe Jorginho.

Benzema foli në një intervistë për Canal +, e cila do të publikohet të martën, ku tregoi për ëndrrën e fitimit të çmimit më prestigjioz individual për futbollistë.

“Natyrisht, natyrisht (se po ëndërroj ta fitoj Topin e Artë”, tha Benzema.

“Idhujt e mi, Ronaldo (Nazario) dhe Zizou (Zinedine Zidane) erdhën në Real Madrid. Edhe unë erdha në Real Madrid. Dhe ata e fituam Topin e Artë. Këto janë gjërat e vogla për të cilat mendoj”, tregoi ai.

“Do të ishte njëra prej shumë ëndrrave të mia që i kisha si fëmijë. Tani jam këtu, jo shumë larg fitimit të tij”, shtoi ai.

Benzema është duke u mbështetur nga mediat franceze dhe nga legjendat e këtij vendi, përfshirë Zinedine Zidane, për Topin e Artë 2021.

Continue Reading

Sport

Pamje të frikshme, momenti kur shembet tribuna në kampionatin holandez (Video)

Published

on

Tifozët e Vitesses i kanë shpëtuar fatkeqësisë të dielën.Ata teksa po festonin pas ndeshjes me lojtarët e tyre fitoren ndaj NEC Nijmegenit 1:0 në transfertë të dielën gjatë ditës, është shembur një pjesë e tribunës.
“Për fat të mirë, nuk ka viktima. Kam parë gjëra të tjera por jo të kësaj natyre, kështu që isha i habitur dhe i shqetësuar. Nuk pret diçka të tillë”, ka thënë për ESPN-in, Ëilco van Schaik, menaxheri i përgjithshëm i skuadrës së Nijmegenit.

“Është mrekulli që nuk ndodhi asgjë. Kjo është gjë jo e mirë dhe meriton vëmendje. Nuk e di se si funksionojnë këto gjëra, por ka specialistë për këtë. Do ta hetojmë rastin menjëherë”, theksoi ai.
“Goffertstadium” ekziston prej vitit 1939, ndërsa sivjet është bërë inspektimi vjetor i stadiumit dhe gjithçka ishte në rregull. /abcnews.al/

Continue Reading

Aktuale