Sport
Punë e kryer: Real Madrid merr vendim të çuditshëm për Neymarin
Ylli brazilian nuk është më një objektiv për gjigandët spanjollë.
Ylli i Paris Saint-Germain, Neymar nuk është më një objektiv transferimit veror për Real Madridin, pretendon AS, përcjell ORAinfo.
Megjithatë, ndërsa presidenti i Madridit Florentino Perez ka qenë më parë i interesuar për të rekrutuar Neymar, gjigandët spanjollë nuk janë më të interesuar për një marrëveshje. /ORAinfo/
Sport
Arsenali nis bisedimet me Ajaxin për Martinezin

Drejtuesit e Arsenalit do të takohen me krerët e Ajaxit javën e ardhshme për të diskutuar transferimin e mundshëm të mbrojtësit Lisandro Martinez.
Mbrojtësi argjentinas po kërkohet me ngulm nga trajneri i “Topçinjve”, Mikel Arteta, që po e sheh 24-vjeçarin si përforcim ideal për fazën e mbrojtjes.
“The Athletic” shkruan se Ajaxi u ka bërë me dije skuadrave të interesuara se dëshiron 50 milionë euro për ta liruar lojtarin.
Në garë për qendërmbrojtësin është edhe Manchester Unitedi.
Sport
Aksident shumë i rëndë në garën e Formula 1, piloti dërgohet në spital (Video)

Janë publikuar pamje të reja nga aksidenti në Formula 1.
Gara e Formula 1 në Silverstone është ndaluar për pak minuta, për shkak të një aksidenti në xhiron e parë.
George Russell ishte ai që u përfshi në aksident dhe nxori nga pista kundërshtarin e tij, por dëmtoi edhe tre të tjerë.
Piloti Zhou u bart me lese pas aksidentit, por për fat të mirë është jashtë rrezikut për jetë.
Më poshtë mund ta shihni një kënd tjetër të aksidentit të ndodhur më herët.
Oh my word pic.twitter.com/algFPzrwzB
— 𝓛𝓮𝓮🍊 (@IeeSZN) July 3, 2022
Sport
E krahasojnë me Messin, lojtarja nga Prishtina, që e vogël stërvitej me ekip djemsh

Qëndresa Krasniqi është një nga ato vajza që ia ka dalë. Karriera e saj flet vetë, pasi ka fituar shumë dhe është pjesë e kombëtares së Shqipërisë. E lindur në Prishtinë, 27-vjeçarja të cilën e krahasojnë me Leo Messin prej stilit të lojës, nuk e imagjinon dot jetën e saj pa futboll. Prej këtij sporti ka marrë shumë emocione dhe i këshillon edhe vajzat e tjera të mos hezitojnë që ta provojnë.
Në intervistën e dhënë për “fshf.org”, lojtarja që ka qenë pjesë e Prishtinës dhe Hajvalisë në Kosovë, si dhe më pas ka luajtur edhe në Zvicër me Yverdon dhe Red Boots Aarau, tregon të gjithë hapat e saj në karrierë, kalimin te Shqipëria, vështirësitë e para dhe futbollistet që e kanë motivuar atë për të ecur përpara në botën e futbollit. Sigurisht në fund e mbyll me një mesazh për të gjitha vajzat, që të merren me sport dhe të mos ndalen në asnjë moment.
– Çfarë ju ka shtyrë të përfshiheshit në botën e futbollit? Sa vjeçe ishit kur ia nisët të luanit?
– Kam qenë shumë e vogël kur kam filluar të luaj, në fillim me vëllain dhe shokët e lagjes në rrugët e lagjes. Pastaj më kujtohet, që në moshën 9-vjeçare jemi regjistruar me vëllain bashkë në ekipet për djem, pasi atëherë kam qenë shumë e vogël dhe nuk ka pasur ekipe për femra për moshën time.
Ëndrra ime ishte gjithmonë që një dit të arrija të luaja në një klub jashtë Kosovës dhe Shqipërisë. Me të vërtetë për të folur për futbollin nuk më mjaftojnë fjalë t’i përshkruaj emocionet që më ka bërë të përjetoj. Mund të them që është pjesa më e bukur dhe më e rëndësishme që kam kaluar në jetën time.
– Për femrat nuk është e lehtë të merren me futboll, po për ju si ka qenë? Kush ju ka mbështetur më shumë?
– Është normale që në fillim ka qenë shumë e vështirë, pasi jemi paragjykuar shumë dhe thuhej se “futbolli nuk është për vajza” e shumë fjalë të tjera që nuk më kanë bërë të ndihem mirë. Me përkrahjen e familjes, vullnetin dhe dëshirën që një ditë të bëhem një futbolliste shumë e mirë, nuk jam ndalur kurrë dhe kam arritur të gjitha këto suksese, që janë pjesë e paharruar dhe më të bukurat e jetës time.
– Keni ndonjë idhull, futbollist apo futbolliste që ju motivon?
– Idhull futbollist ose futbolliste nuk kam, por më pëlqen shumë loja e Lionel Messit. Pak a shumë më krahasojnë shumë me stilin e lojën e tij. Kjo më bën të ndihem shumë mirë. Si futbolliste shqiptare që kanë arritur shumë në futboll, janë Fatmire Bajramaj dhe Kosovare Asllani ato që më motivojnë.
– Sa ka ndikuar futbolli te ju, në çdo aspekt të jetës? Ju kanë parë ndryshe apo diçka tjetër?
– Futbolli ka ndikuar shumë, vetëm për gjëra të mira në jetën time. Nuk do të mund ta paramendoja jetën time si do të ishte po të mos isha futbolliste. Futbolli është një pjesë që me të vërtetë s’mund ta përshkruash me fjalë, çfarë emocionesh të dhuron. Jam me fat që është pjesë e jetës time.
– Kohët e fundit futbolli i femrave po merr mbështetje nga FIFA, UEFA dhe federatat. Si e shikoni këtë?
– Me të vërtetë tani kemi përkrahje shumë më të madhe për futbollin e femrave. Në fillimet tona as që i kemi imagjinuar ndonjëherë. Është motiv shumë më i madh për ne, që të punojmë dhe të arrijmë rezultate sa me pozitive.
– Ju jeni pjesë e kombëtares shqiptare. Çfarë domethënie ka për ju? Çfarë emocionesh ju jep të luani për Shqipërinë?
– Normale ëndrra e çdo futbollisti apo futbollisteje është që një ditë të përfaqësojë vendin e vet. Unë jam shqiptare nga Kosova, por për mua është nder dhe krenari që jam pjesë e kombëtares së Shqipërisë janë emocione që s’mund të përshkruhen kur këndohet himni i Shqipërisë dhe përfaqësojmë ngjyrat kuq e zi.
– Herën e parë te Shqipëria si e mbani mend? Çfarë ju ka bërë më shumë përshtypje atëherë?
– Unë kam qenë pjesë e përfaqësueses së Kosovës, po për shkak se atëherë nuk ishte pjesë e FIFA dhe UEFA, më erdhi ftesa prej Shqipërisë dhe e pranova. Hera e parë që jam bërë pjesë e kombëtares së Shqipërisë ka qenë në vitin 2016. Kam qenë e vogël dhe ishte një ndjenjë e papërshkrueshme. Kam pasur shumë emocione, por i falënderoj të gjitha vajzat dhe stafin e kombëtares, që në ato kohë më kanë mbështetur dhe më kanë motivuar që unë të punoj shumë që të jem pjesë e kombëtares dhe të arrijmë suksese së bashku.
– Çfarë mesazhi i jep vajzave që u thuhet se futbolli është vetëm për djem?
– Unë dua të ju them të gjitha vajzave të vogla, që e duan futbollin dhe kanë talent, të mos ndalen kurrë, të punojnë shumë sepse futbolli të dhuron emocione që shumë rrallë mund t’i përjetosh. Me punë, disiplinë dhe karakter mund të arrijnë që ëndrrat e tyre t’i bëjnë realitet.
-
Lajmet kryesore8 months ago
Mediat në Shqipëri: Kastriot Rexhepi është shantazhuar me video materiale nga grupi i Izet Mexhitit
-
Bota4 months ago
Nuk u intereson kush është përballë tyre, shihni pamjet se si ukrainasit i ndalin në rrugë rusët
-
Lajme1 year ago
Lidhjet e Trajko Veljanovskit me rastin M0nstга? – Avokati maqedonas flet për pazaret ndër tavolinë dhe fshehje provash
-
Kosovë6 months ago
Dalin detaje të reja për vrasjen e trefishtë në Gllogjan
-
Komente1 year ago
Mos e bëfsh pikën e hajrit o Albin Kurti
-
Lajme1 year ago
Gazetari shqiptar “e zuri mat” Vuçiqin – Cila ishte pyetja që e ngushtoi presidentin sërb?
-
Lajme9 months ago
Anketa më re: Struga, Tetova dhe Çairi do të drejtohen nga Opozita Shqiptare
-
Lajme1 year ago
Shek Hallaçi i Grupit të Kumanovës, nga Buгgu i Idгizovës publikon videon me një porosi