Connect with us

Maqedonia e Veriut

Mesazhi i Xhaferit nga Srebrenica: Ballkani të mos jetë vend i konflikteve

Published

on

Kryetari i Kuvendit në Republikën e Maqedonisë së Veriut Talat Xhaferi mori pjesë në ceremoninë përkujtimore të masakrës së Srebrenicës. Xhaferi në fjalimin e tij dha ngushëllimin për humbjen e viktimave në tragjedin e Srebrenicës, por ai nuk la anash edhe mesazhin për Ballkanin, ku e quajti si ”fuçi baruti”.

Të jesh këtu sot, në këtë vend të pikëlluar, vend i cili gjëmon me qetësi e cila është më e zëshme se gjëma më e madhe është ndjenjë e dhimbshme. Pikëllimi dhe dhimbja ndjehen në çdo frymëmarrje, në çdo hap që bëhet mbi këtë truall. Por sërish, duhet me qenë i fortë dhe të bëhet hap dinjitoz, të nderohen viktimat e njohura dhe të panjohura, të zbuluara dhe akoma të pazbuluara që të tregojmë me vepër se jemi të vetëdijshëm për tragjedinë e madhe njerëzore, të dëshmojmë se kemi përgjegjësi dhe respekt njerëzor dhe moral, të inkurajohemi dhe të angazhohemi që kurrë mos harrohet, kurrë mos harrohet dhe kurrë mos përsëritet”, tha Xhaferi .

U derdh gjak së tepërmi, rrodhën lot së tepërmi, për fat të keq ende jetojmë të shënuar me nocionin se Ballkani është “fuçi baruti” një kazan që vlon vazhdimisht dhe se këtu gjithmonë mund të shkaktohen konflikte. Por optimizmi për ardhmërin e Balkanit nuk mungoi nga kryetari Xhaferi duke shpresuar tek gjeneratat e reja,puna dhe zhvillimi i të rinjve.

“Aq mirë njihemi ndërmjet veti, jemi të njohur me mikpritjen tonë, me raportin e ngrohtë dhe të kujdesshëm, të pazakontë bile për ca pjesë të planetit Tokë, dimë si të gëzohemi së bashku dhe si të ndajmë pikëllimin bashkë, për shkak se para së gjithash jemi njerëz, fqinjë, miq  edhe familje. Punët tani më shihen nëpër një prizëm tjetër, gjeneratat e reja të politikanëve janë mendje hapur, me botëkuptim të qartë, flasin për botë pa kufij, për mundësi të panumërta për mësim, për hulumtim, punë dhe zhvillim të të rinjve, për krahë të hapura gjerë dhe për maja të larta për arritje”, tha Xhaferi. /in7.tv/

Continue Reading

Lajme

KSHZ-ja nxjerr rezultatet e para paraprake të zgjedhjeve lokale

Published

on

Kryetari i Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve, Aleksandar Dashtevski, në një dalje për shtyp, ka nxjerrë rezultat e para të kandidatëve që kanë fituar komunat që në raundi e parë dhe ato që shkojnë në balotazh, pas dy javësh, më 31 tetor.

Rezultatet parapake të zgjedhjeve lokale të 17 tetorit:

Haraçina shkon në balotazh, LSDM-BDI

Manastir shkon në balotazh LSDM-VMRO-DPMNE

Bogovina shkon në balotazh

Bevernica shkon në balotazh

Butel ka fituar VMRO-DPMNE-ja

Silevo shkon në balotazh VMRO-LSDM

Vevçan shkon në balotazh LSDM-VMRO

Vrapçisht shkon në balotazh ASH-BDI

Gazi Baba ka fitura në raundin e parë

Gjevgjeli shkon në balotazh LSDM-VMRO

Gradsko ka fituar VMRO-ja

Dibër shkon në balotazh BDI-ASH

Dimir Hasar shkon në balotazh VMRO-LSDM

Dollnen shkon në balotazh LSDM-BDI

Zhelinë shkon në balotazh Besa-BDI

Kërçovë shkon në balotazh BDI-VMRO

Kratov shkon në balotazh LSDM-VMRO

Kriva Pallanka fiton LSDM

Krushevë fiton LSDM

Kumanovë shkon në balotazh LSDM-kandidat i pavarur

Likovë fiton BDI

Kamenicë shkon në balotazh VMRO-LSDM

Makedonski Brod shkon në balotazh VMRO-LSDM

Ohër shkon në balotazh VMRO-LSDM

Continue Reading

Lajme

Ja sa këshilltarë kanë partitë politike në Strugë

Published

on

Ja numri i 27 këshilltarve të rinj në Këshillin e ardhshëm komunal të Strugës, 2021-2025:

BDI- 10 këshilltarē
ASH-AA- 7 këshilltarë
VMRO-DPMNE- 5 këshilltarë
LSDM- 4 këshilltarë
BESA – 1 këshilltarë

Në Strugë do të ketë raund të dytë në garën për kryetar komune mes Ramis Merkos nga BDI dhe Idri Istrefit nga ASH-AAA.

Continue Reading

Lajme

VMRO-DPMNE-ja fiton numrin më të madh të këshilltarëve

Published

on

Pas zgjedhjeve të djeshme lokale, VMRO-DPMNE-ja ka marrë më së shumti këshilltarë, respektivisht në 42 komuna. LSDM-ja është e dyta me 20 fitore, e ndjekur nga BDI-ja me 13. Koalicioni Aleanca-Alternativa ka më së shumti vota në dy lista këshilltarësh, të ndjekura nga PDSH-ja, PDTM-ja dhe PLD-ja.

Megjithatë, kush do të qeverisë komunat do të varet nga koalicionet e ardhshme mes palëve. Ndryshe, për Këshillin e Qytetit të Shkupit, shumica e qytetarëve votuan për listën e këshilltarëve të VMRO-DPMNE-së, pra 73,566, që është 34% e numrit të përgjithshëm të votave. Për sa i përket numrit të votave të fituara për këshilltarët në kryeqytet, LSDM është e dyta, për të cilët votën e dhanë pak më shumë se 49 mijë qytetarë ose 23% të votuesve. BDI-ja pason me 26,300 vota ose 12 përqind të votave. Pesëshen e parë nga votat e fituara për këshilltarë në Qytetin e Shkupit e rrumbullakon “E majta” me 19 mijë vota ose pothuajse nëntë përqind dhe koalicioni Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa me 11 mijë e pesëqind vota ose 5.5 përqind të votave. Partitë e tjera kanë vota minimale.

Këshilli i Qytetit të Shkupit: VMRO-DPMNE – 34% e votave, LSDM – 23% e votave, BDI – 12% e votave, E majta – 9% e votave, ASH dhe Alternativa – 5.5% të votave

Të dhënat e KSHZ-së tregojnë se për BDI në Këshillin e Tetovës kanë votuar mbi 10 mijë qytetarë apo 27%. ASH-Alternativa dhe VMRO-DPMNE kanë fituar 10% të votave kurse LSDM dhe PDSH 7%. Në Manastir, 35% të votave ka fituar VMRO-DPMNE ndërsa LSDM 31%. PLD-RDM kanë nga 5% ndërsa BDI 3%.

Në Çair, pjesa më e madhe e qytetarëve kanë votuar për listën e këshilltarëve të BDI, afër 11 mijë apo 40%, pason ASH-Alternativa me 25% ose rreth 7000 vota. Në Aerodrom, afër 50% të votave për këshillin e komunës janë për VMRO-DPMNE apo rreth 13 mijë vota. Për LSDM kanë votuar 26% apo 7000 vota. Numër serioz të votave në Aerodrom ka fituar E Majta, më saktë 17 mijë vota ose për listën e këshilltarëve të kësaj partie, votën e kanë dhënë 4500 qytetarë.

Në Gostivar, nga ana tjetër, Aleanca-Alternativa dhe BDI fituan një numër pothuajse identik të votave për këshillin. Të dyja partitë fituan gati 30 për qind të votave. Skenar i ngjashëm është edhe në Dibër, ku Aleanca – Alternativa mori më shumë për disa qindra vota. VMRO-DPMNE dhe LSDM në Dibër fituan pak më shumë se 10 për qind. Në Ohër, shumica e votave janë për dy partitë më të mëdha, pra 36% kanë votuar për VMRO-DPMNE, dhe 30% për LSDM.

Në Strugë, BDI mori numrin më të madh të votave, 35% të votave, ose gati nëntë mijë vota. Aleanca – Alternativa ka pothuajse shtatë mijë vota ose 26 përqind. Në Qendër, nga ana tjetër, shumica e qytetarëve votuan për listën e këshilltarëve të LSDM -së 34 për qind, për VMRO-DPMNE-në 28 për qind, për të Majtën 12 për qind, dhe 12 për qind për kandidaten e pavarur Jana Belçeva Andreevska.

Në Kumanovë, 25 për qind votuan për LSDM -në, 19 për qind për VMRO-DPMNE-në dhe 11 për qind për BDI -në./Alsat/

Continue Reading

Aktuale