Connect with us

Argëtim

Çmenduri në Rusi, dy rusë hedhin bombën në ujë për të parë se çdo të ndodhë (VIDEO)

Published

on

Ç’ndodh nëse hedh bombën në ujë?

A do ta kishit provuar të rrezikoni jetën si këta dy rusë në videon më poshtë?

 

Continue Reading

Argëtim

Shkenca thotë se ata që zbukurojnë bredhin para kohe, janë më të lumtur

Published

on

By

Shkenca thotë se ata që zbukurojnë bredhin para kohe, janë më të lumtur

Nëse mendoni se dekorimi i pemës së Krishtlindjes është një argëtim si çdo tjetër, bëhuni gati të ndryshoni mendje.

Krishtlindja dhe e gjithë periudha që i paraprin festave, provokojnë emocione dhe ndjenja shumë të forta te njerëzit. Ka nga ata që i duan pa masë dhe nga ata që vuajnë prej tyre. Kjo sepse sezoni i festave është në gjendje të çlirojë ndjenjat dhe nevojat që shpesh i mbajmë të fshehura.

Krishtlindja tregon për fëmijërinë tonë, për momentet e lumtura në familje, për buzëqeshjet dhe përqafimet që mbeten të gdhendura në mendje dhe në zemër.

Duke u rritur, perceptimi i festave ndryshon në mënyrë të pashmangshme, stili i jetesës na largon të shohim vetëm anët pozitive, aq sa kemi nevojë për të ndjerë fëmijën brenda nesh.

Por çfarë do të thotë Krishtlindje nga pikëpamja psikologjike?

Steve McKeown, psikolog dhe themelues i klinikës McKeown, argumenton se dekorimi i shtëpisë paraprakisht ju ndihmon të bëheni përsëri një fëmijë i vogël dhe është tipik për ata që janë në gjendje të jetojnë më mirë emocionet e tyre. Aq sa mund të thuhet se ata që bëjnë pemën e Krishtlindjes më përpara janë më të lumtur.

Dekorimi i pemës së Krishtlindjes largon stresin e jetës së të rriturve

McKeown konfirmon se dekorimet e hershme ndihmojnë për të lënë pas stresin e jetës së të rriturve. Dekorimet kanë fuqinë të shumëfishojnë entuziazmin dhe të na bëjnë të ndihemi sërish fëmijë.

Nëse nuk e keni bërë ende këtë, atëherë është koha për të nxjerrë pemën e Krishtlindjes dhe për të hequr qafe stresin.

Na bën të dukemi më bukur

Nëse keni fqinjë për t’u njohur ose për t’u lidhur, është koha të dekoroni derën tuaj të shtëpisë.

Një studim në Journal of Environmental Psychology zbuloi se dekorimet e jashtme të Krishtlindjeve na bëjnë të dukemi më dashamirës dhe të shoqërueshëm ndaj tyre.

Na (ri) lidh me njerëzit e dashur

Psikoterapistja Amy Morin shpjegon se fryma e Krishtlindjes, veçanërisht dekorimet në shtëpinë tonë, krijojnë një lidhje me njerëzit e dashur që nuk janë më pranë.

Atmosfera e Krishtlindjeve ndihmon për t’i ndjerë ata më afër dhe për të rijetuar momentet e festave të kaluara së bashku.

Rrit mirëqenien psiko-fizike

Të gjitha këto ndjenja pozitive vetëm sa do t’ju bëjnë të ndiheni më mirë, të jeni më të lumtur dhe të rrisin mirëqenien tuaj të përditshme.

Me pak fjalë, më në fund kemi një shpjegim për të qenë në gjendje të shfaqim me krenari dekorimet tona të dashura të Krishtlindjeve (para kohe).

Continue Reading

Argëtim

Nxënësin e zë gjumi në klasë, reagimi i mësuesit bëhet hit

Published

on

By

Nxënësin e zë gjumi në klasë, reagimi i mësuesit bëhet hit

Nxënësit e lodhur dhe të përgjumur janë një pamje e përditshme në bankat e shkollës.

Një rast i tillë i një nxënësi nga Rusia u bë hit pasi ra në gjumë në mes të orës së mësimit.

Gjumi iu ndërpre nga mësuesi, i cili vendosi ta zgjonte duke e gudulisur.

Patjetër që duhet përshëndetur veprimin e profesorit që nuk krijoi dramë, por e pranoi situatën si qesharake dhe vendosi të bënte pak shaka vetë.

Continue Reading

Argëtim

Ruajti për shumë vite shkëmbin, i del edhe më i çmuar se floriri

Published

on

Në vitin 2015 një burrë në Australi i quajtur David Hole zbuloi një gur të madh e të kuq. Ai e mori atë në shtëpi dhe provoi çdo gjë për ta hapur, i sigurt që brenda tij mund të kishte ar.

Vazhdimisht u përpoq me mjete të ndryshme ta thyente por çdo tentativë ishte një dështim. Vite më vonë zbuloi se ajo copë shkëmbi ishte një meteorit i rrallë. Hole e çoi meteoritin në Muzeun e Melbourne për identifikim.

“Nëse ju shikoni në Tokë një shkëmb si ky dhe peshon kaq shumë, nuk supozohet të peshojë kaq shumë”, tha një gjeolog në Muzeun e Melbourne .

Më vonë disa studiues publikuan një shkrim shkencor në lidhje me metoritin 4.6 miliardë vjeçar. Ai peshonte 17 kilogramë dhe pasi u arrit të çahej me një diamant, ato zbuluan se ka një kompozim të lartë të hekurit duke e bërë atë një shkëmb me vlerë shumë të lartë.

Ky material nga hapësira vjen nga një rreth mes Marsit apo Jupiterit dhe është formësuar nga trupa të tjerë qiellorë.

Kërkuesit thonë se shkëmbi i quajtur Maryborough është më i rrallë se ari.

Continue Reading

Aktuale