Connect with us

Lajme

Basha tjetër mesazh të fortë Ramës “Skenar për gjakderdhje”

Published

on

Pas Fierit dhe Mallakastrës, kryetari i PD-s, Lulzim Basha, u takua me strukturat e degës së Lushnjës. Gjatë fjalës së tij në këtë takim, Basha vuri theksin te dhuna e Rilindjes ndaj punonjësve të administratës për të dalë me detyrim në votimet moniste të 30 qershorit.

“Detyroi me dhunë dhe presion me bukën e gojës së mijrave punonjës administrate dhe mori atë që meritonte prej tyre. Vetëm në Lushnje nxorri në votime me dhunë rreth 1700 mësues. Refuzim dhe mesazh të qartë që duhet të largohet. Dhe do të largohet për të çliruar edhe punonjesit publik nga presioni me bukën e gojës”, vuri në dukje lideri i opozitës.

Basha theksoi mesazhin se tashmë 85 përqind e shqiptarëve kërkojnë ndryshimin e madh që nis me largimin e Edi Ramës.

“85 përqind e qytetarëve treguan që e refuzojnë regjimin e Edi Ramës dhe se duan ndryshimin. Ata duan jo thjeshtë të iki një parti dhe te vije një tjeër.

Nuk jemi në betejë për karriget tona, por për të mbrojtur interesin publik, për ndryshimin rrënjësor të sistemit, që e keqja që solli Edi Rama, të mos përsëritet më kurrë”, tha Basha.

Basha theksoi se në 30 Qershor Edi Rama kishte një skenar për gjakderdhje mes shqiptarëve.

“Përgjegjshmëria jonë provon edhe njëherë se jemi ndryshe nga Edi Rama. Ai për pushtet është i gatshëm të sakrifikoj gjithçka, edhe jetën e shqiptarëve. Ndërkohë që për ne demokratët kjo është e papranueshme”.

“Skenar për gjakderdhje”,Basha tjetër mesazh të fortë Ramës

Continue Reading

Lajme

Idri Istrefi merr mbështetje edhe nga Samir Murtezoski kandidati i PDSH-së në Strugë

Published

on

Koalicioni për Strugën po shkon edhe më i sigurt. Rrugës sonë i’u bashkua edhe kandidati i PDSH-së, z. Samir Murtezoski njoftojn nga ASH-Strugë, përcjell in7

Kandidati i PDSH-së, Samir Murtezoski qëndron pas Idri Istrefit në raundin e dytë të zgjedhjeve lokale. Murtezoski fton të gjithë përkrahësit e tij, por edhe të gjithë qytetarët tjerë që ta votojnë Idri Istrefin, si të vetmen shpresë për Strugën. Është koha që më në fund t’i thuhet stop Ramiz Merkos dhe keqpërdorimeve të shumta në Komunën e Strugës.

Faleminderit për mbështetjen!-theksojn nga ASH-Strugë/in7.tv/

Continue Reading

Lajme

Eco Guerilla: Kërkojmë llogaridhënie nga Komuna e Tetovës dhe kryetarja Teuta Arifi

Published

on

Pse janë shpenzuar paratë dhe djersa e qytetarëve në kohë fushate për qindra militantë partiak që bëjnë fushatë për Teuta Arifin?

Ky është keqpërdorim i buxhetit të Komunës së Tetovës.

Me ndihmën e IRI-t dhe USAID-it u zbuluan qindra honorare që Teuta Arifi ka nënshkruar në kohë fushate. Kaluan disa ditë dhe Komuna e Tetovës vazhdon të heshtë. Kërkojmë llogaridhënje se si dhe pse janë paguar këta qindra njerëz.

Lista e plotë në statusin e Eco Guerilla:

Continue Reading

Lajme

Mickoski: BDI shkon në opozitë në Qytetin e Shkupit, shumica e re VMRO-ASH-AAA

Published

on

Fushata e zezë e LSDM-së ka dy qëllime, njëra prej tyre është që të ulet dalja në zgjedhje. Kështu tha kryetari i VMRO-së, Hristian Mickoski në emisionin debativ në TV SHENJA.

“Mendoj se populli e ka përmbi kokë, posaçërisht për kandidatin e LSDM-së, dhe jam i sigurt se në mënyrë masive do të dalin dhe ta votojnë Danellën. Dhe, qëllimi i dytë të shkaktojnë pasiguri të Danella ngase ajo asnjëherë nuk është marrë me zgjedhje dhe kjo është hera e parë. Por, për të dyja gjëra, vlerësimet që kanë bërë, do të jetë e gabuar dhe do të ju ndodh një humbje serioze”, u shpreh Hristijan Mickoski.

Mickoski tha se ata kanë shumicë në Këshillin e Qytetit të Shkupit.

“BDI do të jetë opozitë në Qytetin e Shkupit, shumicën e re e formon VMRO-ASH-AAA dhe Levica”, tha Mickoski.

Continue Reading

Aktuale