Connect with us

Lajme

Aksion “gueril” në Tetovë, vendosen tabela me mbishkrime ofenduese për BDI-në

Published

on

Aksion “gueril” në Tetovë, vendosen tabela nënçmuese për BDI-në

Një aksion “gueril” është realizuar në Tetovë, sipas gjitha gjasave gjatë natës së mbrëmshme. Gjatë mëngjesit të sotëm janë vërejtur tabela që duken si shenja sinjalizuese komunikacioni, por me mbishkrime ofenduese për partinë shqiptare në pushtet, Bashkimi Demokratik për Integrim, shkruan in7.tv.

“Shtëpia publike BDI +18” shkruan në tabelat sinjalizuese të vendosura në rrugët e Tetovës.

Nuk dihet se kush mund të qëndrojë prapa këtij aksioni, por aksione me mbishkrime kundër BDI-së ka pasur mjaft në javët e fundit edhe në qytete tjera të Maqedonisë së Veriut.

Ky aksion vjen pas publikimit në rrjetet sociale të disa bisedave të përgjuara, në të cilat thuhet se dëgjohen ish funksionarë të BDI-së duke folur për çështje intime mes veti.
Të ashtuquajturat bomba, publikohen mga Sheqerim Çeka Ahmedi nëpër rrjetet sociale./in7.tv/

Continue Reading

Bota

Kokaina në çantat e fëmijëve, zbulohet operacioni miliona dollarësh i trafikantëve

Published

on

By

Kokaina në çantat e fëmijëve, zbulohet operacioni miliona dollarësh i trafikantëve

Pesë persona në Nju-Jork u akuzuan se kanë organizuar një rrjet të trafikimit të kokainës me vlerë miliona dollarë, duke përdorur çanta me të cilat fëmijët marrin ushqimin në shkollë.

Çantat e përdorura, shumica prej të cilave mbanin fotot e personazheve të dashur për fëmijët, dërgoheshin me postë në Nju-Jork dhe Masaçusets, sipas Prokurorit Special të Antidrogës. “Kjo ishte praktika normale e punës për këtë organizatë”, tha prokurorja speciale Bridget G. Brennan. “Por policisë nuk ia hodhën dot me këtë taktikë”.

Drejtuesit e kësaj bande, Carlos Duarte, 36 vjeç, dhe Alexis Garcia, 41 vjeç, akuzohen se kanë dërguar disa pako me çanta të mbushura me kokainë nga Porto Rico në Nju-Jork në periudhën maj 2020-korrik 2021.

Përveç tyre janë arrestuar edhe 3 persona të tjerë, Bryan Centeno-Rosado, 23 vjeç, Raul Sweeney, 27 vjeç, dhe Wesley Coddington, 43 vjeç. Hetuesit thanë se gjatë operacionit kanë sekuestruar 30 kilogramë kokainë.

Continue Reading

Lajme

ASH-dega Studeniçan: Ne mbështesim dhe përkrahim Azem Sadikin

Published

on

By

ASH-dega Studeniçan: Ne mbështesim dhe përkrahim Azem Sadikin

Dega e Aleancës për Shqiptarët (ASH) – në Komunën e Studeniçanit në rrethinë e dytë të zgjedhjeve lokale mbështet me strukturat e saj kryetarin aktual edhe për një mandat, Azem Sadiki.

Këtë e ka bërë të ditur kreu i degës së ASH-së në Karshiakë, Avdil Imeri. “Vendim shumë i lehtë për strukturat e Aleancës për Shqiptaret se kënd duhet te përkrahim më 31 tetor ne Karshiakë. Punët e mira i prekim dhe i shohim çdo ditë andaj apelojmë te çdo anëtar dhe simpatizues i ASH-së si dhe te çdo banor i komunës tonë që fuqishëm te mbështesim kryetarin aktual z. Azem Sadiki që të vazhdojnë punët e mira për banorët e Karshiakës. -Te votojmë drejt dhe pastër, #Voto11”, ka bërë të ditur Imeri.

Në anën tjetër, pak orë më parë sekretari gjeneral i Aleancës për shqiptarët (ASH), Arben Taravari i ftuar në Tv Klan-M duke folur për mbështetjen e partisë së tij për kandidatët nëpër komunat ku nuk garon ASH-ja në rrethinë e dytë, ka theksuar se anëtarësi e ASH-së në Studeniçan është për mbështetje të kryetarit aktual të komunës Azem Sadiki.

“Në Studeniçan në parim, edhe pse nuk e kemi biseduar, logjika ime është që duhet të përkrahet ai kandidat që nuk është i BDI-së. S’kemi qëndrim partie po në parim e shoh se anëtarësia më së shumti duan ta votojnë atë që nuk është BDI. Por përsëri ato le të vendosin vet”, ka theksuar Taravari.

Continue Reading

Lajme

MPB: Letërnjoftimet do të mund të merren edhe të shtunën dhe të dielën

Published

on

By

MPB: Letërnjoftimet do të mund të merren edhe të shtunën dhe të dielën

Në prag të raundit të dytë të zgjedhjeve lokale, që do të mbahen të dielën (31 tetor), MPB informon se edhe të shtunën edhe të dielën do të punojnë shërbimet administrative në komunat ku do të ketë votim, ndërsa qytetarët do të mund t’i marrin letërnjoftimet.

Departamenti i Çështjeve Civile, përkatësisht drejtoritë për punë administrative të kësaj njësie organizative në kuadër të MPB-së në Kumanovë, Veles, Ohër dhe Tetovë me të gjitha njësitë rajonale në kuadër të tyre më 30.10.2021 do të punojnë në pranimin dhe lëshimin e letërnjoftimeve me orar të rregullt, prej orës 08.00 deri në 16.00.

Nga MPB njoftojnë se njëkohësisht, Departamenti për Çështje Administrative – Shkup do të punojë për pranimin dhe dhënien e letërnjoftimeve me orar të rregullt të punës nga ora 08:00 deri në 16:00 vetëm në objektin e RTVM-së më 30.10.2021 (e shtunë).

“Të dielën, më 31 tetor 2021, të gjitha njësitë organizative kompetente të listuara do të punojnë vetëm në dhënien e letërnjoftimeve të përgatitura për qytetarët me orar të punës nga ora 07:00 deri në 19:00, duke përfshirë edhe pikat e shpërndara në Shkup (Gjorçe Petrov, Beko, Butel dhe Draçevë)”, thonë nga MPB.

Continue Reading

Aktuale