Connect with us

Shqipëri

Rudina Hajdari publikon tabelën e vjetërsisë së politikanëve …

Published

on

Deputetja Rudina Hajdari pak më parë ka publikuar tabelën ku tregon angazhimin  e politikanëve që nga rënia e Murit të Berlinit.

Ajo që bie në sy është se ish-kryeminstri dhe ish-presidenti Sali Berisha dhe kryeparlamentari i tanishëm Gramoz Ruçi janë më të lashtit në përvojën politike 28 vite, ndërsa Ilir Meta së bashku me bashkëshkorten Monika Kryemadhi kanë plot 27 vite në politikë.

Po ashtu vihet re kryeministri Edi Rama, hyrjen 21 vite më parë, ndërsa kreu i Bindjes Demokratike Astrit Patozi 23 vite në politikë.

Ajo shkruan se është pa koment. Në daljet publike ajo çdoherë është shprehur se ky vend ka nevojë për breza të ri në politikë, është koha që kasti politik të pastrohet njëherë e mirë. /in7.tv/

Continue Reading

Lajme

Helmimi në Krujë: Edhe 130 qytetarë i drejtohen spitalit

Published

on

By

Helmimi në Krujë: Edhe 130 qytetarë i drejtohen spitalit

Situata e rënduar nga helmimi nga uji i pijshëm në Krujë vazhdon ende.

Në spitalin e Krujës nga dje deri sot 130 persona të tjerë janë paraqitur për të marrë ndihmë mjekësore. Aktualisht në spital nuk ka njeri që po merr ndihmë mjekësore për intoksikim alimentar, pra me shqetësimet që kanë shfaqur për ujin.

Ujësjellësi ka ndërprerë furnizimin me ujë të pijshëm ndërkohë që është dezinfektuar depozita kryesore që furnizon banesat me ujë në këtë qytet. Ndërkohë, ditën e djeshme prokuroria ka zbarkuar te ndërmarrja e Ujësjellës Kanalizime Krujë, ku janë marrë disa dokumente, si dhe janë marrë në pyetje drejtues të këtij institucioni. Ende nuk ka përgjegjës për këtë situatë, raporton lapsi.al.

Continue Reading

Lajme

Zbulohet porosia e Ramës në mbledhjen me dyer të mbyllura. ‘Të ngrihet sa më parë Komisioni për Reformën’

Published

on

Zbardhen detaje nga mbledhja me dyer të mbyllura e kryeministrit Edi Rama me drejtuesit politikë të Partisë Socialiste në 12 qarqet e vendit.

Gazetari Ergys Gjençaj raporton për “BalkanWeb” se në mbledhjen me drejtuesit politikë në qarqe, kryeministri Rama është shprehur dakord për të ngritur sa më parë të Komisionit të Posaçëm Parlamentar të Reformës Zgjedhore.

Ishte Partia Demokratike, e cila dorëzoi sot kërkesën në Kuvend për ngritjen e Komisionit të Reformës Zgjedhore, teksa në kërkesë theksonte se ky komision duhet të hartojë ndryshimet kushtetuese dhe të trajtojë rekomandimet e OSBE/ODIHR.

Continue Reading

Lajme

Shkon në 500 numri i të helmuarve në Krujë

Published

on

By

Shkon në 500 numri i të helmuarve në Krujë

Situata e helmimeve në Krujë vazhdon të jetë shqetësuese edhe ditën e sotme.

Pranë spitalit të Krujës edhe sot janë paraqitur për shërbim mjekësor banorë të cilëve iu janë shfaqur shenja helmimi. Pavarësisht se e kanë ditur që helmimi mund të ketë ardhur nga uji, banorët kanë konsumuar ujin rezervë që kanë mbajtur në shtëpi, thotë një prej mjekëve të spitalit për ABC.

Në total rreth 500 banorë janë paraqitur me simptoma të helmimit në urgjencë. Kurse nga mesdita e kaluar e deri në këto momente janë rreth 150 veta të cilët janë paraqitur në spital për mjekim. Aktualisht ka disa persona të shtruar në spital. Sipas mjekëve fluksi në spital duket se ka rënë sot, krahasuar me dy ditët e para, duke sjellë përmirësim të situatës. Nga ana tjetër roja thotë se gjatë natës ka shkuar një numër i lartë personash në spital.

Përzierja e ujërave të zeza me ujërat e bardha dyshohet të jetë bërë shkak i helmimit masiv të banorëve në Krujës. Kjo ishte deklarata e bërë nga Ujësjellësi i Krujës dhe ku tha se nga të dhënat paraprake të analizave fiziko-kimike të deritanishme, dyshohet se reshjet e dendura të shiut në veçanti në Malësinë e Krujës ku ndodhen kanalizimet e marrjes së ujësjellësit, të kenë sjellë kontaminimin e ujit të pijshëm. Paraprakisht është konstatuar prezencë e amoniakut mbi normë. Kryesisht amonikau gjendet në ujërat e zeza dhe reshjet e dendura dyshohet se kanë bërë përzierjen me ujin e pijshëm.

Gjithsesi ky rast mbetet për t’u verifikuar pasi analizat periodike të kryera nga laboratorët e NjVKSh përpara kësaj periudhe, kanë rezultuar të jenë në norma optimale. Një ditë pas helmimit masiv në Krujë, banorët kanë nisur të blejnë ujin për konsum, për shkak të dyshimeve se helmimi është shkaktuar nga uji i pijshëm.

Shenjat kryesore të qytetarëve që kanë pasur probleme kanë qenë të vjella, diarre, dhimbje barku dhe temperaturë. Ministrja Ogerta Manastirliu u shpreh dje se të gjitha strukturat e Ministrisë së Shëndetësisë e Shëndetësisë janë në gatishmëri dhe po kryejnë hetimet në të gjitha pistat e mundshme.

Brenda 72 orëve pritet të dalë edhe përgjigja e analizave për ujin që kanë konsumuar banorët. Deri më tani janë kryer të gjitha analizat në burime. I gjithë qyteti i Krujës furnizohet nga dy burime të cilat ndahen në 6 depo. Ndërkohë nga ana e spitalit është kërkuar përpos rojeve, edhe policia e rendit për të penguar gazetarët që të futen ne ambientet e brendshme te spitalit.

Continue Reading

Aktuale