Connect with us

Rajon

Qeveria e re në Greqi shkrin Ministrinë e Emigracionit/ Çfarë do të ndodhë me emigrantët shqiptarë?

Published

on

Në Greqi është formuar qeveria e re, e dalë pas zgjedhjeve të parakohshme. Kryeministri i ri grek është Kyriakos Mitsotakis, i cili ka formuar menjëherë qeverinë.

Ndërkohë, një nga reformat e kësaj qeverie të re është edhe shkrirja e ministrisë së Emigracionit. Ky dikaster tashmë nuk ekziston më në shtetin grek, pasi ka kaluar nën ministrinë e Mbrojtjes.

Nuk dihet se çfarë ndikimi do të ketë një gjë e tillë tek emigrantët. Por në mediat fqinje është raportuar se reformim të ngjashëm kanë pësuar edhe ministri të tjera.

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Continue Reading

Bota

Nuk ka durim në BE: Serbia duhet t’ia vendosë sanksionet Rusisë

Published

on

By

Nuk ka durim në BE: Serbia duhet t’ia vendosë sanksionet Rusisë

Dy mesazhe të pakëndshme ka marrë presidenti serb, Aleksandër Vuçiq në Bruksel nga Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell. E para ishte një mesazh i qartë se BE-ja pret që të gjitha vendet e rajonit të mbështesin sanksionet kundër Rusisë dhe e dyta ishte njoftimi i ministres së Punëve të Jashtme të Kosovës, Donika Gërvalla-Schwartz se vendi do të paraqiste kërkesë formale për anëtarësim në Këshillin e Evropës.

Siç e kishte pranuar edhe vetë Vuçiq, këto dy tema janë aq të vështira për Serbinë, saqë ai kishte thirrur një mbledhje urgjente të Këshillit të Sigurisë Kombëtare.

Deri më tani, Serbia ka arritur disi t’i rezistojë presionit për të vendosur sanksione ndaj Rusisë, siç kanë bërë të gjitha vendet e tjera.

Siç shkruan mediumi kroat Jutarni List, edhe pse disa përfaqësues të institucioneve të BE-së janë përpjekur të relativizojnë pikëpamjet e Serbisë dhe të tregojnë mirëkuptim, shumë shtete anëtare janë të indinjuara nga pikëpamjet e Beogradit dhe po kërkojnë qartë që Serbia të vendosë përfundimisht në cilën anë dëshiron të jetë.

Pakoja e gjashtë e sanksioneve ekonomike kundër Rusisë

Borrell ka falënderuar dje të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor që kanë mbështetur BE-në në qëndrimet e tyre në lidhje me Rusinë. Përveç Serbisë, të gjitha vendet në rajon mbështetën sanksionet kundër Rusisë.

Serbia kishte votuar në OKB për përjashtimin e Rusisë nga Këshilli i të Drejtave të Njeriut. Megjithatë, për BE-në kjo nuk mjafton dhe se ata po kërkojnë nga Serbia të mbështesë sanksionet dhe sigurisht të mos lejojë që ato të anashkalohen.

Në fjalimet e tij, Vuçiq u përpoq t’i shpjegojë publikut problemet me të cilat po përballet Serbia, aq më tepër që edhe nëse nuk vendos sanksione ndaj Rusisë, ajo mund të marrë naftë dhe gaz vetëm përmes vendeve të Bashkimit Evropian, kryesisht Kroacisë.

Sa i përket Kosovës, presidenti serb beson se me aplikimin për anëtarësim në Këshillin e Evropës, Kosova ka shkelur obligime të ndryshme, përfshirë Marrëveshjen e Uashingtonit.

Në anën tjetër, Kosova beson se angazhimi ka qenë për një moratorium njëvjeçar dhe kërkesa për anëtarësim në Këshillin e Evropës, e më pas në Partneritetin për Paqe në NATO, ku me këto pritet të forcohet subjektiviteti juridik ndërkombëtar i shtetit.

Këshilli i Evropës ka konfirmuar se ka pranuar aplikacionin zyrtar të Kosovës për anëtarësim.

Continue Reading

Lajme

Iotova: Nuk mund të themi “po” për Maqedoninë e Veriut pa garancë të shkruar

Published

on

“Bullgaria nuk mund t’i thotë “po” anëtarësimit të Republikës së Maqedonisë së Veriut në BE, ndërkohë që vendi ynë nuk ka garanci të mjaftueshme të përcaktuara në një dokument konkret dhe të rëndësishëm në nivel evropian për t’u marrë parasysh në çdo hap të negociatave”.

Këtë e tha nënpresidentja bullgare Iliana Iotova para gazetarëve në Akademinë Bullgare të Shkencave, ku mori pjesë në konferencën ndërkombëtare të përvjetorit të Institutit të Gjuhës Bullgare.

Sipas saj, për fat të keq po forcohen pozitat antibullgare në vend, edhe në nivelin më të lartë, dhe nuk ka dëshirë për dialog.

Ajo shtoi se “rezultatet e veprimtarisë së komisionit historik, i cili ishte në fqinjin tonë lindor javën e kaluar, janë “më se të pakta”, dhe se nuk ka asnjë informacion për qasje pozitive”.

Continue Reading

Lajme

Vuçiq: Nuk do ta njohë kurrë pavarësinë e Kosovës

Published

on

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, ka deklaruar se nuk do ta njohë kurrë pavarësinë e Kosovës dhe se do t’u përmbahet qëndrimeve të vendeve të G7-ës, të cilat theksuan se nuk do të lejojnë cenimin e integritetit territorial të Ukrainës me asnjë kusht.

Vuçiq tha gjithashtu se udhëheqja e shtetit serb do të bëjë gjithçka që të mos ketë krizë për ushqim dhe gjëra te tjera elementare për shkak të situatës së krijuar ndër muajsh në Ukrainë.

“Do të bëjmë gjithçka që të kemi karburant të mjaftueshëm, energji elektrike, gjithçka për një jetë të denjë, për ta çuar vendin përpara dhe për të siguruar rritje të mjaftueshme për të ngritur pagat dhe pensionet”, tha ai.

Ai po ashtu tha se ende nuk e di se kush do të jetë i mandatuar për kryeministër të qeverisë së re.“Gjërat që po dëgjoni nuk do të ndodhin. Sepse vendosim ne, as amerikanët, as rusët për qytetarët e Serbisë”.Vuçiq tha se deklarata e ministrave të vendeve të G7-ës nga të cilat u bëhet thirrje vendeve përreth që t’i bashkohen politikës së BE-së, është vetëm për Serbinë.

“Bosnja dhe Hercegovina vendosi sanksione ndaj Rusisë, kështu që ne jemi të vetmit që nuk e bëmë këtë. Kështu që deklarata për Ballkanin Perëndimor është vetëm për Serbinë”, shtoi ai.

Continue Reading

Aktuale