Connect with us

Kolumna

Po lind Republika anti-perëndimore e Shqipërisë

Published

on

Nga Mero Baze

Shqipëria duhet t’i japë shpejt zgjidhje krizës presidenciale, jo aq për ndonjë rëndësi të Ilir Metës brenda vendit, se sa për imazhin qesharak që po i jep Shqipërisë, duke përfaqësuar një “Shqipëri paralele” anti-perëndimore dhe anti-kosovare nga Republika zyrtare e Shqipërisë.

Rasti më ekstrem është Samiti i Jahorinës në Bosnjë, organizuar nga anëtari serb i Presidencës së Bosnjës, Milorad Dodik, i cili përveçse një manekin banal i presidentit Putin, përfaqëson ende të vetmen vrimë të zezë të nacionalizmit etnik serb në Ballkan, që ushtron pushtet.

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, e refuzoi ftesën si poshtëruese për Kosovën dhe ai natyrisht ka një gjykim më të gjerë për këtë vendim. Në solidaritet me të, Ministria e Jashtme e Shqipërisë, po ashtu e refuzoi pjesmarrjen e Shqipërisë zyrtare aty.

Fill pas kësaj, Ilir Meta i hipën avionit dhe shkon në një takim, ku ka prodhuar dy lajme kryesore.

E para, që nuk ka përfillur qëndrimin zyrtar të Shqipërisë dhe e ka trajtuar edhe qëndrimin zyrtar për çështjen kombëtare të Shqipërisë, si një qëndrim ku diskutojmë për protestat e Lulit.

E dyta, që ka tentua të duket një lider me tipare lindore anti-emigracion, pro autoritarist dhe anti-perëndimor, duke lavdëruar presidentin Erdogan për një gjë që dhe ai vet do të jetë çuditur, për faktn që i ka prerë rrugën emigracionit të paligjshëm në Ballkan.

Në fakt, presidenti turk i ka bërë presion Europës dhe kryesisht Gjermanisë, të rrisin financimet për Turqinë për të ndërprerë valën e refugjatëve të luftës drejt Perëndimit, por kjo është një çështje mes tij dhe Perëndimit.

Turqia nuk ka problem shkuarjen e emigrantëve në Turqi, por ikjen e turqëve nga Turqia, si çdo vend i varfër i Ballkanit.

Ballkani po ashtu nuk ka problem që po i vijnë emigrantë, por që po i ikin qytetarët e vet emigrantë. Vetëm Ilir Meta ka zbuluar se Ballkani rrezikohet nga emigrantët e huaj, dhe për këtë i është mirënjohës presidentit Erdogan.

Në fakt, nuk e ka fare për këtë. Duket se Ilir Meta ka vendosur të imitojë liderët autoritarë dhe ksenofobë të lindjes, ku krye-modeli është Orban. Ai tenton të bëhet ksenofob, anti-emigracion, anti-perëndimor, dhe si çdo menu tjetër e Internacionales së autokratëve do dhe “një kokë të prerë armiku në sini”, dhe ky ka gjetur Sorosin.

Ilir Meta duket se ka shkuar deri tek Dodiku, një mik personal i Putinit, nga ato levat e neveritshme të tij në Ballkan, për të na treguar se tani ai ja ka hipur kalit drejt Lindjes, dhe për të na treguar se nuk i ha palla nga qëndrimet e ftohta të Perëndimit ndaj tij.

E njëjta gjë vërehej dhe në intervistën e tij me gazetarin e njohur grek Stavros Ximas, ku përpiqej të paraqiste dy Shqipëri, Shqipërinë zyrtare, që e identifikonte të keqe, me Edi Ramën, dhe Shqipërinë e tij, siç e ka tani në mendjen e tij të turbullt.

Shqipëria paralele e Ilir Metës, nuk është ndonjë krim. Shqipëria është vend i lirë dhe këtu çdokush është i lirë të zgjedhë një pozicion kundrejt rrugës perëndimore të Shqipërisë, pro ose kundër saj.

Deri tani kemi qenë të gjithë pro. Tani Ilir Meta ka vendosur t’i kundërvihet kësaj rruge. Nuk është ndonjë dramë e madhe. Është një eksperiment i ri politik i Moskës në Tiranë.

Problemi është që këtë eksperiment, Ilir Meta nuk mund ta bëjë nga posti i presidentit të Republikës së Shqipërisë, pasi ai është duke folur në emër të një Shqipërie të panjohur ende.

Ai nuk mund të përfaqësojë dy Shqipëri në tryezën e një zagari të Putinit. Nuk mund të jetë aty, edhe si përfaqësues i Shqipërisë anti-perëndimore dhe anti- Kosovë.

Mund të jetë si politikan i tillë, por jo si president. Si president në atë tavolinë mund të ulet, kur t’ia nisi nga e para si politikan anti-perëndimor, të fitojë, të bëjë shumicë, e të bëhet prapë president.

Pastaj dhe mund të flejë në një krevat me Dodik e Putinin, se nëse do ndodhë ta votojnë shqiptarët si të tillë, ky vend nuk do të ekzistoj më.

Por si përfaqësues i Shqipërisë pro-perëndimore, si përfaqësues i Shqipërisë që e ka në Kushtetutë mbrojtjen e interest kombëtar të shqiptarëve jashtë Shqipërisë dhe sidomos Kosovës, ai nuk mund të ulet në atë tavolinë dhe të flasë në emër të kësaj Shqipërie.

Jo se shkatërron ndonjë kauzë të madhe, pasi atë nuk e merr njeri seriozisht as këtu, por na bën objekt barcaletash mes një klubi anti-shqiptar, duke vërtetuar gjithë anektodat e vjetra serbe, që jemi njerëz me bisht.

Në fakt, thjesht kemi një president me bisht.

Continue Reading

Kolumna

Të gjithë kundër krimit dhe interesit klanor

Published

on

Shkruan Premtim Dema

Tragjedia në Strugë lidhet me një emër dhe një parti, Ramiz Merko dhe BDI.

Mburrja e fitores nga ane e Merkos dhe argateve të tij është sa për të ardhur keq por aq edhe një realtet i nje shoqerie te kapur peng. Kjo u verejt më mirë në komunitetin Shqiptar, Turk dhe Torbesh dhe kjo ka të bëjë me lidhjet e interesave të ngushta klanore, shoqërore dhe të punsimeve pa bazë në dëm të taksapaguesve struganë.

Ne tre mujorin e fundit BDI e Struges deri sot ka berë pusnime te ba baza, ka dhëne tendere dhe ka shtruar asfalt pa kriter dhe pa plan. Keta jane te ashtuquajturat projektet e Merkos, në bashkpunim me mafien urbane dhe me ineresxhinjte të punsimit administrativ që janë në dëm të qytetarve Struganë.

Për fat të keq kjo është një fitore me kosto te madhe për shoqërinë tonë, qe mbahet aq e paster por eshte aq e vobeket se e vjedh vetveten.

E uroj Idri Istrefin për fitoren ne Struge dhe të mburret me atë që ai ka bërë për pak kohë kundër një aparati mafiozo-sheteror.

Votat që mori Idri Istrefi ishin votat e qytetarve pa interes klanor, nga ata qytetar që duan Strugën të pastër nga virusi i krimit shtetror.

U bëj thirrje të gjithe atyre që kanë dhe që duan Strugën le ti mendojnë mirë pasojat kur e hedhin votën në kuti. Se kostoja për një vend pune të pa merituar është e madhe për femijën, nipin, mbesen tuaj.

Vota bën ndryshimin dhe ju foj që së bashku nga perendimi deri ne Strugë të tregojmë se dijmë të bëjme më shumë se kaq.

Continue Reading

Kolumna

“Shani” me votë ditën e zgjedhjeve, nëse nuk e bëni atë ditë, mos u “shani” asnjëherë!

Published

on

Shkruan: Hasim Memishi – Sopi, Aktor

“SHANI” ME VOTË!

Politikanët e marrin fuqinë nga populli me anë të votës, prandaj më mirë është të “shahemi” me votë!
Nesër, mos votoni ata që kanë kaluar nga “shiltet” në gucci!
Nesër ju jeni fuqia, prandaj duhet t’i ndëshkoni me votë!
Nesër, Ne ua japim pushtetin e tenderit, korrupsionit, manipulimit, ofendimit, nënçmimit, përçmimit e “shitpordhjes”
Mos votoni ata që kanë blerë diplomat;
Mos votoni arrogantët injorant!
Mos votoni keqpërdoruesit!
Mos votoni amatorët, abuzuesit!
Mos votoni ata që janë bërë milioner vetëm duke bërë selfi!
Shani ditën e zgjedhjeve, sepse atë ditë shajnë të mençurit!
Mos e shitni votën për një thes miell, për një punë në administratë, për një premtim bosh, për premtimet për BE me dekada të tëra!
“Shani” me votë nesër, nëse nuk e bëni nesër, mos u “shani” asnjëherë!

P.s: unë çekaç di t’ju thom, prap Ju e dini ma majr!

Continue Reading

Kolumna

Demiri: Inxhinierë e magjistra punojnë si kamerier, të paditurit bëjnë ligje…

Published

on

Shkruan: Osman DEMIRI

Që kur na lan si numra, partitë politike kanë bërë petulla për vete. Pse duhet të ketë numra, pse mos të jenë emri dhe mbiemri, dhe aq?! Pse nuk janë listat e hapura, me emër e mbiemër, por duhet që me numra të shtyejmë përpara të paditurit, analfabetët, matrapazët? Nëpër lista kam plot miq e shokë dhe njerëz të dëshmuar nga të gjitha partitë dhe të gjithë nacionalitet, që pa asnjë hezitim do t’i kisha rrethuar!

Njërin nga njëra parti, dy apo tre nga partia tjetër, duke e plotesuar mozaikun politik me njerëz të shquar, me njerëz të cilët nuk na turpërojnë dhe degradojnë në këtë mënyre! Janë mbushur listat me ushtarë partiak, me sllogane qesharake, koncepte patetike, përmbajtje mediokre.

Na e dëbuan rininë duke ua nënvlerësuar intelegjencën. Profesorë, inxhinierë e magjistra punojne si kamerier, kurse ata që memzi kanë kryer shkollën e mesme, me kostume e kollare bëjnë ligjin dhe sorollaten nëpër ministri e drejtori! Dhe prap numra, 20 apo 30 kandidat të dëshmuar, shtyejnë përpara 2 apo 3 të dështuar! Eshtë koha që t’na llogarisni si njerëz, JO SI NUMRA!

Continue Reading

Aktuale