Connect with us

Shqipëri

Plas sherri në emision, ofendime dhe sharje

Published

on

Debatet agresive televizive shpesh herë  edhe vulgare, duket se po  bëhen pjesë e kulturës së emisioneve politike. Tonet e larta u ngritën edhe në emisionin politik ”ARENA” të moderatorit Dritan Hila në ”Ora News”.

Kësaj rradhe tonet u ngritën në mes gazetarit, i njohur si ironik dhe avokatit Altin Goxhaj, akuzat ndaj njëri tjertrit përfunduan edhe në sharje banale.

Të dy kanë debatuar që prej fillimit të emisionit në “Ora News”, por një moment, kur Goxhaj i është drejtuar Manes duke i thënë se e “paguan Mero Baze për të bërë zhurmuesin”, ky i fundit nuk e ka mbajtur gojën dhe ka vazhduar me fjalë degjeneruese

https://streamable.com/m4yqz

Continue Reading

Lajme

Rama publikon video: Pushimet e para pa kufi mes Shqipërisë dhe Kosovës

Published

on

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama përmes një postimi në facebook ka publikuar një video tek sa shihet se qytetarët e Kosovës kalojnë kufirin pa u ndalur për kontrollë.

Gjithashtu ai ka publikuar një pjesë nga takimi i dy qeverive shqiptare më 20 qershor të muajit që lam pas.

Rama kishte theksuar se është e palejueshme që të ketë probleme të tilla si më herët, duke pritur për kontrollë.

“Kryeministri është dakord me mua që në këtë sezonë është e palejueshme dhe e pajustifikueshme që të kemi më probleme të natyrës që kemi pasur deri vjet apo viteve tjera dhe radha të pafundme për shkak të kontrolleve një për një të makinave që vijnë drejt Shqipërisë… Mund ta dijmë nga ju se si do të kalohet kufiri në korrik dhe në gusht, çka janë këtu disa lehtësira”, kishte thënë Rama në takimin e përbashkët me Qeverinë Kurti, transmetonEO.

Në videon e publikuar në facebook Rama ka shkruar : “Pushimet e para pa kufi mes Shqipërisë dhe Kosovës”.

Continue Reading

Lajme

Ishin me pedalon larg bregut, policia shpëton nga mbytja 7 pushues në Shëngjin

Published

on

Shmanget një tragjedi në plazhin e Shëngjinit mbrëmjen e së dielës.

Rreth orës 19:40, është telefonuar për ndihmë Salla Operative e Stacionit të Policisë Kufitare Shëngjin, pasi në det të hapur, në vendin e quajtur “Rana e Hedhun”, kishin mbetur disa shtetas që ishin futur në det me një pedalon, me të cilin nuk po ktheheshin dot në breg.

Menjëherë në ndihmë të tyre, janë nisur shërbimet me mjetin lundrues të Policisë Kufitare Shëngjin, të cilët kanë konstatuar se rreth 2 milje larg bregut, në det të hapur, ishte një mjet lundrues pedalon, me 7 shtetas në të, që ishte bllokuar në det dhe nuk lëvizte pasi kishte filluar të fuste ujë në brendësi.

Shërbimet e Policisë Kufitare Shëngjin i kanë marrë në mjetin lundrues të Policisë Kufitare, 7 pushuesit, të cilët ishin në gjendje të mirë shëndetësore.

Gjithashtu, është bërë e mundur edhe nxjerrja e pedalonit të tyre, në breg.

Ky sezon ka nisur me mjaft ngjarje të hidhura pasi deri më tani disa shtetas janë mbytur.

Continue Reading

Lajme

Përleshje mes disa personave në rrugët e Tiranës, dy në spital

Published

on

Një përleshje mes disa personave ka ndodhur në orët e para të mëngjesit në Tiranë. Ngjarja ndodhi në rrugën “Frederik Shiroka” ku janë konfliktuar me sende të forta disa persona.

Si pasojë e konfliktit janë dëmtuar M. B., 26 vjeç, dhe E. A., 32 vjeç, të cilët janë dërguar në spital për ndihmë mjekësore. E. A. pasi ka marrë ndihmën mjekësore është larguar nga spitali, ndërsa M. B., ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të përfshirë në konflikt.

Continue Reading

Aktuale